Author: Arbnora Nora

Ambasadori i Britanisë Charles Garrett, që mbas disa ditëve do t’i mbarojë mandati, thotë se sfida më e madhe për Maqedoninë është plotësimi i hapave për t’u miratuar marrëveshja me Greqinë e cila garanton zgjidhjen e çështjes së emrit. Kur do të realizohet kjo sfidë, Maqedonia do të jetë më e sigurt në ardhmërinë e saj, deklaron Garrett në intervistën e TV21. “Tash ka perspektivë, por ka edhe përgjegjësi të madhe. Nuk mund të presim që vendi automatikisht të zhvillohet, duhet shumë punë, dhe vendime të rënda. Nëse themi se tash “me lehtë marrim frymë”, kjo do të thoë që…

Lexo më Shumë

Pas largimit të BDI-së nga Ministria e Drejtësisë, Brukseli pret luftë me efikase kundër krimit dhe korrupsionit Bashkimi Evropian pret përshpejtim të reformave në Maqedoni pas largimit të ministrit të BDI-së nga ky resor. Burime diplomatike në Bruksel janë të bindur se ministrja e re Renata Deskovska do të hapërojë shumë më shpejtë, në krahasim me paraardhësit e saj Blerim Bexheti, Adnan Jashari, Valdet Xhaferi dhe Bilent Saliji. Zatën edhe kushtet që kërkon BE të plotësohen deri në qershor të vitit të ardhshëm, kanë të bëjnë me ministrinë e drejtësisë, që tregon se kjo ministri ka dështuar tërësisht gjatë kohës…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, përfundimisht ka gjetur zgjidhje për motoçikletat e parkuara në trotuare. Duke filluar nga muaji i ardhshëm, të gjithë qytetarët motoçikletat e tyre do të jenë të detyruar t’i parkojnë në parkingje publike. Çmimi për parkimin e tyre do të jetë simbolik, ndërsa ata që nuk do të respketojnë vendimin do të gjobiten. Aktualisht NP Parkingu i Qytetit po përgaditë çmimoren për parkim për motoçikletat, dhe duke filluar nga e hëna do të bëjmë regjistrimin e hapsirave nëpër parkingje që i posedon ndërmarrja. Vendimi për të futur pargesën e parkimit për motorët do të…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e sotëm të ASHAM-it mes tjerash piktori Omer Kaleshi është zgjedhur anëtar nderi i Akademisë. Edhe krahas propozimit që Reinhard Pribe të zgjidhet anëtar i jashtëm i ASHAM-it kjo nuk ka ndodhur, ndërsa në vend të tij është zgjedhur akademiku Vlladimir Kostiç. Pas kësaj përzgjedhjeje është kërkuar përgjegjësi nga akademikët shqiptarë.

Lexo më Shumë

Çmimi i energjisë elektrike do të pësojë ulje minimale. Këtë e paralajmëroi drejtori i ri i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski. Ai ka shtuar se nesër do të mësohet sa do të jetë ulja. Bislimovski shprehet se kompania shtetërore për prodhimin e energjisë elektrike, ELEM ka kërkuar ulje të çmimit për 1,5% ndërsa EVN Maqedoni rritje prej 9%. MEPSO nuk ka dorëzuar përllogaritje të përmirësuar të shpenzimeve. Krahas kësaj, Bislimovski paralajmëroi se janë duke përgatitur Rregullore me të cilën do të ulet çmimi për kyçje të energjisë elektrike. Për momentin, kyçja standarde kushton rreth 30 000 denarë. Me rregulloret…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot mori pjesë në Forumin e Kran Montana në Bruksel, ku morën pjesë kryetarë dhe krerë qeveritarë, si dhe figura të tjera të shquara nga jeta politike dhe shoqërore e Evropës, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në fjalimin e tij gjatë konferencës, Zaev njoftoi se kompromisi me Republikën e Greqisë, i realizuar në frymën e përvojave më të mira nga e kaluara evropiane, në frymën e dialogut si një mënyrë evropiane, e përkthyer në një zgjidhje, do të vihet në një vendim përfundimtar, përsëri në frymën e sjelljeve demokratike evropiane kur bëhet fjalë për vendime të mëdha kombëtare, në një…

Lexo më Shumë

Vetëm OBRM-PDUKM nuk është gëzuar për suksesin e Maqedonisë, thonë sot nga partia në pushtet e LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Është më se e qartë nervozizmi i pakuptueshëm i suksesit të arritur të Maqedonisë, e cila manifestohet në lajmet dhe shpikjet e tyre të falsifikuara. Maqedonia mori një datë të re të caktuar dhe kohë për përgatitjen për negociata që do të fillojë në qershor të vitit 2019. Raporti i Këshillit të BE-së shprehet qartë se Këshilli ra dakord që t’i përgjigjet pozitivisht progresit dhe përcakton rrugën drejt negociatave për anëtarësim hapjes në qershor të vitit 2019. Është e qartë se…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev në Bruksel u takua me Komisionarin e BE-së për Politikë të Fqinjësisë dhe negociatave për zgjerimi, Johannes Hahn. Në takimin me Komisionarin Hahn, kryeministri Zaev dhe delegacioni qeveritar, së bashku me ekipin e bashkëpunëtorët më të ngushtë të Komisionarit erdhën në përfundimin se me këtë takim, praktikisht fillojnë përgatitjen për të skanuar gjendjen e kapitujve që janë shënuar së bashku me datën e negocimit, përcjell Telegrafi Maqedoni. U diskutua gjithashtu për serinë e parashikuar të hapave përpara në zbatimin e marrëveshjes me Republikën e Greqisë, por edhe në drejtimet kryesore për forcimin e reformave në kapitujt që do…

Lexo më Shumë

Burgu i Idrizovës ka qenë objekt i kritikave për vitet e trajtimit çnjerëzor të të burgosurve. Në burg, pjesa më e madhe e pajisjeve policore si stacionet e radios, pajisjet e shikimit natën dhe armët e vjetruara nuk janë funksionale. Të burgosurit në ambulancat ose gjykatat transferohen me automjete të improvizuara, ndërsa shumë prej tyre nuk kanë marr trajtim mjekësor,përcjell Telegrafi Maqedoni. Drejtori i ri i Burgut të Idrizovës, Bobi Mojsoski, thotë se burgun e ka gjetur në një situatë katastrofale si për të burgosurit ashtu edhe për punonjësit e policisë së burgjeve. Aktualisht, ka më pak se 1.000 të…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Maqedonisë bëri ndryshime në Ligjin për privatizimin dhe dhënien me qira të tokës ndërtimore shtetërore, duke zgjatur kështu afatin për dorëzimin e kërkesës për privatizimin e tokës deri më 31 dhjetor 2021, përcjell Telegrafi Maqedoni. Qytetarët, tetë ditë pas shpalljes së ndryshimit të ligjit në Gazetën Zyrtare, përsëri do të jenë në gjendje të paraqesin kërkesat për privatizimin e tokës shtetërore. Nga Ministria e Financave theksojnë se ligji bëhet me kërkesën e qytetarët, ndërsa zgjatja e afatit është rezultat i reagimeve nga qytetarët të cilët nuk kanë paraqitur kërkesë për privatizim në periudhën e kaluar dhe kështu vonojnë gjithashtu…

Lexo më Shumë

Feta Alimi, i cili ka qenë i akuzuar për mosveprim për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, është liruar nga paraburgimi dhe do të gjykohet në liri. Këtë vendim Gjykata Apelit e solli pas garancisë monetar të ofruar, për Feta Alimin. Familja Alimi ka ofruar një garanci prej afro 320 mijë euro, përfshirë këtu edhe pasurinë e kryetarit të ASH-së, Ziadin Selës. Gjykata e Apelit pas shumë refuzimesh të bëra njëra pas tjetrës në këto muaj, vendosi të pranojë garancinë monetare dhe të lirojë nga paraburgimi të akuzuarin Abdylfeta Alimi dhe për të njëjtin gjykimi të vazhdojë në…

Lexo më Shumë

Shefat e diplomacisë bullgare dhe greke, Ekaterina Zakharieva dhe Nikos Kotzias, në samitin e BE, premtuan se do të punojnë për Maqedoninë sikur të jetë për vendin e tyre, tha ministri i jashtëm Nikola Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Suksesi më i madh në Luksemburg për Maqedoninë, e cila hapi rrugën për hapjen e negociatave në qershor të vitit 2019 dhe fillimin e të gjitha përgatitjeve nga Komisioni, ishte fakti se fqinjët tanë, Bullgaria dhe Greqia, gjegjësisht, Ekaterina (e cila ishte kryesuese) dhe Nikos, luftuan dhe argumentuan sikur të punonin për shtetet e tyre. Ashtu siç i përshtatet një Ballkani Evropian. Dorë…

Lexo më Shumë