Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot dhe nesër në Shipan të Kroacisë, do të marrë pjesë në Konferencën e organizuar nga ana e Aleancës Atlatike të Kroacisë dhe Fondacionit Hans-Sajdel Shtiftung, në bashkëpunim me Institutin për Zhvillim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare (IRMO). Siç kumtoi shërbimi kuvendor për shtyp, Xhaferi, në kuadër të Konferencës, do të mbajë ligjeratë me temë “Sfidat bashkëkohore të Hapësirës transatlantike të sigurisë”, para rreth 30 liderëve të rinj nga Kroacia dhe vendet e rajonit.
Author: Arbnora Nora
“Populli grek duhet të vendose për marrëveshjen e Prespës, përmes zgjedhjeve apo referendumit, në rast se nuk ratifikohet me 180 deputetë në Kuvendin e Greqisë”, tha Panos Kammenos, ministër i mbrojtjes, lideri i “Grekëve të Pavarur” dhe partner koalicioni në qeverinë e Greqisë. Siç raportojnë nga AIM, në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp në Ministrinë e Mbrojtjes të Greqisë, Kammenosi tha se marrëveshja është e keqe, dhe ai personalisht nuk e pranon dhe se do të tentojë ta bllokojë. “Nuk ka gjasa të vij marrëveshja për ratifikim pa qëndrimin e popullit grek. Populli grek do të vendosë. Nëse nuk kalon…
Arianit Xhaferi kryetar i lëvizja Eco Guerila, ka njoftuar se zyrtarë të qeverisë kanë kërcënuar për t’i heshtur nëse rinisë me punë fabrika e Jugohromit, e cila është ndotësi më i madhë i ajrit në rajonin e Pollogut. Xhaferi paraljmëroi se nuk do të lëshojnë pe, duke rikujtuar se këtë nuk e kanë bërë as në qeverisjen e kaluar. Kauza e Eco Guerillës kurrë nuk është varur vetëm nga disa individë, por nga vullneti dhe përkrahja masovike e qytetarëve. Prandaj lojrat e pista me tendenca mafioze, jo që nuk do të na ndalin, por na motivojnë mos zbrapsemi nga misioni…
Ministri i Kulturës, Asaf Ademi është skeptik se rindërtimi i Teatrit shqiptar në Shkup do të përfundojë deri në nëntor të këtij viti. Ademi i ka premtuar darkë mbikqyrëses për ndërtimin e objektit nëse punimet përfundojnë në afatin e paraparë. Pata rastin të bisedoj dhe me mbikqyrësin e aktiviteteve ndërtimore, që shprehi optimizmin e theksuar se ky objekt diku ka nëntori do të jipet në përdorim. Unë publikisht i shpreha se e ka një darkë prej meje, nëse kjo punë do të realizohet ashtu siç thotë ajo, deklaroi ministri Ademi. Drejotri i teatrit shqiptar, Adem Karaga, shpreson se në…
Nesër nis faza e parë e spërkatjës nga ajri kundër mushkonjave në territorin e Qytetit të Shkupit dhe do të zgjas gjatë gjithë javës dhe pritet të mbarojë të shtunën. Nëse këtë javë do ketë rreshje të shiut dezinsektimi do të prolongohet për javën e ardhshme. Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se faza e parë e dezinsektimit terestik kundër formave të rritura të mushkonjave në teritorrin e qytetit të Shkupit, do të fillojë prej nesër më datë 03.07.2018 (e martë) deri më 07.07.2018 (e shtunë), njoftojnë nga Qyteti i Shkupit. Autoritetet njoftojnë bletarët të ndërrmarrin masa preventive për mbrojëtjen…
Në seancën e sotme në Gjykatën Penale për tentim-vrasjen e deputetit Ziadin Sela gjatë ngjarjeve të Sot thuhen fjalët përfundimtare për dhunën ndaj Ziadin Selës 27 prillit të vitit të kaluar, prokurori Darko Jakimovski dhe avokatët e të akuzuarve duhet të thonë fjalët përfundimtare. Në seancën e fundit Stojan Pavleski u dënua me tre vite burg, ndërsa Cejo Georgievski me një vit e dy muaj burg. Në dënimin për këta të akuzuar llogaritet edhe koha që kanë kaluar në burg, ndërsa të dy duhet të paguajnë të gjitha harxhimet, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kryetarja e Këshillit Gjyqësor Sllavica Andreevska, në seancën…
Me përleshje mes protestuesve dhe policisë kanë përfunduar protestat e mbrëmshme në Selanik dhe Athinë kundër marrëveshjes me Maqedoni. Në kryeqytetin grek u arrestuan tre persona, një u lëndua, ndërsa për sot në Selanik janë planifikuar protesta të reja. Siç njofton AIM, gjatë kohës së protestave para Parlamentit të Greqisë, disa persona të maskuar kanë sulmuar policinë, ndërsa ata janë kundërpërgjigjur me hedhjen e gazit lotsjellës, përcjell Telegrafi Maqedoni. Pak para mesnate policia greke ka arritur të largojë protestuesit nga Parlamenti, pasi një grup refuzonin të largoheshin. Edhe pse ishte paralajmëruar si protestë masive, para Kuvendit të Greqisë kishte një…
Me datën e përcaktuar nga Bashkimi Evropian, nga fundi i korrikut fillon procesi i skriningut, ndërsa në qershor të vitit të ardhshëm pres hapje të kapitujve, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në intervistën nga Brukseli për Televizionin e Maqedonisë. Siç paralajmëroi Zoran Zaev, referendumi për marrëveshjen me Greqinë, sipas gjithë gjasave do të mbahet në fund të shtatorit. “Me caktimin e datës përfunduam, nuk asnjë dilemë. Fillon procesi i skriningut, paralajmëruam në gjysmën e dytë të korrikut. Kabinetet merren vesh, sipas gjitha gjasave do të jetë rreth 17 dhe 20 korrikut. Menjëherë pasi të kthehemi në Shkup do të vazhdojë procesi…
Maqedonia ka bërë progres të madh në implementimin e të ashtuquajturave masa të buta në sektorin energjetik vitin e kaluar, vlerëson Bashkësia energjetike në “Raportin për monitorim për energji elektrike në vendet e Ballkanit Perëndimor”, transmeton Medial.mk. Zbatimi i masave të buta që i përkasin zhvillimit të tregut të energjisë elektrike, në balancimin tejkufitar, si dhe masat e ndërlidhura me shpërndarjen e kapaciteteve në qershor të vitit të kaluar kanë qenë në nivel të 38 për qindëve, ndërsa në qershor të këtij viti kanë arritur nivel prej mbi 50 për qind. “Progresi ka filluar pas mbajtjes së Samitit për Ballkanin…
Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në takimin e sotëm me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e udhëhequr nga Kryetari Paolo Alli, vlerësoi si të rëndësishme për rajonin zgjidhjen e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Siç thuhet nga kabineti i Kryetarit të Republikës së Kosovës, Thaçi ka përshëndetur rikthimin e vëmendjes të Bashkimit Evropian në rajon, me strategjinë e Samitit në Sofje, dhe si përfitim ka ardhur marrëveshja e arritur midis Shkupit dhe Athinës për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin./Telegrafi/
“Ndryshimi i emrit, Kushtetuës, identitetit, gjuhës si dhe anulimi i gjithçka që është maqedonase vetëm për LSDM-në është lajm i mirë. Zaev për të satën herë i gënjeu qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Duke u betuar në pasardhësit e tij dhe në gjeneratat e ardhshme premtoi se nuk do ta ndryshojë Kushtetutën, identitetin dhe gjuhën. Betohej dhe përsëri gënjeu. Marrëveshja për ndryshimin e emrit që e nënshkruan Zaevi dhe Dimitrovi me Greqinë është e dëmshme dhe kapitulluese. Me këtë marrëveshje Qeveria e LSDM-së dhe Zaevi e vulosin fatin e shtetit dhe ndryshojnë emrin përgjithmonë. Me këtë marrëveshje Zaevi e nënçmoi…
“Maqedonia merr ftesë për anëtarësim në NATO, OBRM-PDUKM-ja dhe Mickoski duhet t’i përshëndesin lajmet e mira për shtetin. Republika e Maqedonisë në Samitin e ardhshëm fiton ftesën për hyrje në NATO. LSDM-ja i uroi qytetarët. Bashkërisht arritëm të sigurojmë që Maqedonia të jetë pjesë e NATO-s. Kjo është arritje historike për Maqedoninë, dhe për të gjithë qytetarët e saj. Më e pakta që mund të bënte OBRM-PDUKM-ja është që t’i përshëndes lajmet historike që erdhën nga NATO-ja, pas konferencës të përbashkët për shtyp të Kryeministrit Zaev dhe Sekretarit Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, përcjell Telegrafi Maqedoni. Qytetarët vlerësojnë që vetëm…