Author: Arbnora Nora

Në kumtesën e OBRM-PDUKM-së thuhet se “LSDM-ja në vazhdimësi e nënshtron dhe nënçmon popullin maqedonas. Në vend të jetës, Zoran Zaevi solli ankth dhe mjerim” duke shtur se qytetarët ndihen jo të sigurtë dhe të nënçmuar, fitore nuk ka, kurse humbjet janë në të gjitha fushat. “Gjyqësia është zyrë partiake e LSDM-së, kurse hakmarrja dhe ndjekja e personave që nuk mendojnë si Zaevi është qëllim kryesor. Zaevi i tregon vendimet gjyqësore në akuzat që i ka krijuar vet ai. Ekonomia e Maqedonisë është para kolapsit, kurse rezultatet e mos punës të Qeverisë janë evidente. LSDM-ja përpunoi një 0 të madhe…

Lexo më Shumë

Në takim me 20 të ri e organizuar nga Lëvizja Evropiane – Novi Sad, Fondi Evropian për Ballkan dhe Ambasada e Republikës së Austrisë në Maqedoni që janë në turne në Ballkan për kryesimin që do ta bëj Austria në BE, Kryeministri Zoran Zaev tha se Ballkani është ndryshuar dhe po mbyllen kontestet e hapura për sigurimin e një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja në shtetet në rajon. Kryeministri Zaev theksi marrëveshjet me Republikën e Bullgarisë dhe Republikën e Greqisë të cilët janë frute të miqësisë dhe pajtimit, dhe garantojnë dallimet dhe veçimet e popujve tanë,…

Lexo më Shumë

Në vazhdën e rikonstruksionit të objekteve shkollore dhe kopshteve, e para e Tetovës ka ndaluar në f.Xhepçisht për të përuar kopshtin e ri në këtë vendbanim, investim ky i Komunës së Tetovës. Për më shumë ndiqni videon më poshtë. https://www.youtube.com/watch?v=HkRSV4ItCpE

Lexo më Shumë

Nuk bisedohet, as që do të bisedohet me Greqinë për ndryshimin e himnit të Maqedonisë apo ndonjë simbol tjetër shtetëror, u përgjigj zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski, në pyeten e gazetarëve se me marrëveshjen me Greqinë do të ndryshohen himni dhe simbolet shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni. “As në të kaluarën, as tani, as në të ardhmen nuk do të bisedohet për ndryshimin e himnit të Republikës së Maqedonisë. Ajo qëndron ashtu si është”, tha zëdhënësi i qeverisë. Ai gjithashtu tha se nuk është biseduar as për simbolet tjera, edhe se nuk ka asgjë jashtë nga ajo çka është thënë zyrtarisht. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

“Investitori i objektit në Komunën e Ilindenit ku dje u mbyt 13-vjeçarja nuk ka pasur leje për ndërtim”, deklaroi për NOVA TV, Kryetari i Ilindenit, Zhika Stojanovski. Stojanovski thotë se inspektorë e Komunës kanë bërë këqyrjen e vendit, ku investitori ka filluar me aktivitet përgatitore dhe kanë konstatuar se nuk janë respektuar kushtet elementare për ndërtim. “Shprehim ngushëllime për aksidentin e ndodhur. Si Komunë presim nga të gjitha firmat e ndërtimtarisë ta dinë dhe ta respektojnë procedurën në pajtim me Ligjin për ndërtim dhe ligjet tjera. Në këtë rast inspektorët kanë konstatuar se nuk janë respektuar kushtet elementare për ndërtim,”…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Komunës së Qendër, Vlladimir Todoroviq, i cili është i dyshuar për shpërdorim të parave gjatë ndërtimit të urës “Syri”, ka kthyer 473 mijë euro në xhirollogari të komunës. Ai së bashku me dy persona tjerë – sekretarin e komunës dhe të punësuarin në Sektorin për tokë ndërtimore, janë paditur për keqpërdorim të detyrës zyrtare, gjegjësisht shpërdorim të buxhetit të komunës, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjatë procedurës të cilën e udhëhiqte Policia Financiare, të paditurit janë marrë vesh që të kthejnë paratë dhe me datën 30 qershor 2018, ata paguan në xhirollogari të komunës dëmet që kanë shkaktuar. Por sot…

Lexo më Shumë

OBRM-PDUKM-ja në një kumtesë ka reaguar ndaj Ministrit të Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, duke thënë se vazhdon t’i gënjejë bujqit “Ai nuk e sheh si problem as kur çmimi i shalqirit lëviz nga 2-3 denarë kur kthehen dërgesat me domate nga jashtë, për shkak të sëmundjeve karantine, kurse pritet të kthehet edhe një pjesë e madhe të pjeshkave. Edhe një gënjeshtër janë mjetet shtesë për domatet të cilat do të dërgohen në vendet për përpunim, ku dihet se shumica e tyre fillojnë në punë në fund të muajit gusht dhe fillim të shtatorit”, thonë nga OBRM-PDUKM. Ata më tej thonë se Nikollovski duhet…

Lexo më Shumë

Me qëllim të zgjidhjes së kaosit që shkaktohet mes kalimtarëve dhe veturave të parkuara në bulevardin Kërste Petkov Misirkov, autoritetet e Qytetit të Shkupit kanë filluar aksion për vendosjen e shtyllave mbrojtëse nëpër trotuaret e këtij bulevardi. Edhe pse kjo është në të mirë të këmbësorëve, ende pa kaluar njëzet e katër orë qytetarë të pandërgjegjshëm menjëher kanë filluar që t’i dëmtojnë ato – duke i goditur me mjete të rënda. <iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FAlmakos1%2Fvideos%2F2251134454927394%2F&show_text=0&width=560″ width=”560″ height=”315″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allowFullScreen=”true”></iframe> Autoritetet e Qytetit të Shkupit apelojnë deri te qytetarët që të mos i dëmtojnë shtyllat sepse janë në të mire…

Lexo më Shumë

Tetovari R.B. (67) ka vdekur dje pas orës 16:00 pasi paraprakisht rreth orës 14:30 minuta ka rënë nga vinçi, derisa ka qenë duke punuar në qarkun e firmës private nga Poroj. Sipas të dhënave të SPB Tetovë, tashmë i ndjeri është ngjitur në vinç dhe duke montuar gypa të pompës betonike, ka rënë nga vinçi. “Me lëndime të rënda para orës 16:00 është dërguar në spitalin e Tetovës dhe pas ndihmës së parë është dërguar për në klinikat e Shkupit, por gjatë rrugës ka humbur jetën”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski. Ai shtoi se prokurori publik dhe ekipi…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike – Shkup njofton se është duke punuar në zbardhjen e rrethanave për vdekjen tragjike të vajzës 13-vjeçare në Komunën e Ilindenit. Nga PTHP thonë se do të ketë përgjegjësi penale nëse konfirmohen rrethana të dyshimta për këtë rast tragjik, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Prokurori kompetent publike ka dhënë urdhër për autopsi të trupit të vajzës, si dhe mënyra për mbledhjen e të dhënave shtesë. Janë kërkuar informacione për firmën e cila ka kryer punë ndërtimore. Në të njëjtën kohë po mblidhen të dhëna edhe nga shërbimet inspektoriale dhe organet tjera kompetente për vërtetimin e përgjegjësisë eventuale”, thonë nga…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit kërkon dënim me kusht për policët, të cilët e fotografuan ish-drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, në burgun e Shuto Orizares. “Pas hetimeve të realizuara, prokurori publik kompetent deri tek Gjykata Themelore Shkupi 1, ka dorëzuar propozim për të dënuar me kusht dy persona zyrtar nga Burgu i Shutkës. Personat dyshohet se kanë kryer veprën penale “inçizim joligjor””, thonë nga Prokuroria, përcjell Telegrafi Maqedoni. Përndryshe, më 30 nëntor të vitit të kaluar zyrtari policor i cili ka qenë në detyrë fotografoi Mitko Çavkovin në burgun e Shutkës, i cili në atë kohë ndodhej…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, deri në fund të vitit do ti heq nga përdorimi autobusët e vjetër urban. Siç njofton Shilegov autobusët e vjetër do të zëvëndësohen me eko-autobusë, të cilët prodhojnë më pak PM10 se sa autobusët aktual. “Nëse shkohet sipas planit, në vjeshtë do të shpallet tenderi për këto 40 autobusë, ndërsa marrëveshja do të mund të bëhet deri në fund të vitit”, tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov gjatë preskonferencës për mediat. Shilegov theksoi se autobusët akual të cilët janë furnizuar nga qeveria paraprake, janë amortizuar kurse për ta nuk ekziston as…

Lexo më Shumë