Author: Arbnora Nora

Katër persona janë lënduar rëndë, në katër nga gjithsej 28 aksidente komunikaconi gjatë fundjavës së kaluar në Shkup. Në 12 aksidente komunikacioni janë lënduar 18 persona, ndërsa në 12 të tjerë është shkaktuar dëm materiale. Nga MPB informojnë se gjatë fundjavës policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkelësve të rregullave, përcjell Telegrafi Maqedoni. 180 shoferë kanë lëvizuar me shpejtësi më të madhe se e lejuara, katër kanë kaluar në ngjyrën e kuqe të semaforit, dy nuk ju kanë dhënë përparësi këmbësorëve, një shofer është dënuar për pargim të parregullt, ndërsa 22 shoferë të motoçikletave nuk…

Lexo më Shumë

Këtë javë në Bruksel duhet të mbahet samiti i NATO-s në të cilin Maqedonia pret të merr ftesën për anëtarësim në aleancë. Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, sot së bashku me koordinatorit kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski, do të mbajnë konferencë para mbajtjes së samitit. Pas marrjes së ftesës nga NATO, Maqedonia pret të ulet në tavolinë me vendet tjera dhe procesi i anëtarësimit të zgjasë jo më shumë se gjashtë muaj, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sheqerinska në një intervistë për REL, tha se pret që të mos paraqiten probleme shtesë në procesin e anëtarësimit. Ajo nuk precizoi nëse planifikohen masa…

Lexo më Shumë

Këtë javë duhet të fillojë procedura kuvendore për zgjedhjen e përbërjes së re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, por akoma është e paqartë nëse kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime, Ilija Dimovski, do të caktojë seancë. Ai dje në disa media tha se nuk do të caktojë seancë të komisionit, nëse partitë nuk merren vesh dhe nuk japin dritë të gjelbër për këtë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në të kundërtën ai tha se nëse e fillon procedurën pa lejen e partive, procesi nuk do të ketë sukses dhe gjithë procedura do të duhet të nis nga fillimi. OBRM-PDUKM-ja më herët…

Lexo më Shumë

Nën organizim të klubeve lundruese “Razvigor 103” nga Shkupi dhe “Snegar” nga Struga, këtë fundjavë në Strugë u organizuan garat shtetërore në lundrim me vela. Organizatorët thanë se kushtet klimatike nuk lejuan prani më të madhe të klubeve lundruese, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Kushtet klimatike nuk lejuan prani më të madhe të klubeve aktive lundruese në gara, por gjithsesi klubet me më eksperiencë nuk munguan dhe pas uljes së shpejtësisë së erës, ata realizuan disa gara dhe patën rezultate të mira”, thanë nga klubi “Razvigor 103”. Fitues i përgjithshëm u shpall Petar Ivanovski nga klubi “Pelikan”, vendin e dytë e zuri…

Lexo më Shumë

Një delegacion qeveritar që do të udhëhiqet nga kryeministri Zoran Zaev, ku pjesëmarrës do të jenë edhe zv.kryeministri Bujar Osmani, ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, sot dhe nesër do të marrin pjesë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit që mbahet në Londër. Siç njoftojnë nga qeveria, ngjarjet qendrore të samitit do të fillojnë nesër me pranimin e kryeministres së Britanisë së Madhe, Theresa May dhe shefat e diplomacive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kryeministri Zoran Zaev në ditën e parë do të merr…

Lexo më Shumë

E para e Komunës së Tetovës Teuta Arifi sot është ndalur në Sektorin e punëve të brendshme në Tetovë. Ajo në llogarinë e saj të rrjetit social fejsbuk shkruan: Në hapësirat e Sektorit për Punë të Brendshme takova Kryeshefin e Sektorit z.Amir Dalipi, Komandantin e Stacionit Policorë dhe drejtues tjerë të këtij Institucioni të një rëndësie të veçant. Diskutuam reth bashkëpunimit midis dy Institucioneve, për sfidat që na presin në të ardhmen. Kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer më kupolën e re drejtuese të MPB-së në veçanti me SPB-në e Tetovës. Bashkëpunimi me SPB-në është jetik për sa i takon…

Lexo më Shumë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, ka njoftuar se para organeve të partisë së tij do të propozojë që të përpunojnë ligj për amnisti të personave të dënuar për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë. Mickoski gjithashtu ka thënë se propozim-ligji do të dorëzohet në Kuvend dhe se do të kërkojë mbështetje edhe nga deputeti Ziadin Sela, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Të mos flasim për rastet e pazgjidhura të vrasjeve në rrugët e Shkupit, terrorizimet që ndodhin, tentim vrasjet, zënkat me thikë dhe gjitha këto kualifikohen si “dhunë”, ndërsa tani kemi aktgjykim me 81 vite burg.…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja Publike për “Rrugë Shtetërore” në gjysmën e parë të vitit 2018 ka realizuar të ardhura nga pagesat rrugore për 55 milionë denarë, ose 5.3 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2017. Siç informoi në konferencë për shtyp drejtori i ndërmarrjes, Zoran Kitanov, rritja e të ardhurave është për shkak të rritjes së intensitetit të komunikacionit dhe organizimit më rë mirë të pikave pagesore, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Për dhjetë ditë presim që të fillojë funksionimi i pagesës elektronike të pagesave rrugore edhe atë së pari në korridorin 10. Për momentin të gatshme janë pikat…

Lexo më Shumë

Policia e Maqedonisë njofton se ka arrestuar dy persona, të cilët kanë qenë përgjegjës për punimet ndërtimore në Ilinden të Shkupit, në vendin ku u mbyt një 13-vjeçare. Policia para dy ditëve ngriti padi penale ndaj këtyre dy personave, të cilët dyshohen për vepra penale kundër sigurisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Dy personat nuk kanë respektuar rregulloren për mbrojtje gjatë punëve ndërtimore, kopshti nuk ka qenë i sigurtë, nuk ka pasur as rojtarë që do të pengonin futjen e fëmijëve. Gjithashtu zonat e rrezikshme nuk kanë qenë të shënuara me shenja të veçanta”, thonë nga policia. Përndryshe, 13-vjeçarja më 31 maj…

Lexo më Shumë

B.L (22) nga Haraçina e Shkupit, para disa ditëve ka ndërruar jetë në plazhet e Greqisë, duke tentuar që të ndihmojë një fëmijë, i cili kërkonte ndihmë në det, njofton “nezavisen.mk”. Ngjarja ka ndodhur kur fëmija ka pasur vështirësi gjatë notimit në det, ndërsa 22-vjeçari nga Haraçina ka qenë i pari që ka vrapuar ta ndihmojë, por fatëkeqësisht nuk ka arrtiur ta shpëtojë veten dhe pas disa minutas trupi i tij është nxjerrë nga deti. Sot është bërë edhe varrimi i tij në varrezat e fshatit Mojanci, ndërsa ishte djali i vetëm i familjes Latifi.

Lexo më Shumë

Gjykata Penale në Shkup, gjatë seancës së sotëme ka shqiptuar dënim me burg ndaj sulmuesëve të deputetit Ziadin Sela, për tentim vrasjen e deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill vitin e kaluar. Për tentim vrasjen e Selës, Kire Gjorgjievski u dënua me 13 vjet dhe Aleksandar Janevski – Tosta mori të njëjtën dënim. Gjysmë muaj më shumë, dmth dënimi më i madh prej 13,6 vjetësh, ishte për Nikola Viminovski. Kurse nga dhjetë vjet e gjashtë muaj morën Andrej Micev, Nikollë Dimitrievski, Oliver Oshavkovski dhe Kosta Delo. Aktvendimi në këtë rast e solli gjykatësja Sllavica Andrevska, e…

Lexo më Shumë

Në kuadër të festivalit “Alarm për periudhën 2018” i cili nën organizim të organizatës qytetare “Bivium” u mbajt javën e kaluar në Livadishta, janë zbuluar mbi 15 deponi të egra në një hapësirë të afërt. Një pjesë e madhe e deponive ndodhen në rrugën që lidh fshatin Radozhda dhe lagjen Elen Kamen, ndërsa thuhet se personat përgjegjës nga Komuna e Strugës do të largojnë deponitë në disa aksione ekologjike, përcjell Telegrafi Maqedoni. Lëvizja “Let’s do it!” ka publikuar një hartë të vendeve ku ndodhen deponitë, në kuadër të një aksioni global që mbështetet edhe nga shoqata “GoGreen” nga Shkupi. Këto…

Lexo më Shumë