Aleanca do ta ftojë Maqedoninë që të bëhet anëtarja e 30-të e saj, shkruan sot agjencia “France-Presse”, përcjell Deutsche Welle. Sipas gazetës këtë e mundëson marrëveshja e nënshkrua për kontestin e emri me Greqinë, e cila duhet të zbatohet. “Pavarësisht konfliktit rreth buxhetit, shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s do t’i japin ftesl për anëtarësim Maqedonisë. Këtë e mundëson kompromisi për kontestit e disa degatave për emrin me fqijun Greqinë. Me këtë, vendi ballkanik me 2.1 milionë banorë për një ose dy vjet do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s me emrin e ardhshëm “Republika…
Author: Arbnora Nora
Policia e Maqedonisë dje në mëngjes në rrugën Strumicë-fshati Dorashinci, ka konfiskuar rreth 50 kilogram marihuanë. Për këtë rast nga policia thonë se kanë paditur D.T (33) nga fshati Vlladevci, K.K (26) nga fshati Selempli, si dhe një person të panjohur, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “prodhim të paligjshëm dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Zëdhënësja e SPB Strumicë Hrizantema Rendevska, tha se pas informatave të marra dhe aktiviteteve të koordinuara, zyrtarët policorë kanë marrë masa për zbardhjen e rastit. Ajo shtoi se policia është duke marrë masa edhe për arrestimin e…
Dy ditët e ardhshme Maqedonia do të ulet në të njëjtën tavolinë me fuqitë botërore, thekson ministrja për mbrojtje, Radmilla Sheqerinska para Samitit të NATO-s në Bruksel, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ajo theksoi se nga viti 2008 qytetarët e kanë parë se çarë do të thotë të jetosh në një shtet jo të sigurt. “Nesër dhe pasnesër në Bruksel Republika e Maqedonisë do të ulet në të njëjtën tavolinë me fuqitë botërore. Vendi ynë zyrtarisht do të marr ftesë për anëtarësim në NATO. Këtë mundësi e kemi humbur në vitin 2008 dhe që nga atëherë, punët kanë shkuar në drejtim të…
Jetojmë në kohëra jo të sigurta dhe nuk është e lehtë që të parashihet se ku do të jemi për një vit. Evropa është e zënë dhe është koha që rajoni jonë të veprojë dhe të bëhet çka është e mundur për të qëndruar në linjën e sigurt, tha Ministri për Punë të Jashtëm, Nikolla Dimitrov, në konferencën e sotme në Londër, me temën “Çka përmban dekada e ardhshme për vendet e Ballkanit Perëndimor”, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Qeveria ime ishte e lindur nga një krizë politike e cila na bëri të vetëdijshëm se na duhet institucione të forta, demokraci evropiane,…
Nga partia Të Bashkuar për Maqedoninë mbështesin marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit për emri dhe u bënë thirrje qytetarëve, veçanërisht të rinjve, që të dalin në referendum për të ardhmen e Maqedonisë evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Kryetari i Të Bashkuar për Maqedoninë në seancën e djeshme ka marr vendim që ta mbështes marrëveshjen për zgjidhjen e kontestin për emrin. Vlerësimi i Kryetarit është që të jepet mundësi për të ardhmen më të mirë të të rinjve dhe gjeneratave të cilat vinë, nëpërmjet bërjes së kushteve për anëtarësim të vendit tonë në integrimet euroatlantike”, thonë nga Të Bashkuar për Maqedoninë. Nga…
Në pikën kufitare “Tabanoc” ditën e diel, gjatë hyrjes në Republikën e Maqedonisë është arrestuar një shtetas i Serbisë, S.M. (55). Nga MPB njoftojnë se i njëjti ka qenë i kërkuar me urdhër ndërkombëtar nga ana e Interpolit, me qëllim të ekstradimit të tij në Bukuresht. I njëjti për procedura të më tejshme është dorëzuar në Prokurorinë Publike në Kumanovë dhe në Gjykatën Themelore në Kumanovë. /Telegrafi/
Ministria e Punëve të Brendshme me rastin e ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve nga Maqedonia, në kuadër të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve dhe Evropa Ligë, që do të luhen nesër dhe pasnesër, njofton se do të merr masa shtesë për mbajtjen dhe ruajtjen e qetësisë dhe rendit publik. Nga MPB apelojnë tek qytetarët që do t’i ndjekin ndeshjet mes KF Shkëndija dhe TNS (Uells), si dhe KF Rabotniçki dhe FK Honved (Holandë), të përmbahen nga veprimet që prishin qetësinë publike dhe të mos shkaktojnë dhunë dhe vepra tjera penale, njofton Telegrafi Maqedoni. “MPB-ja nuk do të tolerojë dhunën, prishjen e…
Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov me shumë gjasa nuk është i ftuar që të merr pjesë në dhënien e ftesës në NATO çka duhet të mbahet këtë javë në Bruksel, publikon portali “Nezavisen”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Shefi i shtetit, sipas njoftimeve, do ta humb edhe ceremoninë ku sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, do t’ia dorëzoj edhe formalisht Kryeministrit Zoran Zaev ftesën për anëtarësim të Maqedonisë në Këshillin Euroatlantik. Në agjendën e delegacionit të Maqedonisë e cila do të udhëtojë për në Bruksel nuk figuron emri i Kryetarit të shtetit. Nga Qeveria, “Nezaviesn” ka marrë përgjigje se Ivanov nuk është…
Grupi i tifozëve Komitët përmes rrjeteve sociale kanë kërcuar Ministrin së Punëve të Brendshme se do të hakmerren për vrasjen e anëtarit të tyre nëse policia merr në mbrojtje autorët e krimit. Komitët, për vrasjen e tifozit të tyre akuzojnë grupin kundërshtarë Shvercerët. ”Si të ua shpjegojmë MPB mllefin tonë, instinktin tonë momental për hakmarrje? A jeni të vetëdijshëm se do të filloni diçka nga e cila nuk ka kthim mbrapa,” thuhet në reagimin në fejsbuk. Ata akuzojnë policinë se zbaton standarde të dyfishta sepse vdekjen e tifozit të tyre si pasojë e plagëve të marra në rrahje, cilësohen si…
Nga partia në pushtet e LSDM-së kanë reaguar ndaj akuzave të bëra pas vdekjes së 21 vjeçarit sot në Shkup. Keqpërdorimi i ngjarjeve tragjike flet qartë se në çfarë gjendje të mjerushme është OBRM-PDUKM, qytetarët të qëndrojnë të qetë, institucionet veprojnë sipas normave ligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Përpjekjet e për kqpërdorimin e këtyre ngjarjev tragjike e tregojnë gjendjen e mjerushme të OBRM-PDUKM-së”, thonë nga LSDM. Përpjekjet e kota të OBRM-PDUKM-së, me lajme të rreme dhe janë përpjekje për ngritjen e tensioneve, kjo tregon vetëdijën e kësaj partie dhe udhëheqësve të saj.
Nxënësit e klasës së parë edhe këtë vit do të mësojnë me plan programin e vjetër të paraparë për arsimin fillorë, ka njoftuar sot ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi. Nxënësit nuk do të kenë orë të shkurtuara, as më pak lëndë kurse mësidhënësve do të vazhdojnë ti paraqesin orët në mënyrë elektronike. Ademi thotë se reforma është shtyrë sepse ligji për reforma në arsimin fillorë ende nuk është përgatitur. ”Kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme ligjore, nuk duhet të ngutemi për shkak se kemi parë implementim kurse më pas bëhet shumë shpejtë ndryshime. Bëhet fjalë për ligj…
Ministria e punëve të brendshme i ka bërë thirrje opinionit që rasti i tifozit të Komitave, Nikolla Sazdovski, i cili sot ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda të mara pas një përleshje që kishte pasur me tre persona të tjerë me 29 qershorë në Shkup, të mos i jepet karakter etnik sepse dhunuesit nuk kanë përkatësi etnike dhe do të ndëshkohen për krimin e bërë. Zëdhënësi i policisë, Toni Angelovski thotë se nuk ka hapësirë për pakënaqësi në opinion sepse policia ka zbardhur rastin në kohë rekorde, ndërsa të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit. Angelovski…