Author: Arbnora Nora

Në një intervistë për Agjencia e Pavarur e Gazetarisë të Ballkanit, Zv.Kryeministrja dhe Ministrja për Mbrojtje tha se Maqedonia e humbi mundësinë historike në vitin 2008 dhe nuk mundemi të lejojmë atë luks të humbasim edhe një herë mundësinë historike. Na kushtoi një dekadë e plotë, dhe e humbëm hapat me fqinjët tonë. Ajo theksoi se tash vijon referendumi, dhe fokuso duhet të jetë në aspektin pozitiv, në rezultate pozitive nga marrëveshje me Greqinë, që nuk janë vetëm NATO dhe BE, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Pasojat e “jo” (të referendumit) janë serioze. Njerëzit nuk kanë nevojë për ne që t’ua vizatojmë…

Lexo më Shumë

Rusia ka thirrur ambasadorin e Greqisë në Moskë, për të protestuar vendimin e Athinës zyrtare, që ka dëbuar dy diplomatë rusë, duke i akuzuar se kanë tentuar që të bllokojnë marrëveshjen historike mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit. Ministria e Jashtme ruse përmes një njoftimi ka thënë se ka thirrur në takim ambasadorin Andreas Fryganas për t’i shprehur “kundërshtimin në lidhje me dëbimin e dy diplomatëve rusë dhe ndalimin që të hyjnë në Greqi të dy diplomatëve të tjerë”. Moska ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se “qëndrojnë prapa këtij vendimi anti-rus të Qeverisë greke, që ka ndodhur në…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Strumicës, Kosta Janevski sot ju bëri thirrje qytetarëve të festojnë bashkërisht për fitimin e ftesës për anëtarësim në NATO. Në ftesën Kryetari i Komunës, Janevski tha se që nga pavarësia e Maqedonisë, shkuan 27 vite dhe për 27 vite ekziston ëndrra kolektive për bashkim të Maqedonisë në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Një gjë është më se e sigurt, Maqedonia është anëtarja e 30-të e NATO-s dhe do të jetë krah për krah me vendet më të fuqishme të botës. Kjo për shtetin tonë të vogël do të thotë siguri, ardhmëri më të mirë dhe prosperitet për…

Lexo më Shumë

“Sa i përket marrëveshjes që arriti Maqedonia me Greqinë, është jashtëzakonisht i rëndësishëm zbatimi i saj. Ajo që pason tani është referendumi dhe sfida kryesore është që Maqedonia të organizojë një referendum të suksesshëm sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare”, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Fatmir Besimi, ish-ministër i Mbrojtjes i Maqedonisë. Radio Evropa e Lirë: Çfarë do të thotë marrja e ftesës për anëtarësim në NATO? Qytetarët e Maqedonisë kohë të gjatë e kanë pritur një vendim të tillë, me shpresë se vendi do të jetë më i sigurt e me këtë do të ketë edhe mirëqenie…

Lexo më Shumë

Në një deklarim për MIA, ministri për financa Dragan Tevdoski tha se përvojat nga vendet tjera tregojnë rritje të madhe të investimeve direkte të huaja pas anëtarësimit në NATO. Nëse merret parasysh mesatarja nga pesë vitet para dhe pas anëtarësimit të fqinjëve si Bullgaria dhe Shqipëria, shihet rritje e vazhdueshme të investimeve të huaja. “Në Bullgari, investimet e huaja direkte, analizuar 5 vite pas hyrjes në NATO, janë përafërsisht 3 herë më shumë, respektivisht 7% të 19.8 BPV-së. Në Shqipëri janë dyshuar investimet e huaja, ose nga 5% në 9 të Bruto Produktit vendor edhe atë në kohën e krizës…

Lexo më Shumë

Festën e madhe qytetare e organizon Qeveria e Republikës së Maqedonisë, kurse është paralajmëruar shfaqje e rreth 40 yjeve muzikore të Maqedonisë siç janë, Kirill Xhakovski, Arhangell, Dejan Deks, Duke Bojaxhiev, Goran Kan, Ferus Mustafov, Slatkar, Beni Non Stop + Zlato Origjanski, Erik Foks, Feki Feris, Area, Krishina Arnaudova, Knockout, Adrijan Gaxha, Vllado Janevski, Lepo Xhoni, Bakllava, Foltin, Lozzano, Dani Dimitrovska, Elena Ristovska, Dnk… “Maqedonia fitoi ftesë të bëhet anëtare e NATO-s dhe ka datë për bisedime me Bashkimin Evropian. Luftuam për të ardhme të sigurt. Vjen koha për shpresë, në fitore e në krenari. Është koha e sigurisë”, thuhet…

Lexo më Shumë

Formimi e formacionit të ri Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) dhe mbajtja e referendumit janë çështje që në periudhën e ardhshme do të fokusohen aktorët politik në Maqedoni. Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë në debat tha se në lidhje me referendumin dhe të gjitha çështjet lidhur me të, mes cila edhe formimi i KSHZ-së, do të fillojë në fund të muajit korrik, përcjell Telegrafi Maqedoni. “së pari duhet që kujdes në momentin e formimi të KSHZ-së. Formimi i KSHZ-së nuk ka, dhe nuk duhet të ketë ndërlidhje me mbajtjen e referendumit. Ajo është çështje logjike që erdhi pas dorëheqjes të anëtarëve të…

Lexo më Shumë

Procedura hetuese e rastit të foshnjës 14 mujorëshe që ishte rrahur dhe që ishte hospitalizuar në Kompleksin Klinik “Nëna Tereza” vazhdon të hetohet. Foshnjës 14 mujoreshe i është caktuar kujdestar, kurse nëna është në kujdesie në qendrën për kujdes, tha mbrëmë ministrja për punë dhe politikë sociale, Mila Carovska. Në emisionin “24 analiza”, Carovska tha se e ëma ka qenë e njohur për shërbimet sociale si fëmijë pa prindër, por jo edhe si dhunuese dhe se duhet të punohet në parandalim, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ajo asnjëherë nuk kërkoi ndihmë si viktimë e dhunës, dhe pa lajmërim të dhunës në organet…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell me pak vranësira, do të fryjë edhe erë veriperëndimore. Temperaturat në mëngjes do të lëvizin nga 12 deri 20 gradë celsius, kurse temperaturat gjatë ditës do të arrijnë nga 24 deri në 34 gradë celsius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell, ku temperaturat në mëngjes do të lëvizin nga 12 deri 20 gradë celsius, kurse temperatura ditore nga 28 deri në 24 gradë celsius.

Lexo më Shumë

Nëpunësit shqiptarë të trajtohen si jetim në administratën publike. Askush nuk kujdeset për promovimin e tyre në karier. Edhe pse janë punësuar para dhjetë vitesh dhe në ndërkohë kanë mbaruar edhe fakultet dhe master, shumica e tyre ende ushtrojnë detyra për administratorët fillestar. Kështu ndodhë edhe me nëpunësit shqiptar në administratën e Avokatit të shtetit të Maqedonisë. Ato do të vazhdojnë të mos përparojnë në karier deri sa insitucionet të vendosin se kush duhet ta bëj avansimin e tyre. Askush nga Avokati i shtetit nuk shpjegon pse nuk avancohen nënpunësit shqiptar. Përgjigja e vetme që morrëm nga ky institucion ishte…

Lexo më Shumë

Transparency International në Maqedoni ka fituar riakreditimin për tre vitet e ardhshëm dhe me këtë përmbushen të gjitha kriteret të jetë anëtare e plotë në koalicionin global në luftën kundër korrupsionit. Transparency International në Maqedoni edhe më të tej do të angazhohet të krijoj sistem të qeverisjes së mirë për parandalimin efektiv në luftën kundër korrupsionit”. thuhet në komunikatë. Transparency International përfaqëson lëvizjen globale me mbi 100 organe kombëtare në tërë botën, me një vizion: krijimin e një qeverie ku qeveria, shoqëritë biznesore, shoqëritë qytetare dhe jetën e qytetarëve në shtet të lirohen nga korrupsioni, ku të gjitha marrëveshjet dhe…

Lexo më Shumë

Draft- Raporti i Parlamentit Evropian për Maqedoninë jep përkrahje të plotë për fillimin e bisedimeve me BE-në në qershor të vitit 2019. Për Raportin do të votohen në nëntor. “Parlamenti Evropian e përkrah rekomandimin e KE-së dhe vendimin e Këshillit të caktohet qershori i vitit 2019 si datë për fillimin e bisedimeve, si mirënjohje për përpjekjet reformuese, vlerëson se hapja e shpejtë e procesit të skriningut dhe të bisedimeve paraqasëse do të sjellë dhe thellojë momentin reformues, vlerëson se hapja e bisedimeve do të sjellë motiv shtesë për demokratizim dhe do të përforconte kontrollin dhe llogaridhënien”, qëndron në Draft- Raportin…

Lexo më Shumë