Author: Arbnora Nora

Me fjalët përmbyllëse të të pandehurve, nesër në Gjykatën Penale do të vazhdojë gjykimi për rastin “Trust” të Prokurorisë Speciale Publike. Në seancën e sotme, e cila zgjati gati gjashtë orë, fjalët përmbyllëse u dhanë nga mbrojtja e të pandehurve, të cilët i kërkuan Gjykatës për shfajësim sepse, siç thanë ata, as “Transmet” as “Sileks” as “Vato” nuk e kanë ndëmtuar procedurën për blerjen publike. Avokati i Sead Koçanit dhe “Transmet” Maja Dojçinovska, duke shpjeguar procedurën për blerjen publike, tha se në rastin nuk parashihet se është kryerësi i veprës penale ai që është i pavetëdijshëm, pas gabimit, për shkak…

Lexo më Shumë

Një makinë e tipit “Golf” mbrëmë është djegur në rrugën “Virgino” në Shkup. Siç njoftojnë nga MPB, mbrëmë në orën 03:10 në SPB Shkup është denoncuar se në rrugën “Virgino” është djegur një makinë “Golf” me targa të Shkupit nën pronësi të R.A. Zjarri është shuar nga ana e pronarit, ndërsa janë kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e rastit./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot ka fajsuar kompani proruse greke në Maqedoni për nxitjen e grupit të tifozëve Komitët të sulmojnë pjesëtarët e policisë, në protestën e fundit para Kuvendit. Zaev thotë se raportet flasin se biznismenët prorus u kanë ndarë tifozëve rreth  21 mijë dollar. Po flas për atë që e kam ndëgjuar nga raportet që i morrëm. E dini ata djem të ri komita kur kanë sulmuar policinë janë marrë në stacion për të dhënë dëshmi, përmendën biznismen nga Rusia se ju kanë dhënë para, dhe se për atë janë atje dhe jo për diçka tjetër, deklaroi Zaev gjatë…

Lexo më Shumë

Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me shi të përkohshëm, fillimisht në pjesët perëndimore. Në disa vende do të ketë mot me vranësira të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Lokalisht janë të mundshme procese më intensive me shi të rrëmbyeshëm, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe jugore të shtetit. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 20 e deri në 34 gradë. Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë prej 17 e deri në në 31 gradë Celsius. Të mërkurën dhe të enjten do të jetë më freskët…

Lexo më Shumë

Komisioni për transport dhe lidhje sot ka pranuar propozimin për ribalancin e buxhetit për Radiotelevizionin e Maqedonisë (RTVM), me çka në llogarinë e shërbimit publik do të ketë plus tre milionë euro. Për vitin 2018 për RTVM-në së pari ishin paraparë 700 milionë denarë, ndërsa me rritjen e sotshme buxheti i RTVM-së do të jetë 886.550.000 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Deputetët e shumicës parlamentare theksuan ribalanci i buxhetit bëhet mbi bazë të projektimit të mjeteve për këtë vit, duke shtuar se një pjesë e mjeteve janë dedikuar edhe për borxhet e vjetra të RTVM-së. Përndryshe, ribalanci i buxhetit të RTVM-së…

Lexo më Shumë

Në aksionin kontrollues të Ministrisë së Punëve të Brendshme në dy klube të natës në Tetovë, mbrëmë janë arrestuar 32 vajza nga rajoni. Siç kumtoi MPB-ja, në aksionin e ndërmarrë nga ora 23:00 deri në 03:00 të mëngjesit, në dy objektet Policia ka gjetur dhe ka arrestuar 22 shtetase të Shqipërisë, një nga Kosova, dy nga Serbia dhe shtatë nga Maqedonia./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Përkundër vendimit të Këshillit të Komunës Strugës për ndalimin e barkave në Liqenin e Ohrit, në liqenin e Ohrit në Strugë mund të vërehen këto mjete lundruese. Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko për AIM thotë se inspektorët janë në teren dhe secila barkë që do të vërehet në liqen do të konfiskohet, dhe do të pasojë gjobë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Inspektorët janë në teren. Disa thonë se nuk mund t’i prekim në ujë, sepse ajo është kompetencë e portit të liqenit, nëse dalin në tokë, atëherë është kompetencë e Komunës së Strugës. Ne do ta presim kur do…

Lexo më Shumë

Ministri për Punë të Brendshme të Republikës së Maqedonisë, Oliver Spasovski, sot është takuar Bejtush Gashi, ministër për punë të brendshme të Republikës së Kosovës. Bashkëpunimi i deritashëm mes dy ministrive është vlerësuar si pozitive, edhe në nivelin politik edhe në atë operativ. Ministrat kanë biseduar për ndërmarrjen e aktiviteteve të mëtejshme për lehtësimin dhe përmirësimin e kalimit të qytetarëve në kalimin kufitar mes dy veнdeve, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Interes i të dy ministre është përparimi dhe thellimi të bashkëpunimit bilateral policor me qëllim që të përforcohet lufta kundër krimit të organizuar dhe dukurive tjera kriminale”, kumtoi MPB. Ministri Spasovski…

Lexo më Shumë

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM-ja përmes Dimçe Arsovskit reagojnë për festën që po ndodhë sot në 15 qytetet e Maqedonisë duke thënë se LSDM-ja refuzoi të jetë në krah me popullin e vet dhe e bojkotoi festën që u përurua në 20 vjetorin e pavarësimit të Republikës së Maqedonisë. Tash LSDM-ja organizon festë me të cilën dëshiron të shënon fshirjen e emrit Republika e Maqedonisë, fshirjen e historisë maqedonase, traditës dhe kulturës që e cila është shenjtë për popullin maqedonas. Ata thonë se kjo është kulmi i pafytyrësisë të Zoran Zaevit dhe LSDM-së, dhe se kjo është dëshmi se për ata…

Lexo më Shumë

Mickoski: Formimi i KSHZ-së nuk është çështje e ndarë Në takim në Prilep, Kryetari i partisë opozitare OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski tha se formimi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) është pjesë e paraqet masave dhe nuk duhet shikuar ndaras. OBRM-PDUKM-ja do të përgatit Ligj për amnisti, kurse për referendumin asgjë nuk dihet dhe nuk është definuar pyetja. “Nuk duhet që KSHZ-ja të shihet si çështje e ndarë. Ajo ishte pjesë e një paqetit më të madh. Ai filloi me të ashtuquajturat, ligjet e reformave, të cilat ishin të miratuara në mars dhe prill të këtij viti, opozita mori pjesë në krijimin…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, ju bëri thirrje qytetarëve që sonte bashkërisht të festojnë për ftesën për anëtarësim në NATO dhe datën për bisedime me Bashkimin Evropian. Ai sot në konferencë për shtyp tha se festa do të fillojë në ora 21:00 para hoteli “Beograd”, ku do të performojnë SAF, Blla Blla Blla dhe Maici Stojanviq, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Pa dallim të etnisë, fesë, dhe kombësisë të gjithë jemi të mendimit që ta mbrojmë shtetin jo vetëm për interesat evropiane, botërore dhe për paqen dhe sigurinë, por edhe të ruajmë vendin tonë të lindjes, qytetin dhe shtetin”, deklaroi…

Lexo më Shumë

Një person ka humbur jetën në aksident komunikacioni që këtë pasdite në ora 10:10 ka ndodhur në rrugën rajonale Manastir – Demir Hisar në dalje të fshatit Lisopaj. Nga SPB-Manasitr infromojnë se aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një traktor, dhe se ka humbur jetën vozitësi i traktorit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Komunikacioni në rrugën rajonale Manastir – Demir Hisar, në dalje të fshatit Lisopaj është i ndaluar, kurse ekipi i SBP-Manastir dhe institucionet tjera po kryejnë hetimet dhe i shohin arsyet për aksidentin e ndodhur./Telegrafi/

Lexo më Shumë