Author: Arbnora Nora

Një vajzë njëmbëdhjetëvjeçare është kafshuar nga një qen në Kavadar, njoftoi sot zëdhënësi i SPB Veles, Veroljub Dodevski. Rastin në polici e ka denoncuar personi V.P, babai i vajzës. Kryhet operacioni i parë në Maqedoni për mbjelljen dhe ndërtimin e zemrës artificiale Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Pano Mudarov” në afërsi të shtëpisë së tyre.

Lexo më Shumë

Rejtingu i kryeministrit Zoran Zaev në vitin 2018-të është rritur për nëntë për qind në krahasim me atë të vitit 2017-të tek vendet e Ballkanit Perëndimor, gjegjësisht tek vendet Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Bosnja Hercegovina, Kosova dhe Mali Zi, pas anketimi të bërë nga “Gallup”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Zaev ka bërë një nga rritje më të mëdha nga pozicioni i tij në krahasim me vitin e kaluar. Rritje më të madhe të rejtingut ka pasur kryeministri bullgar Bojko Borisov, pasi që kishte luftuar për afrimin e Ballkanit Perëndimor derisa Bullgaria udhëhiqte me presidencën e BE-së dhe tani rejtingu i tij është…

Lexo më Shumë

Tre zjarrfikës të Njësisë territoriale kundër zjarrit të Bashkisë së Shkupit janë lënduar sot, pasi makina e tyre është përmbysur në lagjen Maxhari të Shkupit. Komandanti i Njësisë së zjarrfikësve, Zvonko Tomeski, për AIM tha se tre zjarrfikësit janë vendosur në Qendrën për urgjencë dhe se po bëhen analiza të detajuara, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ekipi që është aksidentuar është dashur të intervenojë në zjarrin që shpërtheu në një shtëpi në Haraçinë, ndërsa atje është dërguar ekip tjetër. Sipas informacioneve të para makina e zjarrfikësve është përmbysur nga arsye të panjohura, ndërsa është shkaktuar vetëm dëm material./Telegrafi/ https://www.youtube.com/watch?v=-NiZJ5bjy7c

Lexo më Shumë

Policia mbrëmë në orën 2, në qendër të qytetit të Krushevës i ka gjetur dy vajzat e humbura nga Probishtipi, N.T. (19) dhe motrën e saj 16 vjeçare. Siç informojnë nga MPB, zyrtarët policor gjatë vërtetimit të identitetit i ka zbuluar të humburat. Vajzat më 16 korrik kanë qenë të lajmëruar për të humbura nga babai i tyre, M.T. (55) nga Probishtipi. Babi ka lajmëruar se fëmijët e tij me 14 korrik dalur nga shtëpia në drejtim të panjohur. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Në vitin shkollor 2017/2018 numri i përgjithshëm i nxënësve dhe studentëve të vendosur nëpër konvikte në shkollat e mesme dhe fillore është 6.334, që paraqet ulje për 6.2 për qind në krahasim me vitin 2016/2017. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), në shtëpitë për nxënës që i posedojnë shkollat e mesme fetare, janë vendosur 247 nxënës, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në raportin vjetor të ESHS janë përfshirë 37 shtëpi: shtëpitë për nxënës në shkollat fillore, shtëpitë për nxënës në shkollat e mesme, shtëpitë për nxënës në shkollat e mesme fetare dhe konviktet e studentëve. Nga ESHS thonë se…

Lexo më Shumë

Policia e trafikut kohëve të fundit është përpjekur të vendos rend në rrugët kryesore në pjesën veriore të Shkupit, ku pjesa dërmuese e popullësisë është shqiptare. Policia para dy muajsh nisi të zbatojë ligjin në këtë pjesë të qytetit duke gjobitur shoferët e papërgjegjshëm, të cilët makinat e tyre i parkonin në korsinë e fundit të bulevardeve nga Bit Pazar në drejtim të komunës së Butelit duke shkaktuar kaos në trafik. Megjithatë ligji në pjesën shqiptare të Shkupit zbatohet vetëm ditën sepse sa po bie muzgu shoferët e paprëgjegjshëm vazhdojnë me teket e vjetra sepse në atë pjesë të qytetit…

Lexo më Shumë

Komuna e Gazi Babës fitoi grand nga UNDP-ja në vlerë prej 30 mijë eurove, për ndërtimin e qendrës së re ditore për fëmijët më nevoja të veçanta. Sipas Kryetarit të Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski, i cili është edhe Kryetar i Rajonit Malor të Shkupit, me këto mjete, dukshëm përmirësohen kushtet për qëndrimet ditore për fëmijët e kategorive të lënduara, përcjell Telegrafi Maqedoni. Përveç kësaj, sot është nënshkruar memorandum bashkëpunimi midis Këshillit të Rajonit Malor të Shkupit dhe Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”. Memorandumi parasheh shfrytëzimin e përvojave për zhvillim të projekteve të shkruara me 18 komuna të rajonit…

Lexo më Shumë

Partia opozitare OBRM-PDUKM përmes një kumtese ka reaguar ndaj ndryshimeve të Kodit Zgjedhor duke thënë se mënyra se si LSDM-ja solli ndryshimet në Kodin Zgjedhor është tentativë për krijim të manipulimeve dhe mashtrim të vullnetit të qytetarëve. Me këtë, LSDM-ja dëshiron të kap procedurën demokratike dhe praktikën e vendosur demokratike. Sipas OBRM-PDUKM-së këto ndryshime sillen me konsultim dhe pajtim me opozitën dhe se vetëm në këtë mënyrë mund të garantohen kushte demokratike dhe fer pranë procesit zgjedhor dhe shprehje e vërtetë të qytetarëve. “Keqpërdorimi i flamurit të Evropës të ligjeve të cilat nuk janë në pajtueshmëri me të drejtën evropiane…

Lexo më Shumë

Maqedonia dhe Moldavia janë dy vende mike, që kanë potencial për bashkëpunim, por për fat të keq nuk nuk është shfrytëzuar mirë. Duhet të intensifikojmë dialogun politik dhe bashkëpunimin mes institucioneve të të dyja vendeve, me qëllim të zmadhimit të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar, është mesazhi që drejtuan Kryetarët e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov dhe të Republikës së Moldavisë, Igor Dodon, pas takimit në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinjev. “Në këtë kontekst, posaçërisht më gëzon që Moldavia e përkrah iniciativën tonë për arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik, për transmetimin e përvojave tona nga sfera e tërheqjes të investimeve ndërkombëtare dhe…

Lexo më Shumë

Motoçiklist i ri sot gjatë paditës është dërguar në Klinikat e Shkupit për lëndime të rënda të marra nga aksidenti i shkaktuar, që sipas Policisë, ka ndodhur në ora 13:30 në rrugë “Vëllazërim Bashkimi”, në afërsi të tregut në Gostivar. Nga informacionet e para të hetimeve të policisë që kryhen me lejen e Prokurorit Publik, është lënduar R.A (21) nga Gostivari.Ai në momentin e aksidentit ka drejtuar motoçikletën “Jamaha R6” me tabela italiane. Nga informata të pa verifikuara, ai është ndeshur me “Peugeut-partner” që e ka drejtuar personi nga Gostivari I.N (58). Në aksident motoçiklisti ka marr lëndime të rënda…

Lexo më Shumë

LSDM-ja e ka detyrim për të siguruar të ardhmen dhe nuk do t’i lejojmë askujt që ta pengojë anëtarësimin në BE dhe NATO, tha sot në një deklaratë për shtyp në Kuvend, Aleksandar Kiracovski, sekretari i përgjithshëm i LSDM-së. Ai nënvizoi se partia në pushtet mbështet propozimin e qeverisë për ndryshime në zgjedhjen e KSHZ-së. “Kemi lënë hapësirë që opozita në takimin e liderëve të tregoj konstruktivet dhe të heq dorë nga bllokimi”, tha Kiracovksi. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot me 62 vota “për”, asnjë “kundër” dhe të përmbajtur, e miratoi Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Kodit Zgjedhor. Me ndryshimet e ligjit parashihet votimi për kryetar, nënkryetar dhe anëtarë të KSHZ-së të zgjidhen më shumicën e thjeshtë (61 vota), në vend të dy të tretave apo 81 deputetë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, thotë se partitë në Kuvend janë marr vesh dhe kanë propozuar Lig për ndryshim të Kodit Zgjedhor për debllokimin e procesit të zgjedhjes së KSHZ-së, pa të cilën nuk mund të funksionojë asnjë institucion. “Qeveria…

Lexo më Shumë