Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Në vendkalimin kufitar Tabanoc, rreth 30 deri 60 minuta janë duke pritur për hyrje dhe dalje nga vendi, ndërsa në pikat e tjera kufitare nuk ka më ndalesa për hyrje dhe dalje nga vendi, thonë nga LAMM në raportin e rregullt mbi gjendjen e rrugëve. Përndryshe, trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të thata. Nga LAMM rekomandojnë lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur gjatë lëvizjes dhe në pajtueshmëri me sinjalizimin në trafik. Në gryka dhe prerje mund të ketë rrëshqitje të dheut, sidomos në rrugët: Koçani-Makedonska Kamenica-Dellçevë, Vinicë-Berovë,…
Author: Arbnora Nora
Shumica parlamentare, e kryesuar nga LSDM, e privatizon Kuvendin dhe iu është bërë zakon të shkelë Rregulloren, thotë deputeti OBRM-PDUKM, Dragan Danev, sipas të cilit vetëm vullneti i LSDM-së dhe BDI-së është i vlefshëm në Kuvend, për të cilin Danev pretendon se maska e tyre kanë rënë. “Ashtu si me Ligjin për Gjuhët, dhe me Kodin Zgjedhor, ata rëndë keqpërdorin flamurin evropian dhe Komisionin për Çështjet Evropiane”, tha Danev. Deputeti i OBRM-PDUKM-së thotë se kodi zgjedhor nuk është miratuar kurrë pa u konsultuar me opozitën dhe nuk u konsultua as edhe nga Komisioni për Çështje Evropiane. “Kur shumica parlamentare dëshiron…
Ministri i shtetit gjerman për Evropë, Michael Roth arrin në Shkup të hënën për takime me përfaqësuesit e qeverisë dhe opozitës. Siç njoftojnë nga Ministria për Punë të Jashtme e Gjermanisë, tema qendrore e takimeve do të jetë marrëveshja me Greqinë. Janë njoftuar se Roth do ketë takime me Kryeministrin dhe zv. kryeministrin, Zoran Zaev dhe Bujar Osmani, Ministrin për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe liderin të opozitës, Hristijan Mickoski. Ministria e Jashtme gjermane ka deklaruar se vizita e Roth në Shkup vjen një muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë…
Nga partia Ripërtëritja Demokratike e Maqedonase (RDM) thanë në një deklaratë se nuk janë kundër ndërtimit, por kundër lakmisë së pafund të disa investitorëve dhe papërgjegjshmërisë së personave nga politika dhe administrata që imponojnë zgjerimin urban në dëm të shëndetit dhe cilësisë së jetës së qytetarëve. “Vetëm me revizionin e DUP-ave të dëmshme do të ketë punë për ndërtimtarinë dhe jetesë më cilësore”, thonë nga RDM duke iu përgjigjur reagimeve të përfaqësuesve të biznesit të cilët pohojnë se industria e ndërtimit do të bie për shkak të moratoriumit të DUP-ave të caktuara. Nga RDM shtojnë se çdo DUP mund të…
Maqedonia dhe Mali i Zi do të formojnë grupe pune me qëllim që vendi t’i shfrytëzojë përvojat pozitive nga Podgorica në periudhën e bisedimeve aderuese për në NATO dhe hapjen e negociatave me BE-në. Në tryezë me Bashkimin Evropian, vendi fillimisht duhet të hapë kapitullin 24 që ka të bëjë me drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, që në pjesën më të madhe janë në kompetencë të ministrive të brendshme. “Në këtë pjesë, është shumë e rëndësishme mbështetja nga ministri, për të na ndihmuar që bashkë t’i realizojmë këto hapa që kanë të bëjmë me bisedimet aderuese në kapitullin 24”, tha ministri…
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij të Kosovës, Behgjet Pacolli në Prishtinë, tha se nëse Maqedonia vendos kundërmasa ndaj Kosovës për doganat, puna do të përshkallëzohet në drejtim të keq dhe pastaj përsëri duhet të ulen së bashku për të gjetur një zgjidhje. Dimitrov tha se shpreson se do të ndiqet politika e re evropiane dhe përmes një dialogu të shpejtë do ta kapërcejë këtë çështje, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Unë mendoj se kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur prodhuesit tanë dhe prodhuesit tuaj. Unë nuk mendoj…
Gjykatësja Lidija Trajkovska-Zimbovska, e cila është kryetare e këshillit gjyqësor për lëndën “Trust”, sot shpalli vendimin për të akuzuarit në këtë rast. Të akuzuarit Sead Koçan iu shqiptua dënimi prej 6 vite burg ndërsa për të akuzuarin tjetër kryesor, Vasilije Aviroviq 3 vite. Të tjerët u liruan nga akuza. I akuzuari i parë i rastit Sead Koçan është dënuar me gjashtë vjet burg për vepër penale “Keqpërdorim të procedurës për thirrje publike, ndarje të marrëveshjes për furnizim publik ose partneritet publiko-privat”, ndërsa i akuzuari Vasilije Aviroviq, i cili nuk ishte i pranishëm në sjelljen e aktvendimit me arsyetim se nuk…
Është sfondi i parazgjedhur për Microsoft Windows XP, një nga pamjet e cila njihet nga pothuajse çdo përdorues i kompjuterit, përcjellë KultPlus. Kjo fotografi e njohur me emrin “Bliss”, është shkrepur nga fotografi Chuck O’Rear. 21 vite më parë, O’Rear u pozicionua para një kodre të gjelbër të Sonama, ku kapi këtë pamje. Ndërsa tani, ky vend ka ndryshuar në mënyrë drastike. Zhgënjimi është i madh për të gjithë që shikojnë gjendjen aktuale të këtij vendi përrallor në 1988. Barit të gjelbër ia kanë zënë hardhi dhe barishte të tjera të zverdhura. Reagimet kanë qenë të shumta në median sociale…
Në Maqedoni kërkohen punëtorë sezonal për mbledhjen e mollëve, rrushit dhe frutave tjera në rajonin e Prespës, Resnjës, Berovës, Kavadarit, ndërsa mëditja është prej 700 deri 1000 denarë. Në rajonin e Resnjës dhe Prespës do të nevojiten më shumë se një mijë mbledhës të mollëve këtë vjeshtë, edhe pse në tre lokacione janë dëmtuar frutat nga moti i ligë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Në Prespë mbledhja fillon më 27 shtator, ndërsa përfundon më 1 nëntor, do të thotë se zgjat përafërsisht katër ose pesë javë. Punëtorët sezonal fitojnë nga 800, 900 deri 1 mijë denarë. Kemi njerëz nga Maqedonia Lindore, por…
Maqedonia edhe zyrtarisht ka dërguar shkresë tek CEFTA, BE dhe Qeveria e Kosovës, përmes së cilës kërkon tërheqje të vendimit për rritjen e doganave për importin e pemëve dhe perimeve në Kosovë. Ministria e Bujqësisë në Maqedoni thekson se nëse Kosova nuk e tërheq vendimin, Qeveria e Maqedonisë do të merr masa për mbrojtjen e prodhimeve vendore, përcjell Telegrafi Maqedoni. Qeveria e Maqedonisë dhe ajo e Kosovës po bisedojnë për të gjetur zgjidhje për vendimin për rritjen e doganave. Ministri i Bujqësisë Ljupço Nikollovski së bashku me Ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, javën e ardhshme do të kenë takim me…
Kryeministri Zoran Zaev është optimist se së shpejti do të gjendet zgjidhje për çështjen e referendumit dhe të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Pas takimit me liderët e partive më të mëdha Zaev njoftoi se nuk do të lejoj të kushtëzohen marrëveshjet me karakter strategjik. „Kompromis nuk do të ketë për çështje strategjike. Amnestim direkt ose indirect nuk ka. Do ti japim shansë dialogut deri sa të jetë e mundur. Sigurisht pas saj do të vazhdoj parlamenti të punoj kurse ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të vazhdojn në Komision, ka deklaruar Zaev. Ai nuk zbuloi detale nga takimi megjithatë njoftoi…
Sindikata e të punësuarve në “Jugohrom” kërkon që kombinatit për përpunimin e metalit t’i mundësohet të nis sërish punën sa më shpejtë të jetë e mundur. Edhe përkundër faktit që Jugohromi u mbyll për shkak të mos-vendosjes së filtrave dhe ndotjes që shkaktonte, Sindikata mohon që kjo fabrikë të jetë shkaktari kryesor i ndotjes në rajonin e Pollogut. Në janar 2016 ndotja e Tetovës ishte me 213 mikrogramë, ndërsa Jugohromi nuk punonte, në maj Jugohromi punonte dhe janë harxhuar 17.100 megavat për orë, ndotja në Tetovë ishte 52 mikrogramë në metër kub. Në 2017 Jugohromi nuk punonte, ndotja ishte 116…