Author: Arbnora Nora

Një person është therur me thikë pas përleshjes mes dy grupeve në autobusin me numër 22 të Ndërmarrjes Transporti Publik. Sipas raportit policor ngjarja ka ndodhur në afërsi të poliklinikës “Gjorçe Petrov”. I lënduar ka mbetur N.M (17) nga Shkupi, i cili pas ngjarjes është dërguar për kurim në spitalin “8 shtatori”. Më pas i njëjti person është lëshuar nga spitali dhe ka dëshmuar në polici për ngjarjen. Policia ka arrestuar dy persona lidhur me incidentin. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Revizioni shtetëror tashmë 7 muaj është pa drejtor. Ndonëse në fillim të vitit Kuvendi shpalli konkurs për zgjedhjen e njeriut të parë të Entit shtetëror të revizionit dhe procedura tashmë ka përfunduar, shtatë muaj kjo pikë assesi të mbërrijë në rend dite në Komisionin për zgjedhje dhe emërime me të cilin kryeson deputeti Ilija Dimovski. Ai shkurt në bisedë telefonike për Alsat M paralajmëroi se pika për emërimin e revizorit shtetëror do të vihet në rend dite pasi të emërohen anëtarët e KSHZ-së që për momentin është çështje më e rëndësishme. Deputetët e shumicës akuzojnë se qëllimisht po pengohet emërimi…

Lexo më Shumë

Pas kumtesës me shkrim të VMRO-DPMNE-së ka reaguar partia në pushtet, LSDM, nga ku theksojnë se Maqedonia tashmë nuk është shtet i kapur. “VMRO-DPMNE secilën ditë shpërndan të pavërteta dhe shpikje me qëllim që ta fsheh sjelljen destruktive përmes cilës përpiqet që ta ndalojnë të ardhmen e Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së duke shtuar se koha e kriminalitetit, dhunës, borxheve, shkelje të të drejtave të njeriut mbaroi me kalimin e VMRO-DPMNE -së në opozitë. Ata shtojnë se Maqedonia tashmë nuk është shtet i kapur, por e lirë, demokratike, zhvillimore dhe mik dhe partner në rajon dhe botën demokratike. “Asnjë…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bujar Osmani së bashku me Ministrin e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku vizituan dje Komunën e Dibrës, njofton Portalb.mk. Ata realizuan takim me kryetarin e Komunës së Dibrës Ruzhdi Lata me të cilin diskutuan për projektet të cilat janë realizuar si dhe u këmbyen mendime rreth mundësisë për realizimin e projekteve përmes mjeteve nga IPA-t. “Sot edhe si Zëvendëskryeministër i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane por edhe si Negociotar Kryesor Politik i Qeverisë me BE, po e nis nga Dibra karvanin e Evropianizimit të shtetit dhe të shoqërisë. Duke pasur parasysh se…

Lexo më Shumë

Në vend se nga katër maune në ditë, Maqedonia prej 18 korrikut pothuajse aspak nuk eksporton fruta dhe perime në Kosovë. Pas vendosjes së vendimit për rritje të doganave për 30 për qind, plasmani, nga të zakonshmit 150 – 150 tonë, ra në zero, thonë afaristët. Ata kërkojnë që vendimi të tërhiqet sepse bllokon këmbimin, ndërsa të mendimit të njejtë janë edhe kolegët e tyre nga ana kosovare. Tërheqje të vendimit dje kërkuan edhe minsitritë e Maqedonisë të Ekonomisë dhe të Bujqësisë, me shkresa zyrtare deri te CEFTA, BE-ja dhe Qeveria e Kosovës. Paralajmëruan se nëse kjo nuk do të…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell, me vranësira të vogla. Do të fryejë erë e lehtë në drejtim veriperëndimor. UV indeksi është 9. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri në 21 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 26 deri në 39 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me diell, me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 22, ndërsa ajo e ditës deri në 39 gradë. Nga nesër dhe ditëve të ardhshme sërish do të mbajë mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme të…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja opozitare, përmes një komunikate me shkrim, ka akuzuar partinë në pushtet, LSDM, dhe liderin e saj Zoran Zaev se po i varfërojnë qytetarët. “Republika e Maqedonisë është në dy gjunjtë. Dhunë, vrasje, kanosje, kriminalitet, janë një pjesë ka balanci i zi që po e zbaton karteli kriminal i Zaevit dhe LSDM-së. Zaevi fitoi konkurrencë nga krimineli i quajtur Koço Angjushev. Zaevi dhe Angjushevi po e bëjnë shtetin si firmën e tyre private, derisa qytetarët i varfërojnë. Përderisa qytetarët janë të shqetësuar nga deklaratat ku në mënyrë të vazhdueshme ndryshohen qëndrimet e Zoran Zaevit se a do të ketë referendum…

Lexo më Shumë

Qeveria e Nikolla Gruevskit në vitin 2011 ka shkurtuar pagat e deputetëve për tridhjetë për qind në kuadër të masave për zbutjen e pasojave të krizës finansiare. Deputeti i LSDM-së, Tomisllav Tuntev, thotë se Gruevski me vendim qeverie ka ulur pagat e të zgjedhurve të popullit, ndërsa nga ana tjetër ka vjedhur miliona taksa të qytetarëve, përmes provizioneve nga investimet e shtrenjta dhe joproduktive. ““Qeveria e kaluar nuk i ka ulur shpenzimet rrugore, por vetëm i ka ngrirë rrogat e deputetëve. Ne si grup parlamentare për herë të parë u angazhuam që të ulim shpenzimet rrugore që të rregullojmë…

Lexo më Shumë

Gjykata Penale në Shkup, sot i ka shpallur fajtor dy të akuzuar në rastin Trust. Biznismenit Sead Koçan u dënua me gjashtë vjetë burgim,  për vepër penale ‘’keqpërdorim të procedurës ndarje të marrëveshjes për furnizim publik”, përderisa i akuzuari tjetër, Vasilje Aviroviq u dënua me tre vite burgim. Nga akuza është liruar Safet Vatiq, sepse nuk është dëshmuar se ka kryer veprën penale për të cilën akuzohej. Prokurori i Speciales, Gavrill Bubevki ishte i kënaqur me vendimin dhe theskoi se për here të pare gjykata ka konfiskuar pasuri në bazë të demit që është shkaktuar. Bëhet fjalë për parim-bruto të konfiskimit…

Lexo më Shumë

Tentim i Qeverisë për të përçarë opozitën. Kështu e vlerësojnë në partinë e Selës vendimin e kryeministrit që në takimin e liderëve të ftojnë liderin e Besës opozitare Bilall Kasamin. Aleanca për shqiptarët madje kërkon nga partia e Kasamit të mos bien pre e konstruksioneve të pushtetit. “Aleanca për Shqiptarët nuk ka komplekse të vogëlsisë e as ndonjë delir madhështie. Rolin e saj në skenën politike e kanë vulosur vetë votuesit shqiptar në zgjedhjet e fundit dhe kompaktësia e strukturës së ASH-së dhe jo “hesapet” e koalicionit ” bratsvo edinstvo” të LSDM-BDI-së. Ne nuk do të bëjmë luftë të pakuptimtë…

Lexo më Shumë

Me reagime të ashpra, fyerje të ndërsjellta dhe pushimet të shumta, po zhvillohet debati për ndryshimin e amendamenteve të Kodit Zgjedhor të paraqitur nga OBRM-PDUKM. Para se të japë një pushim, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Artan Grubi hyri në një konflikt verbal me deputeten Slagjana Mitovska nga OBRM-PDUKM, e cila vendosi një flamur evropian në foltore dhe kërkoi shpjegimin e amendamenteve. Kur i kaloi koha e të folurit, Grubi i tha asaj të kthehej në vend, ndërsa ajo i kërkoi që ta fikte mikrofonin. Në pyetjen e Grubit, se sa kohë i duhet për t’i dhënë fund diskutimit,…

Lexo më Shumë

Ndryshimet në Kodin Penal, që do të lejonin që disa nga ish-zyrtarët e OBRM-PDUKM-së t’i shmangeshin përgjegjësisë penale, janë të papranueshme për qeverinë. Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov sot në Prishtinë tha se “në momente të tilla, nuk duhet të mendojmë për partinë dhe karrierën tonë politike dhe një proces historik, siç është referendumi, të kushtëzohet duke shkelur parimin e përgjegjësisë”, përcjell Telegrafi Maqedoni, Jo zyrtarisht, OBRM-PDUKM kërkon ndryshime në Kodin Penal në nenin 353 për zvogëlimin e dënimeve për “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe kompetencave”. Sipas ekspertëve partiakë të opozitës, ky nen i ligjit “përkufizon gjerësisht nocionin e një…

Lexo më Shumë