Tetë persona kanë marr lëndime të lehta trupore nga gjashtë aksidentet nga gjithsej dhjetë çka kanë ndodhur në natën e kaluar në Shkup, ndërsa në katër janë regjistruar dëme materiale. Nga MPB njoftojnë se dje në komunikacion ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkelësve të ligjit. 57 vozitës kanë tejkaluar shpejtësinë e duhur, tetë vozitës kanë kaluar në semaforin me ngjyrë të kuqe, dy nuk kanë dhënë përparësi kalimi. Nga komunikacioni janë shkyçur shtatë vozitës të cilët kanë drejtuar veturën nën ndikimin e alkoolit, 19 vozitës para se të marrin patentë për vozitje, tre vozitës fillestar, si…
Author: Arbnora Nora
Qeveria ka marr vendim që pjesa e gazsjellësit Shkup-Tetovë-Gostivar, çka është paraparë të shkoj deri në Ohër të vazhdohet të ndërtohet me të njëjtën linjë, por me disa ndryshime dhe masa, njofton drejtori i Resurset Energjetike të Maqedonisë, Bajram Rexhepi në një intervistë për AIM. “Është paraparë që të zvogëlohet gjerësisë e punimeve në zonë nga 25 në 10 metra dhe të ndryshohet plani urbanistik në vetë majën e Vodnos ku janë pyjet e larta. Plani urbanistik i ri do të jetë rreth rrugës ekzistuese dhe vetëm është paraparë të zgjerohet për disa metra në anën e djathtë dhe anën…
Fondi për shpërngulje të KB (UNFPA) dhe Enti Shtetëror për Statistika (ESHS) në Shkup kanë nënshkruar memorandum për mirëkuptim çka parasheh forcimin e kapaciteteve kombëtare për mbledhjen e të dhënave për shpërnguljen, analiza, shpërndarja dhe shfrytëzimi i zhvillimeve politike, deklarojnë nga ESHS, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjatë tre vjetëve të ardhshme, UNFPA do të siguroj ndihmë teknike për përmirësimin e statistikave të shpërnguljes, duke përfshirë edhe regjistrimin, thuhet në deklaratë. Deri më tani bashkëpunimi, si thanë ato, vazhdon në drejtimin e ndihmën e ngritjes së vetëdijes dhe njohurive të të shpërngulurve për rëndësinë e statistikave, si dhe dialogut të vazhdueshëm me…
Me urdhër të Prokurorisë Publike për organizim kriminal dhe korrupsion, Ministri për Punë të Brendshme dje nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik ka marr dokumentacionin e nevojshëm në lidhje me shpërndarjen e grandeve nga Fondi për funksionar të lartë publik. “Është kërkuar dhe siguruar dokumentacioni i nevojshme”, konfirmojnë për AIM-ën nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik. Nga Prokuroria Publike dhe Ministria për Punë të Brendshme nuk kanë komentuar për ngjarjet, sepse bëhet fjalë për procedura para hetimore. /Telegrafi/
Ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov në ditën e dytë të punës së Komisionit për çështje të jashtme tha se nuk ka se çfarë të fsheh, ndërsa pyet kryetarin e komisionit, Antonio Milloshoski përse materialet nuk kanë qenë të dhëna në kohë por pesë minuta para se të fillojë seanca. “Publikimi i sekreteve shtetërore donë të thotë se informacionet e tilla mund ta dëmtojnë procesin i cili nuk ka përfunduar. Në janar kishte vërejtje nga takimi i liderëve. Nuk e dij se kush e ka bërë. Në fund shpresonim të ngiheshim mbi sfidën. Kalimi i këtij lloji është sikur…
Kryetari i komunës së Shkupit ka vendosur kontakt deri tek kolegu i tij i Ahinës dhe i ka dhënë mbështetje, por i ka ofruar që t’i dërgojë edhe ndihmë, theksojnë nga zyra e kryetarit të Athinës, Giorgos Kaminis “Me kryetarin e komunës së Athinës, Giorgos Kaminis e kanë kontaktuar kryetarët e Tiranës, Erion Velia dhe i Shkupit, Petre Shilegov, të cilët i kanë ofruar mbështetje të madhe për atë në të cilën po kalon Athina, si dhe qëllimin e tyre për të ofruar ndihmë nëpërmjet Athinës, për fushat e prekura. Kaminis iu ka falënderuar për solidaritetin çka e kanë shprehur…
Në një konferencë për shtyp, deputeti i Kuvendit një herit edhe Kryetar i Aleancës për Shqiptarët tha se Maqedonisë nuk i duhet që zëvendës Kryeministër të për Çështje Evropiane të korruptuar të bisedoj në procesin e skrinungut me BE-në. “Maqedonia duhet të jetë anëtare e NATO-s dhe e BE-së, kjo është në platformën e Aleancës për Shqiptarët dhe dhe aspiratave të një kombi që ne përfaqësojmë. Ne kemi përshëndetur marrëveshjen me Greqinë por kemi shprehur shqetësimin për dy çështje, me tendencat t’ju imponuar shqiptarëve që në dokumentet e tyre të jenë maqedonas, qytetarë të Maqedonisë Veriore, dhe anashkalimi e futjes…
Prokuroria Speciale Publike ka kërkuar nga Prokuroria Publike dokumentacionin për mbylljen e gazetave në pronësi të Media Print Maqedoni, përcjell portali “Fokus”. PSP nga tani do të kryejë hetim se si tre gazetat janë mbyllur dhe do të kryejë hetim rreth dyshimeve për shpërdorim të detyrës zyrtare nga njerëzit e parë të kompanisë, Srgjan Kerim dhe Jana Stanisavanjeva. Lënda është kërkuar nga Prokuroria Publike që kur PSP ka konfirmuar se ka mangësi. Në kohën e mbylljes së gazetave, hetuesit e PSP-së kanë mundur të hyn në hapësirat e MPM-së. Kompania tani është në procedurë falimentimi./Telegrafi/
17-vejçari nga fshati Çegran të Gostivarit është mbajtur në Stacionin Policor për shkak se në shtëpinë e tij janë gjetur armë, municion dhe marihuanë. Nga SPB Tetovë sot informojnë se zyrtarët policor të zyrës së jashtme për punë kriminale Gostivar, mbrëmë me urdhër gjykate, kanë kryer kontroll në shtëpinë e 17-vjeçarit nga fshati Çegran, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Gjatë kontrollimit të dhomën e tij në shtëpi janë gjetur: pistoletë “Zoraki” i kalibrit 9mm me dy plumba të të njëjtit kalibër, 1 qese plastike me marihuanë, një blues me mbetje të marihuanës, shkop bejsbolli, 2 boksa të hekurt, thikë dhe një cigare…
Katastrofat natyrore nuk njohin kufi dhe i tejkalojnë të gjitha kontestet, kumtojnë nga MPJ-ja e Greqisë dhe ju falënderua të gjithëve për ndihmën e ofruar dhe përkrahjen e shprehur dhe solidaritetit. “E shprehim falënderimin tonë të sinqertë deri te ministri për punë të jashtme të Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu, dhe të IRJM-së, Nikolla Dimitrov për reagimin e tyre të shpejtë që të ofrojnë mjete ajrore për shuarjen e zjarreve në Athinë”, kumtojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë. MNP-ja e Greqisë i falënderoi edhe Qipron, Izraelin, Spanjën dhe Komisionin Evropian për ndihmën e ofruar, por edhe të “të gjithëve…
Ministri shtetëror për Evropë pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republika Federative e Gjermanisë, Michael Roth, sot do të takohet me zëvendës Kryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani. Siç thonë nga kabineti i Zëvendës Kryeministrit Osmani, në takim do të bisedohet për përgatitjet e procesit të skriningut, ndodhitë aktuale politike që kanë të bëjnë për përgatitjen e referendumit për marrëveshjen me Greqinë, si dhe temat tjera që kanë të bëjnë me integrimet e Republikës së Maqedonisë. Takimi do të mbahet në hapësirat e Sekretariatit për çështje evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Pa zgjidhje të çështjes së emrit nuk ka perspektivë…
Paga mesatare u rrit në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa paga minimale dha presionin më të lartë në rritjen e pagës mesatare, tha ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovskja në një intervistë me për “Makfax”. “Duke ngritur pagën minimale në 12 mijë denarë, të gjitha pagat në vendin tonë janë rritur”, thotë Carovska. Në pyetjen nëse dhe sa e ndjenjë qytetarët rritjen, ajo tha se në vitin e kaluar 2017 qytetarë kanë marr 8.000 denarë, sot pranojnë 12.000 denarë, çka është një e treta më shumë dhe kjo do të thotë se qytetarët e ndjenjë ndryshimin në…