Lider i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, sot nga foltorja e Kuvendit ka njoftuar se deputetët e partis së tij do të jenë të përmbajtur gjatë votimit të referendumit. “Sot është një moment i rëndësishëm, deputetët janë para një vendimi të madh. I dëgjova më herët fjalimet e kolegëve të mi. Kemi kundërshtuar këtë proces, pasi opozita u përjashtua nga takimi i liderëve dhe informacionet i kemi marrë nga mediat. Jam një nga deputetët që rrëzimin e një regjimi dhe përmirësimin e gjendjes e kam paguar me gjak. Pyetja e referendumit nuk duhet ta përmbajë marrëveshjen me Greqinë, por ndryshimin…
Author: Arbnora Nora
Seanca e Komisionit kuvendor për politikë të jashtme, në të cilën ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov duhej të referonte për realizimin e politikës ndërkombëtare, është ricaktuar për më 1 gusht. Nga shërbimi kuvendor për media informuan se seanca është ricaktuar për shkak të disa obligimeve kuvendore, të lidhura me koordinimin e grupit të deputetëve, lidhur me seancën e paralajmëruar plenare për konfirmimin e çështjes së referendumit lidhur me Marrëveshjen midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë. Ministri Dimitrov, i cili duhet të ketë fjalim për udhëheqjen e politikës së jashtme, nuk arriti të dalë para anëtarëve të…
jarret vdekjeprurëse që përfshinë hapësira pranë Athinës këtë javë, mund të jenë ndezur me dashje, tha zëvendësministri grek i Mbrojtjes, Mikos Toska. “Nuk ka vetëm indikacione, por edhe shenja për zjarrvënie”, tha ai, duke mos dhënë më shumë detaje. Së paku 82 njerëz vdiqën nga zjarret, ndërsa kërkimet vazhdojnë edhe për rreth 30 të tjerë të zhdukur. Të gjitha zjarret që kanë paraqitur kërcënim për komunitetet e banueshme janë shuar, thanë autoritetet. Aeroplanët zjarrfikës dhe fuqia punëtore nga Italia, Spanja, Qiproja dhe Rumania ndihmuan në zbutjen e flakëve.
Kepios, Hootsuite dhe We Are Social që njihen si kompani që e vlerësojnë sjelljen e njerëzve në rrjetet sociale kanë bërë një kërkim për klikimin e reklamave në Facebook, shkruan Telegrafi Maqedoni. Një ndër shtetet që më shumë klikojnë reklamat në këtë gjigant të madh të rrjeteve sociale është edhe shteti i Maqedonisë, respektivisht qytetarët e Maqedonisë. Maqedonia në këtë listë është e teta në renditje me këto karakteristika: Një qytetar i Maqedonisë klikon mesatarisht 18 reklama në muaj. Më aktive në reklama janë femrat në Maqedoni që shtypin minimum 11 reklama në muaj kurse meshkujt shtypin 7 reklama. Ishujt Faroe janë kampionë…
Qyteti i vogël Demir Kapija, i cili njihet për grykat dhe turizmin veror, kohëve të fundit është bërë vend i njohur edhe për humanitetin dhe unitetin mes banorëve. Tanimë disa muaj banorët e Demir Kapisë aktivisht janë kyçur në aksion, me qëllim që të ndërtojnë shtëpi për një familje 11 anëtarëshe nga fshati Bistrenci, e cila gjendet në vështirësi materiale, përcjell Telegrafi Maqedoni. Prindërit dhe nëntë fëmijët e tyre, prej të cilëve pesë janë të mitur, për një kohë të shkurtë në vend të shtëpisë së vjetër do të bëhen me shtëpi të re, dhoma të reja dhe kushte më…
Ndërmarrja Publike e Qarkullimit NPQ – Shkup e informon opinionin se nga sot stacioni i autobusëve tek xhamia Jahja Pasha drejt Butelit është zhvendosur për rreth njëqind metra pas mbikalimit të këmbësorëve, gjegjësisht stacioni tani është para SHF “Liria”. Zhvendosja e stacionit është për shkaqe sigurie. Në lokacionin paraprak, për shkak të frekuencës së madhe të njerëzve dhe automjeteve, shpesh ndodhnin aksidente, njoftuan nga NPQ.
Dita e Republikës, 2 gushti (e enjte) është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Njëkohësisht, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë ua uron Ditën e Republikës.
Eurokomesari për zgjerim Johannes Hahn, në një intervistë për gazetën “Politiko Evropa” thotë se është i bindur se bisedimet me Maqedoninë dhe Shqipërinë do të fillojnë vitin e ardhshëm. Në intervistë Hahn shpjegoi se me të dy vendet ka filluar puna përgatitore, që i paraprinë hapjes së bisedimeve me BE-në, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Kjo është punë shumë kompjete dhe shpresoj se do të arrijmë ta përfundojmë brenda një viti ose 14 muajve. Qëllimi është që të jepet dritë e gjelbër nga vendet anëtare në mesin e vitit të ardhshëm”, tha Hahn. Ai kujtoi edhe kushtet që vendet anëtare të BE-së…
Maqedonia në janar të vitit 2018 ka pasur 2.075.300 banorë, që është rritje në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar kur ka pasur 2.073.700 banorë, tregojnë të dhënat e hetimeve për popullimin që ka publikuar Zyra e statistikave të BE-së – Eurostat. Maqedonia nuk ka realizuar regjistrim të popullsisë prej vitit 2001. Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostol Simovski, në një intervistë për AIM tha se regjistrimi i ri i popullsisë do të bëhet në vitin 2020 në periudhën prej 1 deri 21 prill, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas Eurostat, në Bashkimin Evropian në janar të vitit…
Prokurori Publik Lubomir Jovevski, ka njoftuar se do të vazhdojë hetimet lidhur me vrasjen e të riut Nikolla Sazdovski. Ai nuk theksoi nëse do të zgjerohet hetimi, megjithatë u zotua se të gjithë që kanë kryer vepra penale do të marrin dënimin e merituar. ‘’Për secilin që do të identifikohen se ka kryer vepra kriminale, me dëshmi të duhura, do të sillet vendim I duhur. Dhe në këtë moment Prokuroria është duke u marrë me këtë rast, nëse hetimi do të zgjerohet në këtë moment nuk mund të njoftoj. Megjithatë do të varet nga dëshmitë dhe ekspertizat,’’ ka deklaruar Jovevski…
Autoritetet ende nuk e kanë zbuluar se kush janë sulmuesit e Branisllav Sinadinovskit, themeluesi i Bashkësisë Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni edhe pse kanë kaluar pothuajse 5 muaj që kur ka ndodhur ky incident. Sinadinovski, i cili nga sulmi mori lëndime në kokë dhe trup, me fytyrë si dhe 6 dhëmbë të thyer thotë për Almakos se as nga Prokuroria dhe as nga policia nuk ka shkuar askush që të marrë deklaratën e tij. E vetmja që i ka dhënë mbështetjen, thotë ai, ka qenë Ambasada Amerikane. “Askush, as nga policia, as nga prokuroria.Nuk ka ardhur askush. Nuk kam…
Maqedonisë do t`i duhen të paktën edhe 50 vite që të arrijë nivelin e standardit jetësor të vendeve të Bashkimit Evropian, theksohet në raportin e fundit të Komitetit Britanik për Punë të Jashtme. Duke komentuar këtë, njohësit e çështjeve ekonomike thonë se fokusimi në investimet kapitale, thithja e investimeve të huaja si dhe rritja e konkurrencës në tregun ndërkombëtarë janë shtyllat kyçe për të zvogëluar hendekun prej një shekulli mes Maqedonisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian, sa i përket standardit jetësor. “Autoritetet e vendit si e para që duhet të bëjnë është të krijojnë kushte për rritjen e Bruto Prodhimit…