Ligji për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë do të publikohet në Gazetën Zyrtare pas referendumit, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Ai pret që së pari qytetarët të sqarohen, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Do të presim pas referendumit, që të kemi mendimin këshillues nga qytetarët. Nuk duhet t’i sforcojmë punët”, tha Xhaferi në debatin e Kuvendit. Vendimi për referendum vetëm se është publikuar në Gazetën Zyrtare dhe rrjedhin afatet. Kampanja fillon me 10 shtator. Të gjitha institucionet do të jenë të kyçura në kampanjë, por partitë do të jenë bartësit. Nuk mund asnjë subjekt politik që të ç’kyçet nga kampanja. Deputetët…
Author: Arbnora Nora
Eurkomisari për zgjerim, Johanes Han, në profilin e tij në Tuiter mbrëmë e përshëndeti vendimin e Kuvendit që ta mbajë referendumin për Marrëveshjen me Greqinë më 30 shtator. “BE e mbështet këtë marrëveshje dhe implementimin e saj si simbol për pajtim dhe fqinjësi të mirë në rajon. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike të votës. Bëhet fjalë për vendin dhe të ardhmen e tyre”, ka shkruar Han.
LSDM-ja edhe njëherë e shkeli demokracinë në Maqedoni, ndërsa Zaevi edhe njëherë i gënjeu qytetarët e Maqedonisë dhe e shkeli premtimin për referendum të obligueshëm. LSDM-ja sërish tregoi autokraci dhe mosrespektim të demokracisë parlamentare, kumton Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së. “Të vetëdijshëm për dëmin e marrëveshjes së kapitullimit dhe të vetëdijshëm se marrëveshje për ndryshim të kushtetutës nuk është e pranueshme për qytetarët, me forcë dhe me manipulim të rëndë përmes çështjes së dyshimtë për referendum tentojnë ta shtyjnë. LSDM-ja në mënyrë brutale e shkel praktikën e vendosur demokratike, formulimi i çështjes së referendumit të jetë rezultat i konsensusit midis…
LSDM, si parti përgjegjëse dhe shtetërore së bashku me të gjithë faktorët politik të cilët janë përcaktuar për përparimin e Maqedonisë, mundësoi fjalën e fundit për Marrëveshjen me Greqinë ta kenë qytetarët, thuhet në kumtesën partiake. “Referendumi është demokraci e vërtetë dhe e drejtpërdrejtë, ndërsa vullneti i shprehur në të do të jetë i obliguar për të gjithë sepse vota e qytetarit është e rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë. U bashkuan të gjitha partitë politike të cilat me të vërtetë janë për në BE dhe NATO, përveç Hristijan Mickoskit dhe udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së, të cilët janë kundër integrimit. U…
Kryeministri Zoran Zaev sot e priti për vizitë ambasadoren e re të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Rejçëll Gallouej, të cilës i dëshiroi mirëseardhje dhe shprehu bindjen se ajo me sukses do t’i vazhdojë aktivitetet për përforcimin e mëtejmë të marrëdhënieve midis dy vendeve, informoi pres shërbimi qeveritar. Kryeministri Zaev e ka njoftuar ambasadoren Gallouej me momentin politik aktual në vend me theks të veçantë për krijimin e kushteve më të mira për mbajtjen e referendumit të ardhshëm për marrëveshjen me Greqinë si hap i radhës drejt anëtarësimit të vendit tonë në BE dhe…
Shpenzimet për zbatimin e referendumit për emrin që në pajtueshmëri me vendimin e sotëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të mbahet më 30 shtator të këtij viti, do të kushtojë 3.5 milionë euro, transmeton Medial.mk. Paratë do të sigurohen nga Buxheti i RM-së, me shpërndarjen e shfrytëzuesve buxhetor të pushtetit qendror dhe fondeve siç është e definuar në Vendimin që e votoi pasditen e sotme Shtëpia ligjvënëse. Vendimi për shpërndarjen e mjeteve është miratuar pa debat me 64 vota “për”, asnjë “kundër” dhe “abstenim”, ndërsa asaj i ka paraprirë seanaca e Komisionit për financim dhe buxhet dhe Komisioni…
Me 68 vota për, deputetët kanë miratuar vendimin për shpalljen e datës për mbajtëjen e referendumit lidhur me çështjen e emrit. Gjatë votimit në sallën e lëshuan deputetët e partisë opozitare VMRO-DPMNE dhe lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, i cili paraprakisht kishte paraljmëruar se deputetët e partis së tij do të jenë të përmbajtur gjatë votimit. Referendumi do të mbahet më 30 shtator, kurse qytetarët do ti përgjigjen pyetjes : “A jeni për anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes së emrit me Greqinë?”./Almakos
Komisioni Rregullator për Energjetikë në seancën e sotme vendosi të ulë çmimin e për ngrohjen qendrore nga 1 gushti i këtij viti për qytetarët në Bashkinë e Shkupit. Siç informoi kryetari i KRRE, Marko Bislimovski, çmimi për distribuimin e harxhuesve në Balkan Energy Group ulet për 3.1 për qind për Shkup-Veri, ndërsa për ELEM për 1.13 për qind. Ai tha se ulja e çmimit vjen si pasojë e uljes së çmimit të gazit natyror në krahasim me vitin e kaluar. Përkrah kësaj, KRRE për 8.4 për qind e ka ulur çmimin edhe për harxhuesit fiks./Telegrafi/
Iniciatorët e grupit “E dua Vodnon”, të cilët janë kundër ndërtimit të tubacioneve të gazsjellësit përmes parkut pyjor kanë shpallur thirrje publike për mbrojtje e malit nga prerjet shtesë, kështu që në Facebook bëjnë thirrje që të dalin sa më shumë njerëz të jetë e mundur për të mbrojtur malin, pas moskuptimit të djeshëm me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ka ardhur koha që Vodno të mbrohet në terren. Ka ardhur koha kur ne të gjithë kemi nevojë për Vodnon. Nuk ka asgjë tjetër. Qeveria miratoi ndërtimin, ekskavatorët po punojnë. Nëse duam të parandalojmë një tjetër masakër…
Një banorë nga Negotina ka marr padi penale për shkak të evazionit fiskal, me çka e dëmtuar buxhetin për 1.176.110 denarë. Zyra e jashtme për punë kriminale Negotin ka ngritur padi penale kundër personit D.K. (30), i cili për një periudhë katër vjeçare i ngarkuar për ndërmjetësim gjatë punësimit në vendet perëndimore, mirëpo gjatë kësaj nuk i ka paguat taksat shtetit të Maqedonisë. Gjatë viteve 2014, 2015, 2016 dhe 2017, i lajmëruari nëpërmjet Facebook dhe Pazar 3 ka ofruar shërbime gjatë punësimit në vendet perëndimore, për të cilën personat e interesuar, për kompensim dhe provizion dhe përkthim gjykatës ka paguar…
Sot në Kuvendin e Maqedonisë është duke u mbajtur diskutimi për të çuar vendin në referendum për çështjen e emrit, njofton Telegrafi Maqedoni. Në emër të deputetëve që e kanë propozuar këtë referendum ka folur Tomislav Tuntev, deputet i LSDM-së. “Sot shkruajmë histori të gjithë, ne sot shtëpinë tonë e barazojmë me fuqitë evropiane. Proceset pas këtij momenti, janë demokratike pasi qytetarët do ta kenë në dorë. E di se ky vendim nuk është i lehtë, e di se mund të ketë dhimbje por besoni se ne nuk kemi zgjidhje tjetër, përveç institucioneve evropiane” tha Tuntev mes tjerash nga foltorja…
Sot në Kuvendin e Maqedonisë është duke u mbajtur diskutimi për të çuar vendin në referendum për çështjen e emrit. Deputeti i OBRM-PDUKM-së Nikolla Micevski tha se gjatë procedurës së referendumit janë bërë manipulime nga ana e shumicës parlamentare. Ai tha se është shkelur Ligji për referendum dhe janë bërë manipulime gjatë interpretimit të tij, njofton Telegrafi Maqedoni. “Në emër të kujt LSDM e ka nënshkruar marrëveshjen me Greqinë?, pasi një marrëveshje të tillë vetëm presidenti ka të drejtë të nënshkruajë. Nga kjo foltore u premtua se do të kemi referendum obligativ dhe rezultati i tij do të merret parasysh.…