Author: Arbnora Nora

“IRJM: Me 30 shtator është caktuar referendumi”, “Me 30 shtator referendum në IRJM për marrëveshjen nga Prespa”, janë titujt e mediave grek për mbajtjen e referendumit në Maqedoni. “Kuvendi i IRJM-së caktoi 30 shtatorin si datën për mbajtjen e referendumit në fokusin e të cilit është marrëveshja me Greqinë për emrin dhe qasja e bisedimeve të vendit me NATO dhe BE”, shkruan gazeta greke ANA-MPA. “Mbajtja e referendumit për ratifikimin e marrëveshjes nga Prespa më 30 shtator vendosi dje Kuvendi i IRJM-së, në seancën e së cilës mungonte opozita nacionaliste e OBRM-PDUKM-së”, shkruan Kathimerini. “Filloi numërimi deri në mbajtjen e…

Lexo më Shumë

Mali Sharr padyshim është një nga bukuritë natyrore që posedon rajoni i Pollogut, por edhe gjithë Maqedonia. Me bjeshkët e larta dhe malet e pyllëzuara, Mali Sharr paraqet një atraksion të vërtetë turistik. Por, prerjet ilegale dhe të pa kontrolluara të drunjve bëjnë që kjo bukuri të shëmtohet dhe të shkaktohet “katastrofë natyrore”, njofton Telegrafi Maqedoni. Një qytetar në Facebook ka publikuar disa fotografi në të cilat mund të shihet prerja e madhe e drunjve në rajonin e Malit Sharr. Ai ju bën thirrje gazetarëve dhe mediave lokale në Tetovë që të fillojnë të hetojnë këtë problem, pasi kjo mund…

Lexo më Shumë

Drejtori i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audio vizuale, Zoran Trajçevski në konferencën e sotme për shtyp u bën thirrje mediave që gjatë kohës së referendumit të informojnë në mënyrë profesionale, të mos merret anë gjatë informimit dhe të mos bëhet propagandë se shembet Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Trajçevski deklaroi se Agjencia ka zhvilluare udhëzime gjegjësisht propozim rekomandues për informimin e mediave për referendumin të cilat do të jenë final pas 17 gushtit që kur në mënyrë të detajuar do të rishikohet propozimi në të cilën do të jenë të kyçur edhe mediat. “Presim raportim…

Lexo më Shumë

Matthew Palmer, ushtrues i detyrës zëvendës ndihmës sekretar i shtetit për Evropë dhe Euro-Azi do të vizitojë Republikën e Maqedonisë më 1-3 gusht për të shprehur mbështetjen e SHBA për arritjen e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, si dhe për progresin e mëtejmë të vendit drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, njofton Telegrafi Maqedoni. Ushtruesi i detyrës zëvendës ndihmës sekretar i shtetit Palmer do të ketë takime me presidentin e Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, kryeministrin Zoran Zaev dhe liderët e partive politike. Palmer do të merr pjesë në kremtimin e Ilindenit në Krushevë, dhe do të takohet me zyrtarë…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë në seancën e sotme përgatitore solli vendim për ndryshimin e Rregullores për mënyrën dhe kushtet për rregullimin e tarifës për transportin e gazit natyror. Siç deklaroi për AIM kryetari i KRRE, Marko Bislimovski, me këto ndryshime do të mundësohet që në periudhën nga 1 gushti deri më 15 tetor të këtij viti, gjegjësisht deri në fillimin e sezonit të ngrohjes, çmimi për transferim të gazit për TE-TO, KOGEL dhe Elem energjetika të jetë më i ulët deri në 50 për qind nga çmimi real. Bislimovski tha se kjo bëhet për shkak të uljes së përdorimit të…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Maqedonisë do të punojë deri më 10 shtator kur kryetari Talat Xhaferi pret të fillojë fushata për referendumin, i cili duhet të mbahet më 30 shtator. Edhe pse propozues për referendumin janë deputetët, Xhaferi thotë se në fushatën për referendumin mund të marrin pjesë edhe partitë politike, sektori joqeveritar, por edhe Qeveria dhe Kuvendi, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Propozues për referendumin janë deputetët, por edhe ata janë përfaqësues të partive politike. Gjithë pjesëmarrësit në fushatë duhet të kenë parasysh interesat e përgjithshme të qytetarëve dhe jo të individëve”, tha Xhaferi. Ai gjithashtu tha se për momentin nuk janë të…

Lexo më Shumë

Policia e Maqedonisë njofton se në mesnatën e sotme rreth orës 00:10 në Aeroportin Ndërkombëtar – Shkupi është arrestuar një shtetas i Turqisë. 35-vjeçari nga Turqia është arrestuar në dyshimet për kryerjen e veprës penale “falsifikim të dokumenteve për udhëtim”. Nga MPB thonë se po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Dita e mbajtjes së referendumit përkon me ditën e lindjes së ministrit për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov, i cili është i lindur në pikërisht në këtë datë të vitit 1972. Ai është nënshkrues i marrëveshjes së Prespës, për të cilën qytetarët do të votojnë më 30 shtator. Edhe një rastësi është kjo se në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes, u festua ditëlindja e ndërmjetësuesit për kontestin e emrit, Matthew Nimetz . “30 shtatori. Dita kur do të japim pikë se kush jemi dhe çfarë gjuhe flasim, këtë radhë sipas kushteve tona. Dita kur vet do t’i hapim dyert e…

Lexo më Shumë

Ndryshimi i klimës dhe dallimet në temperatura janë më të theksuara në Rajonin e Prespës. Këtë e tregojnë edhe fatkeqësitë e motit, reshjet e rrëmbyeshme të shiut dhe breshrit dhe temperaturat ekstreme të larta ose të ulëta që viteve të fundit e përfshijnë këtë pjesë të shtetit. Sa ndikon kjo ndaj bujqësisë, gjegjësisht ndaj pemëtarisë tregojnë vlerësimet e komisioneve profesionale, por edhe të vetë prodhuesve. Kryetari i Shoqatës së Pemëtarëve në Prespë, Lube Pampulevski informoi se këtë sezon të mbjellat me mollë në lokacione të ndryshme kanë qenë tre herë më të prekura nga breshëri. Në këtë rajon ka rreth…

Lexo më Shumë

SPB Kumanovë ka ngritur padi penale ndaj tre personave në lidhje me ngjarjet e hedhjes së eksplozivit në derën e shtëpisë në Kumanovë më 27 maj të këtij viti. Siç njoftojnë nga MPB, janë ngritur padi penale kundër S.T. (49) nga Kumanova për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “inkurajim” në lidhje me “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “punë jo legale, mbajtje, rregullim dhe tregti me armë ose materie shpërthyese”, kundër personit me iniciale I.SH. (53) nga fshati Orizare, komuna e Likovës për shkak të kryerjes së veprës penale “inkurajim” në lidhje me “shkaktim të rrezikut të…

Lexo më Shumë

45-vjeçari nga Kumanova me iniciale B.V, këtë ka ndërruar jetë në fabrikën për tuba dhe profile të salduara, pas është goditur në gjoks nga një pjesë metalike me të cilën ka punuar. Sipas informacioneve të policisë, ngjarja fatale ka ndodhur në orën 08:00 të mëngjesit, ndërsa i punësuari ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Nga MPB informojnë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev sot në konferencë për shtyp ka ftuar qytetarët e Maqedonisë që të dalin në referendum dhe të votojnë “pro” marrëveshjes për emrin me Greqinë. Ai gjithashtu ftoi edhe partinë opozitare maqedonase që të mbështet referendumin dhe të ftojë qytetarët që të marrin pjesë në referendum. Ai tha se data kur do të mbahet referendumi është më e rëndësishmja në histori të shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni. “Dje Kuvendi konfirmoi datën për referendumin, ditë e cila është kyçe për të ardhmen tonë. Gjithë nga ne i është dhënë mundësia që të vendos për diçka të madhe. Kemi…

Lexo më Shumë