Nga partia në pushtet e LSDM-së kërkojnë nga Hristijan Mickoski, që nëse është për të ardhmen, tu bëjë thirrje anëtarëve të OBRM-PDUKM-së që të dalin në referendum dhe të zgjedhin të ardhmen, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga atje shtojnë se nëse Mickoski nuk del në referendum do të thotë se gënjen dhe se është për izolimin e vendit. “Mickoski, BE dhe NATO janë e ardhmja e jonë. Hajde, nëse je për të ardhmen me prosperitet mbështete referendumin në të cilën qytetarët do ta kenë fjalën e fundit dhe do të vendosin për të ardhmen e vendit në NATO dhe BE. Udhëheqësia…
Author: Arbnora Nora
Sot në mëngjes në Saraj të Shkupit ka ndodhur një aksident komunikacioni, në të cilin një makinë me targa të Serbisë ka dalur nga qarkorja e autostradës në Saraj dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie. Në pamjet e publikuara nga TV Shenja, dëgjohet se si anëtarët e familjes ku u fut vetura fillimisht nuk besonin se mund të kishte të mbijetuar, nga ky aksident i rëndë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas dëshmitarëve ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:25 të mëngjesit dhe në veturë ka qenë vozitësja, një grua 36-vjeçare. E vetmja e lënduar mësohet të jetë vetëm vozitësja, ndërkaq…
Është anuluar sërish seanca në Komisionin për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Maqedonisë, në të cilën duhej të raportonte shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov. Seanca e këtij komisioni deri më tani disa herë është anuluar, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ministri Dimitrov nuk arriti të raportoi para anëtarëve të komisionit, sepse kryetari i Komisionit, Antonio Milloshoski ka kërkuar që deputetët që kanë certifikatë të sigurisë të marrin materialet e klasifikuara nga dy takimet e liderëve të mbajtura tek kryetari i Republikës së Maqedonisë. Materialet, sipas Milloshoski, janë kyçe për politikën ndërkombëtare dhe për punën e ministrit Dimitrov. Jo zyrtarisht…
Qarkullimi i Tregtisë në pakicë, në muajin qershor në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar është rritur tregtia në pakicë të grupit të ushqimeve, pijeve dhe duhanit. Sipas të dhënave të më hershme nga Enti Shtetëror për Statistika, në grupin e tregtisë me pakicë të grupeve jo ushqimore, përveç naftës vlerësohet rritja për 9.3 për qind, ndërsa vlera reale 7.5 për qind. Në grupin e tregtisë me pakicë me vajrat e veturave, përsëri, qarkullimi vlerësohet se është rritur për 13.3 për qind, ndërsa zvogëlimi real është zvogëluar për 4.2 për qind. /Telegrafi/
Është shumë interesant fakti se më shumë se gjysa e qytetarëve të Maqedonisë janë në kontakt të përditshëm me internet edhe atë: 76% apo 1.58 milionë qytetarë gjithësejt. Këtë e ka nxjerrë si rezultat raporti i përbashkët i Hootsuite, ëe are social dhe Kepios të realizuar gjatë vitit 2018. Në rrjetin social më të madh në botë, Facebook ka gjithësejt 1.1 milionë banorë nga gjithësejt 2 milionë banorë. 57% e këtyre janë meshkuj kurse 43% femra, njofton Telegrafi Maqedoni. Në 88% të rasteve në Maqedoni në Facebook futen me telefonat celular. 12% e përdorimit të Facebook bëhet nga laptopët, kompjuterët,…
OBRM-PDUKM në ditët në vijim do të tregon se a do ta bojkotojë referendumin. Sipas njoftimit nga sekretari gjeneral, Igor Janushev, organet partiake do të sjellin vendim se si do të prononcohen në lidhje me referendumin e caktuar për me 30 shtator, përcjell Telegrafi Maqedoni. “OBRM-PDUKM është parti demokratike, gjithkush ka të drejtë në mendim, ndërsa qëndrimet zyrtare i deklaron zyrtarisht”, tha Janushev duke u përgjigjur në pyetjen se nëse thirrja për bojkot i deputeti Antonio Milloshoski është edhe qëndrim i partisë. Janushev e përsëriti qëndrimin e tij se nuk pajtohet me pyetjen e referendumit dhe kjo për ata është…
Në shtator duhet të përfundojnë punimet e ndërtimit nga rindërtimin i blloqeve B dhe D të Qendrës Studentore “Goce Dellçev” dhe në gusht do të fillojë furnizimin me mobilie të reja për 18 konvikte studentësh me vlerë prej 50 milionë denarë, tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi në një konferencë shtypi mbi investimet kapitale në arsim. Ai theksoi se përmirësimi i kushteve në shtëpitë për nxënësit dhe studentë është i një rëndësie të veçantë sepse në shtëpitë studentore në vitet 2017, 2018 ka pasur rreth 2.400 nxënës dhe në konviktet studentore, mbi 5,500 studentë. Ministria e Arsimit dhe…
Organizata e të shpërngulurve maqedonas në ShBA, bëri thirrje që të bojkotohet referendumi për marrëveshjen me Greqinë. “Diasporta e Bashkuar Maqedonase konsideron se kështu pyetja e referendumit është e papranueshme për shkak karakterit manipulativ i cili fsheh përfundimin e vërtetë nga marrëveshja me Greqinë, që nënkupton ndryshimin e emrit në Republika e Maqedonisë Veriore dhe fshirjen e historisë maqedonase. Në të njëjtën kohë, me mospërfshirjen e opozitës dhe ekspertëve në themelimin e pyetjes së referendumit, si dhe natyra konsultative e referendumit që mundëson arbitraritet politik pa dallim të mendimit publik, Diaspora e Bashkuar Maqedonase konsideron se në pyetje vendosen standardet…
Për një vit e gjysmë shtyhet afati i ndërtimit të hekurudhës Kumanovë-Bellakovc, e cila, siç njofton sot drejtori i NP Hekurudhat e Maqedonisë, Irfan Asani, pritet që të jetë gati deri në fund të vitit të ardhshëm. Kjo është e para nga tri pjesët për lidhjen hekurudhore me Bullgarinë dhe deri më tani nga 31 kilometra të projektuara, gjithsej janë ndërtuar tetë kilometra. Mbarimi i ndërtimit të hekurudhës, çka ka filluar në mars të vitit 2014, më herët ishte shtyrë për 18 muaj. Shkak për këtë ishte, siç sqaroj Asani, janë problemet e shpronësimit të tokave, gjetjet arkeologjike, marrja e…
Numri i punëtorëve në industri në qershor të këtij viti është rritur për 7,3 për qind krahasuar me muajin e njëjtë nga viti i kaluar, ndërsa në gjashtë muajt e parë të vitit 2018 është rritur për 7,5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, numri i punëtorëve në sektorin e minierave dhe nxjerrjen e gurit në qershor të vitit 2018, në krahasim me qershorin e vitit 2017, shënon rritje prej 2,1 për qind, në sektorin e industrisë përpunuese ka rritje prej 8,1, ndërkaq në sektorin e…
Policia nga sektori për punë të brendshme Tetovë mbrëmë nga 23:00 deri ora 2:00 ka kryer kontroll në objektin hotelerik, i vendosur në rrugën rajonale Tetovë-Fallishë, pronë e A.Z. (50) nga Tetova. Në objekt janë kapur 16 persona shtetase të huaja, të moshës nga 18 deri 33 vjet, të cilat kanë punuar si valltare. 14 prej tyre janë nga Republika e Shqipërisë, një nga Republika e Serbisë dhe një nga Republika e Kosovës. Shtetësitë e huaja dhe pronari A.Z. janë dërguar në stacionin policor në Tetovë për procedura të mëtejshme. Të njëjtë dit gjatë nga ora 23:00 deri më 3:00…
Kuvendi i Maqedonisë do të punojë deri më 10 shtator kur kryetari Talat Xhaferi pret të fillojë fushata për referendumin, i cili duhet të mbahet më 30 shtator. Edhe pse propozues për referendumin janë deputetët, Xhaferi thotë se në fushatën për referendumin mund të marrin pjesë edhe partitë politike, sektori joqeveritar, por edhe Qeveria dhe Kuvendi, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Propozues për referendumin janë deputetët, por edhe ata janë përfaqësues të partive politike. Gjithë pjesëmarrësit në fushatë duhet të kenë parasysh interesat e përgjithshme të qytetarëve dhe jo të individëve”, tha Xhaferi. Ai gjithashtu tha se për momentin nuk janë të…