Sot në qytetin e Ohrit është përuruar hapja e stacionit të ri të autobusëve, i cili është investim vendor prej 7 milionë eurove nga një kompani private. Në hapjen solemne mori pjesë edhe kryeministri i vendit Zoran Zaev, i cili uroi dhe falënderoi kompaninë investuese “Delfina Tours”, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Stacioni i ri i autobusëve që sot zyrtarisht fillon me punë do të jetë në të mirë të Ohrit dhe gjithë qytetarëve të Maqedonisë, si dhe turistëve që do të vijnë në këtë qytet”, tha Zaev. Fjalim në këtë ngjarje ka mbajtur edhe pronari i “Delfina Tours”, Adnan Ismaili, i…
Author: Arbnora Nora
Këshilli buxhetor i Kuvendit të Maqedonisë sot në seancë e shyrtoi propozim-buxhetin për vitin 2019. Buxheti i tërësishëm është parashikuar të jetë 575 milionë e 836 mijë denarë. Për një të tretën janë zvogëluar mjetet për shpenzimet rrugore, por janë parashikuar mjete për 75 zyra të deputetëve me po aq asistentë, si dhe për fillimin e hapave të caktuar reformues për pavarësi financiare të Kuvendit, për sigurim personal dhe reforma në kanalin kuvendor. Do të rriten edhe mjetet për debate mbikëqyrëse, përcjell Telegrafi Maqedoni. Deputetët në seancë kërkuan që secili prej tyre të ketë zyrë të tij të deputetëve në…
Organizata qytetare “Të rinjtë për Maqedoninë”, e cila organizoi protestat e fundit para Kuvendit të Maqedonisë kundër ratifikimit të marrëveshjes me Greqinë, kanë filluar aksion për mbledhjen e nënshkrimeve për shpalljen e siç thonë ata, “referendumit për atdheun”. Siç thonë organizatorët, qëllimi i tyre është që të mbrojnë tre vijat e kuqe të palës maqedonase: emrin e shtetit, gjuhën dhe identitetin, përcjell Telegrafi Maqedoni. Qëllimi sipas tyre, është aspekti juridik dhe mbrojtja e emrit kushtetues të Maqedonisë. Organizatorët thonë se janë kundër arritjes së marrëveshjes me Greqinë për ndryshimin e emrit. Ata presin që referendumi i planifikuar për më 30…
Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) në lidhje me udhëtimin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në Haxh, në Arabinë Saudite, njoftojnë publikun për kushte dhe mënyrën për të cilën mund të organizohet këto udhëtime, në pajtueshmëri me Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, sipas akteve ligjore dhe në pajtim me rregullat e shëndetit ndërkombëtar, përcjell Telegrafi Maqedoni. 1. Personat të cilët udhëtojnë për në Haxh (grupe të mëdha), në vendet me rrezik të sëmundjeve infektive, mund të udhëtojnë vetëm të organizuar në grup jo më pak se 40 persona. 2. Organizatori i udhëtimit është i obliguar që:…
Diaspora e Maqedonisë do të mund të votojë në referendum, por anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nuk pajtohen nëse votimi duhet të bëhet në ambasadat e vendeve përkatëse ose gurbetçarët duhet të vijnë të votojnë në Maqedoni. Anëtari i KSHZ-së Janaqe Vitanovski, tha se në referendumin më 30 shtator diaspora do të mund të votojë në përfaqësitë diplomatike , siç është e theksuar në rregulloren për organizimin dhe zbatimin e referendumit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nënkryetarja e KSHZ-së Dimitre Shehu, kundërshtoi që diaspora të votojë në përfaqësitë diplomatike, pasi sipas saj ka harxhime të mëdha. Ajo thotë që diaspora duhet…
Përbërja e re e Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve sot do ta mbajë seancën e parë. Anëtarët e rinj të organit zgjedhor më të lartë në shtet, të cilët u zgjodhën më 25 korrik të këtij viti në Kuvendin e Maqedonisë duhet të diskutojnë për referendumin, përcjell Telegrafi Maqedoni. KSHZ duhet ta zbatojë referendumin për marrëveshjen me Greqinë që Kuvendi e nënshkroi për më 30 shtator të këtij viti. KSHZ do të kujdeset për përgatitjet ligjore dhe zbatimin e zgjedhjeve në bazë të Kodit Zgjedhor dhe kryen hetime për punën e organeve zgjedhore./Telegrafi/
Profesori i të drejtës ndërkombëtare, Ljubomir Fërçkoski, tha se referendumi është vendim politik në një nga palët e nënshkruesit të marrëveshjes me Greqinë dhe se nuk ka obligim juridik mbi vënien në fuqi të marrëveshjes. “Ajo nuk ka ndikim juridik mbi marrëveshjen, e cila hyn në fuqi me nënshkrimin e autoriteteve kompetente nga të gjitha nga palët dhe ratifikimi i saj nga Kuvendet e palëve”, shkruan Fërçkoski në artikull e re mbi “Marrëveshjen me Greqinë dhe referendumin”. Nga ana tjetër referendumi i “detyrueshëm”, sipas tij, do të ishte në kundërshtim me dispozitat e marrëveshjes. /Telegrafi/
Nga sot deri më 20 gusht poligoni amerikan “Krivolak” do të mbajë aktivitete trajnuese të pjesëtarëve të forcave të armatosura të SHBA-së të cilët në ditët në vazhdim në praninë nga ana e Armatës së Republikës së Maqedonisë do të shfaqin pamje të qitjeve. Nga Ministria për mbrojtje deklarojnë se në pesë ditët e para, pjesëtarët forcave të armatosura të SHBA-së me dy helikopter të tipit “Black Hok” të cilët kanë arritur sot dhe do të shfaqin dhe gjuajtje me armë ajrore dhe të njëjtit do të largohen pas qitjes. Në periudhën e ardhshme forcat e armatosura të SHBA-së do…
Zëvendëskryeministri Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot ka mbajtur takim me ambasadoren e sapoemëruar të Britanisë së Madhe në Republikën e Maqedonisë, Rachel Galloway. Në fillim të takimit zëvendëskryeministri Osmani, ambasadores Rachel Galloway i dëshiroi mirëseardhje në misionin e punës së saj në Maqedoni, duke ia theksuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me paraardhësin e saj Charles Gareth dhe ia shprehur pritjet e sinqerta për vazhdimin e suksesshëm dhe thellim të këtij bashkëpunimi. “Filluat mandatin tuaj në një moment kyç për Republikën e Maqedonisë, periudhë kur Këshilli i BE-së miratoi afat kohor për fillimin e negociatave në qershor, si dhe një…
Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski deklaroi se punëtorët si tepricë teknologjike në Maqedoni kanë problem me socializmin në shoqëri, përcjell Telegrafi Maqedoni. “E dini se kjo kategori bashkëqytetar tanë kanë problem të përgjithshëm socializmin në shoqëri pas asaj që ju ka ndodhur në të kaluarën”, tha Boshnjakovski. Siç tha sot ai, Qeveria në seancën e djeshme ka miratuar propozim ligjin për sigurimin e materialeve të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve në vendin e tyre. “Bëhet fjalë për kategori të njerëzve, si tepricë teknologjike. Në dy raste kemi sjell zgjidhje ligjore për problemet e tyre…
Maqedonia nesër do ta shënojë Ditën e Republikës “2 Gushtin” dhe dy Ilindenët historikë – 115 vite nga kryengritja e Ilindenit dhe 74 vite nga Mbledhja e parë e KAÇKM-së. Delegacionin në Meçkin Kamen në Krushevë do ta kryesojë presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Në orën 9:30 do të vendoset kurorë me lule në varrin e Nikolla Karevit, ndërsa në orën 10 në Monumentin e Heronjve në vendin Sliva. Në orën 12 do të vendosen lule në Meçkin Kamen, pas çka presidenti Ivanov do të ketë fjalim. Festimi në Qendrën Memoriale KAÇKM në Pelince do të fillojë në orën 11.…
Rritet numri i paralajmërimeve të politikanëve nga BE dhe jashtë saj, ti cilët në fund të gushtit, veçanërisht në shtator pritet që ta vizitojnë Maqedoninë, shkruan “Deutsche Welle”. “Presim mbështetje për dy proceset kryesore që pasojnë. Nga njëra anë janë reformat, përgatitja e skriningut me BE dhe fillimi i bisedimeve në qershor të vitit 2019, nga ana tjetër është referendumi. Në misionin për t’i përmbushur këto dy detyra kryesore Maqedoninë do ta vizitojnë politikan dhe diplomat nga rangu më i lartë nga institucionet e BE-së, NATO-s dhe vendet kyçe të kësaj organizate”, thotë Bojan Mariçiq, këshilltar i veçantë i kryeministrit…