Në ujërat e Liqenit të Ohrit në shtegun prej Goricas deri në Ohër, sot do të mbahet maratona e 39-të në not me rastin e festës së Ilindenit, që organizohet nga klubi “Valët e Ohrit 2008”. Rreth pesëdhjetë notues nga vendi dhe jashtë, shtegun e gjatë 2.5 kilometra do ta kalojnë në kategori: notuesit deri 16 vjeç dhe ata që janë mbi 16 vjeç. Fillimi i garës është paraparë rreth orës 10:30 dhe 11:00 për të dy kategoritë, nga plazhi para ish-hotelit “Park”. Arritja e notuesve të parë pritet pas orës 11:00./Telegrafi/
Author: Arbnora Nora
Sa më shumë që afrohet data e mbajtjes së referendumit, aq më shumë po rritet edhe presioni i faktorit ndërkombëtar ndaj Maqedonisë dhe shtimit të vizitave të diplomatëve të huaj. Analisti politik Nano Ruzhin, vlerëson se ky është udhëkryqi më i rëndësishëm në të cilën është gjendur ndonjëherë Maqedonia. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për referendum të thjeshtë, por që të përforcohet zinxhiri i sigurisë jo vetëm në vend por në të gjithë rajonin. “Nuk bëhet fjalë për referendum të thjeshtë, por bëhet fjalë që të përforcohet zinxhiri i sigurisë. Sipas ndërkombëtarëve, pjesa më e dobët e këtij zinxhiri është…
Qytetarët e Tetovës kërkojnë nga komuna që të reagojë më shpejt në rastet e ndërtimeve pa leje dhe prishjen e tyre. Ndërsa nga komuna thonë se së pari do të merren me objekte të paligjshme në sipërfaqet publike, pastaj me ato për të cilat ka mosmarrëveshje civile. Mosmarrëveshjet ndërmjet fqinjëve rreth ndërtimit të ndërtesave në Tetovë shpesh rezultojnë me akuza kundër komunës për sjellje joligjore. Në raste të tilla, kryesisht njëra anë beson se komuna ka miratuar në mënyrë të paligjshme fqiut lejen për të ndërtuar një objekt të ri apo diçka të ngjashme. Samisherif Jakupi nga lagja e Drenovecit…
Një shtetas i Maqedonisë është kidnapuar dhe vrarë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabull. Ai është vrarë, së bashku me dy shtetas të huaj të cilët kanë punuar në një kompani ndërkombëtare për ushqim në Kabull. “Një shtetas i Indisë, Malajzisë dhe i Maqedonisë janë kidnapuar dhe vrarë, ndërsa kemi gjetur edhe trupat e tyre”, ka thënë sot zëdhënësi i policisë së Kabulit, Hashmat Stenakai. Zëdhënësi ka precizuar se të tre kanë punuar në kompaninë e dytë më të madhe për ushqim në botë Sodekso. Përfaqësuesi i Afganistanit ka kumtuar se pranë trupave të tyre janë gjetur letër identifikimet.
Censusi është aspekt kyç për zbatimin e referendumit të suksesshëm për Marrëveshjen me Greqinë. Pas pozitës së paqartë të OBRM-PDUKM-së opozitare për prononcimin plebishite, kryeministri Zoran Zaev dje edhe njëherë porositi se është i bindur në plotësimin e censusit, sepse nuk ka alternativë për atë. Megjithatë, në rast se nuk ka census për referendumin e ardhshëm të marrëveshjes për emrin theksoi se vendimin do ta sjellin institucionet. “Nëse qytetarët nuk sjellin vendim më tutje vazhdojnë institucionet. Nga ai aspekt, nuk paragjykoj se si do të votojë Parlamenti. Të gjithë 120 deputetët mund të votojnë për ose kundër. Ai është proces…
Një person është lënduar dje në një aksident komunikacioni mes një makine dhe motoçikletë në Strugë. Siç njoftoi sot SPB Ohër, në orën 16:30 është denoncuar se në rrugën “Boro Kallajxhieski” në aksidentin mes një makine e drejtuar nga N.G (55) nga Struga dhe motoçikletës e drejtuar nga A.B (41) nga Struga, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Shoferi i motoçikletës është dërguar në Qendrën Mjekësore në Strugë, ndërsa më pas është vendosur në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër, ku mjeku i ka konstatuar lëndime të rënda trupore”, thonë nga SPB Ohër. Është kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe nga Policia e…
Kryeparlamentari Talat Xhaferi gjatë pjesëmarrjes në manifestimin e festës së Ilindenit, ka shfryetëzuar rastin për të ftuar qytetarët dhe partitë që të mbështesin referendumin, duke ftuar dhe opozitën të merr përgjegjësi. “Pushteti aktual dhe shumica parlamentare treguan se janë të gatshëm të marrin përgjegjësinë. Ftoj opozitën të merr pjesë të përgjegjësisë që i përket të ardhmes së shtetit dhe qytetarëve. Sot kur shënojmë dy Ilindenët do kisha apeluar deri te gjithë qytetarët, të gjithë liderët e partive politike dhe te koelgët e mi deptuetë të jenë të përgjegjshëm dhe vizionar dhe me zërin e tyre të mbështesin përmbushjen e marrëveshjes…
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe homologu i tij bullgar Bojko Borisov sot në Bllagoevgrad të Bullgarisë do të shënojnë 115-të vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit. Dy homologët të shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë, Oliver Spasovski, si dhe zëvendëskryeministri dhe ministrit i Mbrojtjes së Republikës së Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov, do të marrin pjesë në ceremoninë e vendosjes së luleve në përmendoren e Goce Dellçevit, në sheshi “Maqedonia” në Bllagoevgrad.
aqedonia sot do ta shënojë Ditën e Republikës 2 Gushtin dhe dy Ilindenët historikë – 115 vite nga kryengritja e Ilindenit dhe 74 vite nga Mbledhja e parë e KAÇKM-së. Delegacionin në Meçkin Kamen në Krushevë do ta kryesojë presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Në orën 9:30 do të vendoset kurorë me lule në varrin e Nikolla Karevit, ndërsa në orën 10 në Monumentin e Heronjve në vendin Sliva. Në orën 12 do të vendosen lule në Meçkin Kamen, pas çka presidenti Ivanov do të ketë fjalim. Në Meçkin Kamen do të marrë pjesë edhe delegacioni qeveritar i…
Koordinatori nacional për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, Stevo Pendarovski duke folur për vlerat e Ilindenit dhe referendumin vijues tha se ajo përbëhet nga tre vendime historike, ndërsa e katërta duhet ta rrumbullakojë legjitimitetin e saj ndërkombëtarë, transmeton Medial.mk. “Me Prohor Pçinskin në 1944 dhe referendumin e pavarësisë në 1991, maqedonasit për herë të parë në historinë e tyre formuan shtetin. Me Marrëveshjen e Ohrit në 2001 shteti e pranoi faktin notor se nuk është shtet vetëm i maqedonasve, ndërsa në referendumin për emrin dhe hyrjen në NATO dhe BE, Maqedonia duhet të pozicionet përfundimisht si pjesë e civilizimit…”, ka thënë…
Maqedonia sot do ta shënojë Ditën e Republikës 2 Gushtin dhe dy Ilindenët historikë – 115 vite nga kryengritja e Ilindenit dhe 74 vite nga Mbledhja e parë e KAÇKM-së. Delegacionin në Meçkin Kamen në Krushevë do ta kryesojë presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Në orën 9:30 do të vendoset kurorë me lule në varrin e Nikolla Karevit, ndërsa në orën 10 në Monumentin e Heronjve në vendin Sliva. Në orën 12 do të vendosen lule në Meçkin Kamen, pas çka presidenti Ivanov do të ketë fjalim, trasmeto Medial.mk. Në Meçkin Kamen do të marrë pjesë edhe delegacioni…
Kompania “Brako” nga Veles, ku bashkëpronar është zv. kryeministri Koço Angjushev ka fituar tender nga shteti, njofton televizioni “Alsat-M”. Për rreth 37 mijë euro kompania duhet të dorëzojë rrjet për mbrojtje nga rrëshqitja e tokës të rrugëve shtetërore të “Rrugët e Maqedonisë”. Marrëveshja është kyçur me 9-tin e muajit të kaluar. Në tenderin të cilin e ka publikuar ndërmarrja e cila për rrugët në vend janë paraqitur tre kompani. Po oferta më e mirë ka qenë e Barkos. Angjushev dje deklaroi se në të ardhmen kompanitë e lidhura me të, nuk do të aplikojnë për ndihmë financiare nga institucionet e…