Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të lagura. Për shkak të mjegullës është ulur shikueshmëria në disa rrugë.
Author: Arbnora Nora
Dy persona janë lënduar rëndë, ndërsa tetë tjerë kanë marrë lëndime të lehta në tetë nga gjithsej 19 aksidente sa janë regjistruar katër ditët e fundit në rajonin e SPB Shkup.
Shoqata qytetare “Tvrdokorni” së bashku me disa organizata tjera përmes një kumtese bën thirrje për padëgjueshmëri qytetare, që sipas tyre, paraqet një mjet me të cilin kundërshtohet dhuna politike mbi popullin maqedonas.
Ndalimi i lëvizjes së makinave në malin Vodno në fundjavë dhe gjatë festave ende nuk respektohet plotësisht, dhe kështu gjatë ditëve të fundit është vërejtur një numër në rritje i makinave drejt zonës së famshme të piknikut.
Shkup, 8 janar – Një qen endacak ka kafshuar mbrëmë një djalë të moshës 20 vjeçare në rrugën Australiska në Shkup, informoi MPB. Qeni e ka kafshuar djaloshin në këmbën e majtë duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Kryetari i Shkupit Peter Shilegov në konferencë për shtyp apeloi që të mos përdoren automjetet pa nevojën, qytetarët të organizojnë dhe të përdorin transportin e përbashkët, kurse për ngrohje të mos përdoren mbeturina por vetëm dru të thatë .
Pa energji elektrike nesër, 9 janar, do të mbetet një pjesë e përdoruesve në komunat Gazi Babë, Gjorçe Petrov dhe Qëndër, njofton Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave Shkup.
Policia konfirmoi se vetë pronari shkaktoi zjarrin që shpërtheu dje në një apartament në një nga ndërtesat që qëndronin pas Kuvendit në Qendër. Sipas informatave nga Ministria e Punëve të Brendshme, dje në 10.27 në Njësinë për Informim dhe Komandim në Shkup, ka portuar se në Rr. “Dame Gruev”, apartament pas Kuvendit e kishte kapluar zjarri. “Zyrtarët policor pas arritjes në vendin e ngjarjes, kanë kapur personin me iniciale VM. (39), i cili e kishte shkaktuar zjarrin në banesën e tij. Duke vepruar kështu, ai sulmoi një oficer policie, duke e goditur me kokë në zonën e kokës. Zyrtari policor gjeti…
Mëngjesin e sotëm janë krijuar kolona të mëdha të automjeteve në Pikën e Kalimit Kufitar në Kriva Pallankë për hyrje në Bullgari.
Gjykata e Apelit në Shkup gjatë kësaj jave në seancë publike pritet të vendos për ankesat e të dyshuarve për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit, pas vendimit të Gjykatës për zgjatjen e paraburgimit për 30 ditë.
Dita e parë e punës për deputetët në Kuvendin e Maqedonisë për këtë vit është 9 janari, me punimet në Komisionin për Çështje Evropiane.
Partia FRODEM kërkon nga presidenti Gjorge Ivanov dhe kryeministri Zoran Zaev të dorëzojnë projekt-rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.