Stacioni matës botëror për cilësinë e ajrit ambiental edhe sot e ka rradhitur Maqedoninë në vendin e tretë si vendi me ajër më të ndotur në botë. Masat e propozuara nga Qyteti i Shkupit për uljen e ndotjes së ajrit, sipas aktivistit të organizatës ekologjike Eco Guerila Arianit Xhaferi nuk do ta ndihmojnë shumë.Xhaferi konsideron se masa do të duhet të implementohen nga ana e autoriteteve, pasi që në të kundërtën ato do të ngelin masa kozmetike dhe s’do t’i shërbejnë askujt.
Author: Arbnora Nora
Nga Qyteti i Shkupit sot informuan se do të relizohet aksion për pastrimin e qytetit, si larja e rrugëve për largimin e pluhurit të shtresuar në to dhe pastrimi i sipërfaqeve të gjelbërta publike në komunat Çair, Shuto Orizare dhe Butel si pjesë e masave për uljen e ndotjes, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Vazhdojmë me zbatimin e masave të jashtëzakonshme për uljen e ndotjes së ajrit. Pluhuri i shtresuar nëpër rrugët e qytetit është njëri nga shkaktarët e ndotjes. Vitin e kaluar u organizua aksion për pastrimin e Shkupit dhe u larguan 3.000 metra kub mbeturina. Synojmë që ky pastrim të…
Ustallarët që gati prej gjysmë shekulli merren me ndreqjen e orëve në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, thuajse i rezistojnë kohës në mënyrë që ky zanat të mos zhduket.
Dy persona të vdekur, 13 të lënduar si dhe 68 persona me lëndime të lehta janë bilanci i 80 aksidenteve të komunikacionit me këmbësorë që kanë ndodhur gjatë vitit 2017 në rajonin e Tetovës, informon zëdhënësi i SPB Tetovës, Marjan Josifovski.
Dhoma e Lordëve të Britanisë së Madhe ka publikuar një raport për Ballkanin Perëndimor ku përmend aspekte të ndryshme zhvillimore për secilën popullsi etnike.
Në një faqe në Facebook raportohet se vetura zyrtare e ministrit të Drejtësisë, Bilen Saliji bën shkelje të rëndë komunikacioni përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas faqes ”Xid na sobraqajniot sram”, vetura e Salijit është fotografuar e parkuar në trotuar dhe duke bërë gjysmërreth të palejuar në komunikacion. Ministri kishte premtuar se nuk do të ndodhë më që vetura e tij të jetë temë mediale dhe se do të respektohen rregullat./Telegraf
Në Shkup u organizua debat me temë ”Si deri te mbrojtja më e madhe nga përgjimet e paautorizuara?, që u organizua nga Lëvizja Evropiane në Maqedoni.
Qeveria dje ka shkarkuar sekretarin e Qeverisë, Dragi Rashkovski, si përfaqësuest të saj në Bordin e Aksionarëve të Telekomit. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të qeverisë. Në vend të Rashkovskit qeveria ka emëruar Tanja Çiçarova Ilievska, ish këshilltare për çështje juridike të kryeministrit Zoran Zaev.
Është anuluar edhe seanca e radhës në gjykimin për vrasjen e katërvjeçarit Almir Aliu, njofton Shenja.
Zinxhiri gjerman i dyqaneve “Drogeri Markt” (DM) solli vendim në mënyrë parandaluese t’i tërheqë nga tregu eko-qullin (ushqim për fëmijë) prej luleshtrydheve, mjedrës dhe mollës me neto-peshë prej 190 gramë, dedikuar për fëmijët më të mëdhenj se katër muaj, afati i së cilit është deri më pesë korrik të vitit 2019. Siç informojnë nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) për MIA-n, deri tani nuk ka njoftim se në Maqedoni është bërë import i këtyre prodhimeve.
Lidhja Demokratike konsideron se arritja e një pajtimi për tejkalimin e çështjes së emrit është një çështje që kërkon konsenzus politik dhe qytetar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mëngjesi i sotëm i ka gjetur banorët e fshatit Runicë, malësia e Kumanovës, pa rrymë elektrike, raporton gazeta Lajm.