Ushtruesi i detyrës zv/ndihmës sekretar shteti i SHBA-së Metju Palmer pas vizitës së djeshme në Meçkin Kamen në Krushevë në intervistën për TV Tera ka thënë se me kujdes ka dëgjuar fjalimin e presidentit Gjorge Ivanov. “Unë nuk pajtohem me atë se si ai e karakterizon Marrëveshjen e Prespës. Megjithatë ai tha një punë të rëndësishme- duke thënë se opinioni maqedonas ka përvojë, dije dhe pjekuri që të sjell vendime të tilla (për referendumin), unë e kuptoj se ai megjithatë e përkrah procesin e referendumit. Elektorati i Maqedonisë duhet të del më 30 shtator dhe të bëjë të dëgjohet dhe…
Author: Arbnora Nora
Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media ka akuzuar pushtetin se po shtet identitetin, kombin dhe gjuhën maqedonase. Nga kjo parti thonë se Zoran Zaevi sërish ka mashtruar opinionin për marrëveshjen me Greqinë. Sipas tyre, marrëveshja do ta ndërrojë historinë, identitetin dhe gjuhën, përcjell Telegrafi Maqedoni. “E ardhmja e këtij populli ndërtohet me vepra, mund, reforma dhe punë, jo me shitje të interesave kombëtare dhe shtetërore. Evropa është familje e shteteve dhe popujve të barabartë, të partnerëve me dinjitet dhe respekt të ndërsjellë”, thonë nga OBRM-PDUKM. Ata në fund thonë se Zoran Zaev nuk është personi për Maqedoninë…
Dy makina në mëngjesin e sotëm janë djegur në Shkup, ndërsa është shkaktuar edhe dëm i madh material, njofton Telegrafi Maqedoni. Siç njoftojnë nga Brigada e Zjarrfikësve në Shkup, në shuarjen e zjarrit të makinës së parë që u dogj në rrugën “Durmitorska” kanë marrë pjesë një makinë zjarrfikëse dhe katër zjarrfikës. Nga zjarri është shkaktuar dëm prej 150 mijë denarëve, ndërsa i njëjti është lokalizuar në periudhën prej orës 2:30 deri 3:30. Makina e dytë është djegur në rrugën “Mirosllav Krllezha” ku gjithashtu kanë marrë pjesë katër zjarrfikës dhe një makinë zjarrfikëse. Dëmi material nga ky zjarr nuk është…
Gorazd Bartol, shef i Zyrës së NATO-s në Shkup, shpreson se vitin e ardhshëm, kur Aleanca shënon 70 vjetorin e themelimit, flamuri i Maqedonisë do të fluturojë në selinë e NATO-s në Bruksel. Ai thotë se procesi i bisedimeve, i cili zyrtarisht filloi në fund të muajit, pasi samiti në Bruksel mori një ftesë për anëtarësim, është në të vërtetë një vlerësim i gatishmërisë së vendit për t’u bërë pjesë e Aleancës, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kapiteni slloven theksoi rëndësinë e zgjidhjes më në fund të mosmarrëveshjes së emrit me Greqinë. “Duke pasur parasysh mbështetjen e madhe për NATO-n në vend,…
“Planifikojmë të rrisim fondet e ndërtimit të banesave të Shoqërisë aksionare për ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste (SHAEHBA), selektojmë lokacione për objekte komerciale në të cilat do të punohet me përfshirjen e sektorit privat si partner”, tha në një intervistë për AIM, Kristijan Trajkovski, drejtor i SHAEHBA. Ai thekson se me partneritet publik privat dhe në bashkëpunim me komunat, planifikojnë të bëjnë hiper produksion. “Një prej projekteve të planifikuara është për pjesën e cila është e urbanizuar në shtrirje drejt kazermës Ilinden, e cila me vendim të Qeverisë do ta marrin në kuadër të programit tonë vjetor për ndërtim.…
Referendumi i ardhshëm dhe marrëveshja me Greqinë dominuan në fjalimet e krerëve shtetëror në kremtimin e Ditës së Republikës – 2 Gushtit Ilinden. Kryeministri Zoran Zaev nga Pelince dhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nga Shkupi dërguan mesazhe se kjo është rruga e vetme deri te qëllimi strategjik – Maqedonia prosperuese dhe evropiane, njofton AIM. Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, nga Krusheva duke e kritikuar marrëveshjen tha se ai është rezultat i mburrjes dhe përsëriti se nuk do ta pranojë. Për liderin e opozitës OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski thirrjet e qeverisë për unitet janë vetëm fjalë, ndërsa veprat janë ndryshe. Kryeministri…
Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm dhe jostabil, sidomos pasdite në vendet perëndimore dhe jugore do të ketë reshje të shiut. Temperaturat ditore do të lëvizin prej 14 deri 35 gradë celcius.
Komunikacioni në rrugën lokale Zhelinë-Jegunovcë tek fshati Siriçino, që për shkak të një aksidenti ishte në ndërprerje, është normalizuar, njoftojnë nga Lidhja Automoto e Maqedonisë në raportin e mëngjesit. Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në korsi të thata, përcjell Telegrafi Maqedoni. Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshm
Senatorët Cris Murffy dhe Ron Johnson, kanë propozuar në Senat rezolutë të përbashkët me të cilën përshëndetet dhe mbështetet marrëveshja për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe shprehet shqetësim për ndërhyrjen ruse dhe tentimet për dëmtimin e saj. Në rezolutën 602 që para Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit e kanë propozuar dy senatorët, thuhet se kryeministrat Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras kanë arritur marrëveshje historike për zgjidhjen e problemit disa dekadësh, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nëse ratifikohet, marrëveshja do t’i hap rrugë “Republikës së Maqedonisë Veriore” që të kyçet në NATO dhe BE, do të largojë cënimin ndaj Ballkanit…
Thirrja naciste dhe ofenduese ndaj shqiptarëve “shiqpitari i vdekur, shqiptar i mirë”, janë ndëgjuar sot në “Meçkin Kamen” në Krushevë, në momentin kur delegacioni i Qeveisë po vendoste kurorë me lule pranë përmendores së kryengritësve të Ilindenit. Siç çdo vit tjetër, as ky vit nuk kaloi pa përdorur sllogane politike e nacionaliste. Sjella e tillë është dënuar nga të pranishmit, dhe publiku në rrjete sociale, duke konsideruar si sjellje pa dinjitet./Almakos
“Koha është që Maqedonia të bëj histori, në mënyrë të përshpejtuar të vazhdon rrugën për një të ardhme më të ndritur”, porositi kryeministri Zoran Zaev nga Pelinca, gjatë shënimit të festës kombëtare të ilindenit. Gjatë fjalimit të tij Zaev theksoi se Marrëveshja me Greqinë është akt patriotik dhe se me të ruhet identiteti, gjuha dhe shtetësia maqedonase dhe bëri thirrje për unitet, në vend të ndarjeve. “T’i ndalojmë të gjitha ndarjet, të bashkohemi brenda dhe me familjen evropiane që të kemi të nesërme.Pak ditë më parë kemi konfirmuar datën e referendumit 30 shtatorin. Kjo është dita e përcaktimit tonë të…
“Maqedonia nuk është pronë private që dikush të tregtojë me të dhe vlerat e saj, nuk është vend i askuj që dikush ta përvetësojë”, tha sot presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, nga festimi i Ditës së Republikës nga Krusheva. Në fjalimin e tij, Ivanov sërish tha se nuk do ta pranojë marrëveshjen me Greqinë dhe se asnjë gjeneratë nuk ka të drejtë të bëjë tregti me emrin dhe identitetin e shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ivanov akuzoi qeverinë se e anashkalon në lidhje me këtë çështje, duke theksuar se të gjithë ata që e bëjnë këtë do të gabojnë. “Kjo qeveri…