Author: Adijat

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore të rënda, ndërsa dy janë lënduar lehtë në nëntë aksidente të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Policia e trafikut i ka sanksionuar 59 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, ndërsa i ka përjashtuar nga komunikacioni tre shoferë nën ndikimin e alkoolit, 17 para se ta fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit motorik, tre fillestarë dhe pesë të tjerë. MPB informoi se nga komunikacioni janë përjashtuar 17 automjete të paregjistruara, dy automjete me defekte teknike, 16 me afat të skaduar të…

Lexo më Shumë

Një 60-vjeçar është paraqitur vullnetarisht në stacionin policor në Kumanovë dhe ka pranuar se kishte shkruar parulla fyese në pllakën përkujtimore te Jofip Broz Tito në Qendrën Marshall Tito në Kumanovë. Sekretariati për Punë të Brendshme në Kumanovë njofton se pas sqarimit të plotë të rastit kundër të njëjtit do të ngritet kërkesë për inicim e procedurës kundërvajtëse sipas nenit 17 nga Ligji për procedurë kundërvajtëse të Republikës së Maqedonisë. Përdhosja e bustit të ish-liderit jugosllav Josip Broz Tito kishte ndodhur pesë ditë më parë. Pas ngjarjes kishte reaguar kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili vlerësoi se…

Lexo më Shumë

Sektori për punë të Brendshme – Tetovë, më datë 29 maj prej orës 15.00 deri 20.00, ka realizuar edhe një tjetër kontroll aksion nga aksionet e planifikuara, ku në qendër të vëmendjes janë përsëri motoçiklistët. Gjatë kontrollit dhe aktiviteteve të realizuara në qytetin e Tetovës, janë zbuluar gjithsej 22 kundërvajtje, nga të cilët 12 kundërvajtje për mospërdorim të helmetës mbrojtëse (kacigë), pesë motçiklistë kanë drejtuar pa leje për vozitje, dhe katër me regjistrim apo polisë të skaduar të regjistrimit etj. Kundërvajtjet e konstatuara gjat këtyre aktiviteteve, janë sanksionuar me 22 fletëpagesa për kundërvajtje, 5 shkyçje nga trafiku, si dhe 10…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev përsëriti se nuk tërhiqet nga qëllimi për heqjen e rrethojës nga Qeveria. “Qeveria është e hapur, ministrat kanë kontakt të përhershëm me qytetarët, kemi kujdes në masat e sigurisë. Mburojat janë hequr me ardhjen tonë në pushtet, por pres largimin e plotë të rrethojës përgjatë Qeverisë”, ka thënë Zaev.

Lexo më Shumë

Shtatëdhjetë e pesë vjeçari F.S. nga fshati Balindoll i Gostivarit, më datë 29 maj rreth orës 16.00, ka paraqitur se natën e kaluar, deri më tani persona të panjohur, kanë kryer vjedhje në objektin fetarë ,,Arabati Baba Teqe,, në Tetovë. Të njëjtët, pa mos u vërejtur nga askush kanë vjedhur arkën metalike për donacione vullnetare të parave nga ana e besimtarëve, e cila ka qenë e vendosur në rrethin e objektit, në të cilën ka pasur shuma të vogle të parave, dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Janë duke u ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet, për zbardhjen e…

Lexo më Shumë

43 vjeçari E.M. nga Tetova, më datë 29 maj rreth orës 12.00, i ka poshtëruar pjestarët e policisë, nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë, të cilët kanë marrur masa lidhur me parkimin e veturës, në bulevardin ,,Iliria,, në afërsi të Tregut të gjelbërt në Tetovë. Vetura e tij ,,Pasat,, me targa të Tetovës, ka qenë gabim e parkuar ku gjatë ngjitjes së veturës nga ana e ,,shërbimit të merimangës,, që të mundësohet qarkullim i lirshëm, menjëherë ka arritur E.M. dhe i njëjti ka filluar me fyerje dhe kërcënime. Personi në fjalë, është arestuar dhe kundër tij do të inicohen…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se pret rezultat gjatë negociatave me homologun e tij grek, Aleksis Cipras në takimin që duhet të mbahet deri në fund të javës. Lidhur me pikat e publikuara për zgjidhjen e çështjes së emrit, Zaev konfirmoi se këto kanë qenë pjesë e bisedimeve në takimin e liderëve. Ndërsa shtoi se bisedimet me Greqinë për emrin janë në fazën finale, dhe ishte decidë lidhur me atë se a do të ketë referendum apo jo, ku tha se qytetarët do ta thonë fjalën përfundimtare, dhe si periudhë kur do të mbahej referendumi theksoi muajin shtator ose tetor.…

Lexo më Shumë

Ish ndihmës ministri i MPB-së Gjoko Popovski ka ngritur ankesë për paraburgimin që i caktuar gjykata për lëndën “Tanku” me çka u dënua me 9 vjet burg, transmeton Medial.mk. Ai është dënuar me nëntë vjet burg për furnizimin joligjor të 300 veturave policore në periudhën prej 20028 deri 2012.

Lexo më Shumë

Për shkak të kërkesës së mbrojtjes sot në Gjykatën Penale u anulua lënda “Total” e Prokurorisë Publike Speciale. Në “Total” i dyshuar është gazetari Dragan Pavlloviq-Latas për fshehjen e tatimit. Sipas aktakuzës së PPS-së, i dyshuari ka dhënë të dhëna të rrejshme në llogaritë përfundimtare dhe fletëparaqitjet për tatimin me ç’rast përmes personave juridikë ka fshehur tatim në shumë prej 7.466.981 denarë apo 121.414 euro, ndërsa personalisht personi fizik ka fshehur 3.876.471 denarë apo 63.032 euro.

Lexo më Shumë

Programi i ri zgjedhor i VMRO-DPMNE-së do të quhet “besëlidhja e re”, ka zbuluar lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, i cili sot ka qëndruar në Manastir, njofton Portalb.mk. “Politika është proces dinamik, njëherë fitoni, tjetrën humbni. Kuptohet se i kemi analizuar gabimet nga e kaluara dhe në bazë të atyre gabimeve sjellim përfundime se si duhet që të vazhdojmë në të ardhmen. Mendoj se kemi marrë mësim nga gabimet që i kemi bërë në të kaluarën dhe të njëjtat do t’i korrigjojmë në të ardhmen”, tha Mickoski. Në lidhje me informatat se Republika Veriore e Maqedonisë sipas të gjitha gjasave…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev në një vjetorin e Qeverisë nuk ka dhënë ndonjë koment për ndonjë parashtesë të emrit duke shtuar se “jemi në finalen e zgjidhjes së mundshme të emrit”. Ai është përgjigjur edhe në pyetjen e reagimit të Ivanovit i cili tha se nuk është i informuar për atë se çka ndodhë rreth emrit. “Për gjitha detajet se ku kemi arritur Ivanov është i informuar në takimin e liderëve. Për takimet e reja në Nju Jork dhe Bruksel, ministri që sot do të kërkojë takim me Ivanovin që ta informojë se ku kanë arritur me bisedimet me ministrin e…

Lexo më Shumë

Sot kryeministrit porositi se jemi në rrugën më afër NATO-s dhe BE-së, zgjidhim konteste dhe e forcojmë identitetin, dhe Qeveria i mbështetë bisedimet me Greqinë, në pres-konferencën para Qeverisë në prani të ministrave, për punën një vjeçare të Qeverisë. Zaev ka potencuar se në negociatat për emrin nuk ka ndryshime të historisë maqedonase. “Asnjëherë më afër zgjidhjes skemi qenë, kurse miqësia ndërmjet dy vendeve asnjëherë ska qenë më e madhe. Gjuha maqedonase është e vërtetuar, identiteti është vërtetuar, nuk është e lehtë kjo çështje” ndërsa Zaev ka shtuar se Maqedonisë i duhet lidership për hapat e ardhshme, dhe jo vetëm…

Lexo më Shumë