Author: Adijat

Shkup, 31 maj – Gjatë fundjavës dhe festave do të jetë falas autobusi me numër 28 i NTQ “Shkup”, që udhëton prej qendrës transportuese deri në kompleksin “Makedonsko Sello”, ndërsa para një muaji u lejua parkim me pagesë 100 denarë për një orë, qytetarët u parkuan në Nerez, njofton Koha. Nga Qyteti i Shkupit thonë se ky vendim do ti stimulojë qytetarët të mos shkojnë me vetura.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri, përgjegjës për çështje evropiane, Bujar Osmani, para përfaqësuesve të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, të kryesuar nga ambasadori, Samuel Zhbogar, e prezantoi planin e ri reformues, të emërtuar “Plani 18”. Ky plan është ende në fazën e harmonizimit dhe pritet të kalojë në qeveri javën e ardhshme, ka bërë të ditur Osmani. “Qeveria është fuqimisht e përcaktuar që të mbajë agjendën e reformave në ballë të listës së prioriteteve edhe pas përfundimit të implementimit të Planit 3-6-9, për çka Sekretariati për Çështje Evropiane mori përsipër hartimin e planit të ri të reformave për vitin 2018, realizimi të cilit…

Lexo më Shumë

Presidenti i vendit Gjorgje Ivanov, vlerëson se i gjithë procesi i zgjidhjes së emrit ngjan në marrëveshje personale mes kryeministrave Zaev dhe Cipras. Kështu thuhet në komunikatën e dërguar nga kabineti presidencial, pas takimit që realizuan Presidenti Ivanov dhe ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov. Ky i fundit, informoi Ivanovin për zhvillimet e fundit të negociatave për emrin. Nga kabineti i Ivanovit më tej kanë shtuar se qëndrimi I presidentit është se me mosrespektimin e dispozitave ligjore për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, I gjithë procesi ngjan në marrëveshje personale mes dy kryeministrave. “I gjithë procesi i ngjan marrëveshjes personale mes kryeministrit…

Lexo më Shumë

Për shkak të mos prezencës e Gordana Jankulloska pas përkeqësimit të shëndetit ngaqe është shtatzane, seanca për lëndën e PSP-së “Titanik” u shty për në 3 korrik. Siç informojnë avokatët e Gordana Jankulloskës, Sanja Aleksiq, ish-ministrja për Punë të Brendshme ka qenë e penguar të vijë në seancë për shkak të gjendjes së saj shëndetsore. Prokuroja publike Lile Stefanovska theksoi se në vërtetimin shëndetësor nuk tregohet sëmundja për çfarë sëmundje bëhet fjalë dhe vlerësoi se nuk është e drejtë mos prania e saj. Për këtë lëndë gjyqësore të akuzuar janë edhe Nikolla Gruevski dhe ish-funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovksi, Mile Janakieski, Biljana Brishovska, Ilija Dimovski, Munir Pepiqm…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeatri i Qeverisë së Republikës Maqedonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani,  sot në mjediset e Sekretariatit për Çështje Evropiane e prezentoi planin e ri reformues, Plani 18, para përfaqësuesve të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, të kryesuar nga ambasadori Samuel Zhbogar. Fillimisht, Osmani u shpreh i kënaqur me zbatimin e Planit 3-6-9, të valorizuar në  njërin nga raportet më pozitive për Republikën e Maqedoninisë, të shoqëruar me rekomandim të pastër dhe të pakushtëzuar të Komisionit Evropian për çeljen e negociatave: “Qeveria është fuqimisht e përcaktuar që të mbajë   agjendën e reformave në ballë të listës së prioriteteve edhe…

Lexo më Shumë

As takimi me ministrin e jashtëm Dimitrov nuk e bindi presidentin Ivanov lidhur me zgjidhjen e kontestit për emrin me “erga omnes”. Kur pritet vetëm një telefonatë mes Zaevit e Ciprasit, për të finalizuar bisedimet për emrin, Ivanov thotë se procesi më tepër i ngjanë një marrëveshje mes dy kryeministrave se sa dy shteteve. I gjithë procesi i ngjan një marrëveshjeje personale midis kryeministrit Zaev dhe kryeministrit Cipras, për çka nuk është siguruar konsensus kombëtar në Republikën e Maqedonisë. Qëndrimi im është se nuk pranoj një zgjidhje për çështjen e emrit për përdorim të përgjithshëm, apo erga-omnes. Lidhja e një…

Lexo më Shumë

Kryesia Qendrore e LSDM-së i ka dhënë përkrahjen e plotë liderit të tyre Zoran Zaev që të vazhdojë bisedimet dhe të sjell vendime në lidhje me çështjen e emrit. “Kryesia qendrore njëzëri solli vendim me të cilin i jep të drejtën e plotë kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, të sjell vendime në lidhje me problemin që Greqia e ka me emrin tonë kushtetues, me qëllim që të sigurohet ardhmëri më e mirë për Republikën e Maqedonisë dhe qytetarët e saj”, thuhet në komunikatën e LSDM-së, njofton Alsat-M. Ndërkohë kreu i kësaj partie ka theksuar se Maqedonia kurrë nuk ka qenë…

Lexo më Shumë

Opozita përmes pyetjeve të deputetëve kërkoi nga kryeministri të tregoj për cilat propozime e mundshme për emrat e Maqedonisë ka pranuar “erga omnes”. Sipas tyre, Qeveria duhet të ndalojë me siç i quajnë ata testet ndaj opinionit publik. Nuk u përgjigjët nëse Maqedonia ka pranuar “erga omnes” për cilin do propozim, i cili do të pranohet nga dyja palët. Nuk jam e sigurt se na treguar gjithçka nga takimi dhe dyshoj se është ashtu. Gjithashtu them se është mirë që në të ardhmen të mos ketë trik-propozime – tha Liljana Kuzmanovska, VMRO-DPMNE. Kryeministri Zoran Zaev në përgjigjen e tij theksoi se…

Lexo më Shumë

Mosdhënia e llogarive fiskale dhe stornimi i dyshimtë i llogarive janë keqpërdorimet më të shpeshta që i ka zbuluar Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) në kontrollet e fundit që i ka zbatuar në periudhën nga data 19 prill deri më 22 maj të këtij viti. Siç informon drejtoresha e DAP-it, Sanja Lukarevska në konferencën e sotme për shtyp në këtë periudhë nga 311 objekte të kontrolluara ekipet mobile të DAP-it kanë zbuluar parregullsi në punën e 108 objekteve në mbarë shtetin. “Numër më i madh i parregullsive 28 ishin konstatuar në Shkup, ku ishin kontrolluar 92 objekte, ndërsa më…

Lexo më Shumë

Ish ministrja Gordana Jankullovska e akuzuar për disa raste të PSP-së është në muajin e nëntë të shtatzënisë me çka bëhet e panjohur se si do rrjedh më tej gjykimi ndaj saj. Avokatët e saj presin që prokurorja Lile Stefanova do të kërkojë për të, të zhvillohet procedurë, apo të gjykohet ndaras, ndërsa për gjykimet tjera të vazhdojë aty ku është ngelur, apo me dëgjimin e bombave. Prokuroja publike Lile Stefanovska theksoi se në vërtetimin shëndetësor nuk tregohet sëmundja për çfarë sëmundje bëhet fjalë dhe vlerësoi se nuk është e drejtë mos prania e saj. Siç informojnë avokatët e Gordana…

Lexo më Shumë

Mbesa e ka plaçkitur shtëpinë e gjyshit të saj në rrugën “Jordan Xhurnov” në Veles dhe i ka marrë çantën me 65.000 euro dhe dokumentacion të llojllojshëm. Ngjarja është denoncuar dje në SPB Veles nga S.M. (68) i cili ka theksuar se në periudhën prej 18 deri në 30 maj të këtij viti një kryerës i panjohur ka kryer vjedhje të rëndë në shtëpinë e tij. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe ndërmerren masa për zbardhje të plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët kritikoi ashpër qeverisjen njëvjeçare të koalicionit LSDM-BDI. Sipas partisë së Selës qeveria dështoi në përmbushjen e premtimeve parazgjedhore, ndërsa janë shuar shpresat tashmë edhe për zbatimin e reformave. Si dëshmi për rezultatet negative në gjyqësor nga Aleanca përmendën rastin e Almir Aliut, ndërsa theksojnë se edhe kjo qeveri vijon me diskriminimin e shqiptarëve në aspektin ekonomik me ndarjen jo të barabartë të fondeve. Nga Aleanca kritikojnë edhe shpërfilljen e opozitës shqiptare lidhur me bisedimet për çështjen e emrit.  Reformat në arsim dhe shëndetësi as që kanë filluar ndërsa infrastruktura vazhdon të jetë e mjerueshme në këto institucione.…

Lexo më Shumë