Author: Adijat

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot, në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, e prezantoi Planin 18, para përfaqësuesve të sektorit civil. “Nevoja për një fokus të veçantë drejt reformave, dhe më duhet ta pranoj, për shkak të suksesit në adresimin e reformave nga Plani 3-6-9, Qeveria ka vendosur të mbajë këtë qasje të procesit të reformës në koordinim dhe monitorim, duke krijuar një Plan Special të Reformës- Plani 18”, deklaroi Osmani për mediumet, para fillimit të prezantimit. Ai vuri në dukje se edhe me Planin 18, Qeveria do të mbajë parimin e transparencës…

Lexo më Shumë

Komuna e Tetovës gjatë ditës së sotme ka ndarë mirënjohje nxënësve më të mirë nga shkollat fillore dhe të mesme, të cilët kanë fituar çmime në garat të ndryshme republikane dhe ndërkombëtare. Me rastin e ndarjes së mirënjohjeve për nxënësit shembullor që kanë marrë çmime në gara, Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, ju drejtua nxënësve se më këtë ata kanë bërë krenarë veten, prindër e mësues. Nga ana tjetër nxënësit janë shprehur të kënaqur me ndarjen e këtyre mirënjohjeve të cilat i kanë bërë krenar ato, familjarët dhe mësimdhënësit. Ngjarja në fjalë ka për qëllim kryesisht njohjen e…

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=mwjnBGkp3_M Kreu i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski tha se Maqedonia është e fundit në Evropë për nga rritja e Prodhimit Bruto Vendor. Ai tha se rënie prej 7% ka edhe në sektorin prosperues të informacioneve dhe komunikimeve. Ai shtoi se e vetmja gjë që i shkoi për dore këtij, siç e quajti, cunami politik ekonomik të qeverisë së kryesuar nga Zaev, është në tremujorin e parë të vitit 2018 i ka futur në borxh qytetarët e Maqedonisë për më shumë se 300 milionë euro dhe nuk ka siguruar rritje të PBV-së.

Lexo më Shumë

Pozita dhe opozita me forca të përbashkëta do ti shlyejnë kamatat e qytetarëve që nuk kanë paguar llogaritë për ujë, rrymë, operatorët mobil dhe kabllovik, mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta dhe ujitjen e tokës bujqësore deri në vitin 2011. Në procedurë kuvendore ka hyrë propozim-ligji për shlyerjen e kamateve për pagesën e borxheve. Opozita dhe pozita në Kuvend do të dorëzojnë një propozim-ligj të përbashkët për shlyerjen e kamatave për pagesën e borxheve në bazë të veprimtarive komunale sic janë uji, rryma, mbeturinat, operatorët mobil dhe kablovik, harxhime për mirëmbajtjen e përbashkët të pjesëve të ndërtesave dhe ujitjen dhe sipërfaqeve…

Lexo më Shumë

Gjithsej 120 shoferë në Shkup ngasin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara në 24 orët e fundit, tregojnë të dhënat nga buletini ditor i SPB-së Shkup. Trembëdhjetë shoferë kanë përdorë telefon celularë derisa ngasin, ndërsa në dritë të kuqe në udhëkryq kanë kaluar tetë shoferë. dy nuk kanë ndaluar në kalimin për këmbësorë që t’u japin përparësi këmbësorëve, një nuk ka dhënë përparësi për parakalim, ndërsa dy nuk kanë dhënë përparësi për kalimin e automjetit në udhëkryq. Në 24 orët e fundit në rajonin e kryeqytetit kanë ndodhur gjithsej 11 aksidente prej të cilave dy lëndime të rënda…

Lexo më Shumë

Për rreth 270 000 nxënës të shkollave të mesme dhe fillore, nga të cilët 20 000 filloristë, sot është dita e fundit shkollore dhe fillimi i pushimit veror. Semimaturantët këtë muaj do të regjistrohen në vitin e parë në shkolla të mesme për vitin shkollor 2018/2019. Kurse më 18 dhe 19 qershor është paraqitja e parë në shkollat e mesme publike, ndërsa paraqitja e dytë në afatin e korrikut është më 28 qershor. Në afatin e gushtit paraqitja është më 23 gusht. Maturantët, nesër (9 qershor) do ta kenë testin për gjuhën amtare (maqedonisht, shqip, turqisht) dhe literaturë, që është…

Lexo më Shumë

Vozitësit shpesh herë ankohen se gjobat për shkeljen e rregullave në komunkacion janë të larta, dhe se vetëm ato dënohen, ndërkaq këmbësorët të cilët më shumë bëjnë shkelje nuk dënohen aq shpesh. Por në ligjet e Maqedonisë ekzistojnë edhe gjoba për këmbësorët, shkruan Telegrafi Maqedoni. Sipas ligjit, këmbësori, me rregull i ndalohet të lëvizë në korsi, ai patjetër duhet të lëvizë sa më afër korsisë dhe në mënyrë të kujdesshme të mos pengoj komunikacionin e automjeteve. *Në të kundërt është paraparë gjobë prej 50 euro, në kundërvlerë të denarit. Këmbësori që ka për qëllim të kaloj rrugën në vend ku…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri për çështje evropiane konsideron se edhe tek pala maqedonase dhe ajo greke ekziston vullnet për angazhim të mbylljes së kontestit të emrit. Sipas tij, “dallimet janë në interpretimin e të shkruarës sesa në parimet gjenerale që tregojnë palët në bisedime”. “Të jemi të kujdesshëm dhe të presim se si do jetë epilogu në orët dhe ditët në vijim”, ka thënë Osmani.

Lexo më Shumë

Javorja “Fokus” ka shkruar në numrin e sotëm se lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski dëshiron që të bëj pazar me liderin e partisë në pushtet LSDM. Kushtet e tij janë se do të përkrahë referendumin për emrin, në këmbim të amnistisë për Nikolla Gruevski dhe njerëzit e tjerë të VMRO-së e qeverisjes së kaluar që po hetohen dhe akuzohen nga Prokurori Speciale. “Shefi i opozitës a po përgatit alibi për përkrahjen e referendumit për emrin për një rezultat pozitiv dhe që deputetët e saj më pas ti miratojnë ndryshimet në Kuvend. “Cili është çmimi për këtë qasje të Mickoskit. Pazari…

Lexo më Shumë

Dobrilla Kacarska, gjykatësja e cila e dënoi ish-kryeministrin Nikolla Gruevski me dy vite burg, është vënë nën mbrojtje 24 orëshe policore. E gjithë kjo ndodh për shkak të kërcënimeve për jetë që ajo i ka marr, pas shpalljes së aktgjykimit. TV24 raporton se janë angazhuar njësi speciale për të mbrojtur edhe disa gjykatës tjerë të cilët kanë në duar lëndët e Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Kacarska udhëhoqi me lëndën “Tanku” edhe për ish-ministren e MPB-së, Gordana Jankulloska, për të cilën ka kërkuar kontroll gjinekologjike për të vërtetuar gjendjen e saj me shtatzëninë.

Lexo më Shumë

Biznesmeni Zulfi Bakiu i cili para 2 ditëve me vetëiniciativë shtroi 4 km rrugë në fshatin Rashçe në komunën e Sarajit u plasua në opinion si një veprim human, pasi ka zgjidhur problemin e të gjithë qytetarëve të fshatit, të cilëve vite me rradhë u premtohej se do të shtrohet kjo rrugë! Bamirësi Bakiu përpos mirënjohjes që mori nga banorët, nuk e pranon reagimin e militantëve partiak të cilët shfrytëzojnë këtë veprim për të sulmuar njëra tjetrën. Ai ndjehet i zhgënyer nga reagimi i tyre, pasi thotë se rrugën e ka asfaltuar për hirë të bamirësisë dhe nuk dëshiron që…

Lexo më Shumë

Një njësi sepciale e policisë është në gjendje gatishmërie për të ruajtur Dobrilla Kacarskën, gjykatësen e cila së fundi mori vendimin për dënoi ish-kryeministrin Nikolla Gruevski me dy vjet burg. Gjykatësja është vënë në mbrotje 24-orëshe policore, raporton TV 24. Vendimi është marrë pas marrjes së shumë kërcënimeve për jetë pas shpalljes së aktgjykimit. Gjithashtu, Kacarska e udhëhoq lëndën “Tanku” për ish-ministren Gordana Jankulloska, për të cilën ka kërkuar kontroll gjinekologjike për të vërtetuar gjendjen e saj me shtatzaninë. /SHENJA/

Lexo më Shumë