artia më e madhe maqedonase në pushtet, LSDM ka dënuar gjuhën e urrejtjes të protestuesve mbrëmë para Kuvendit të Maqedonisë, transmeton Zhurnal. Nga kjo parti ftojnë për qetësi dhe u bëjnë apel qytetarëve që mos të lejojmë që dikush ta rrezikon të ardhmen e Maqedonisë. “LSDM dënon dhunën e mbrëmshme para Kuvendit, sulmet e masës së mbledhur kundër gazetarëve, kameramenëve dhe policëve të cilët tentuan të ndalojnë hyrje të dhunshme në Kuvend. Secili ka të drejtë të proteston dhe të shfaqë qëndrime dhe mendime, por në protestën e mbrëmshme kishte gjuhë të urrejtjes, thirrje për dhunë, ofendime dhe provokime ndaj…
Author: Adijat
Qeveria e kaloi në seancë marrëveshjen për emrin me Greqinë, por dokumenti ende nuk është dorëzuar në kuvend. Kryeparlamentari Talat Xhaferi në bisedë telefonike tha se pa e parë dokumentin nuk mund të vendos se në cilin komision do ta dorëzoj. Në Komisionin për Politikë të Jashtme udhëheq deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshoski dhe nuk përjashtohet mundësia që të bllokohet. Për shkak se marrëveshja ka të bëjë edhe me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, dokumenti mund të përcillet edhe në Komisionin për Çështje Evropiane, me të cilin kryeson deputeti i BDI-së, Artan Grubi.
Qeveria e Maqedonisë ka nisur mëngjesin e së hënës seancën për ratifikimin e marrëveshjes së arritur dje në Prespë, midis qeverisë së Maqedonisë dhe asaj të Greqisë, për ndryshimin e emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut. Seanca ka zgjatur më pak se gjysmë ore dhe është miratuar në unanimitet. “Në seancën e 74-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka shqyrtuar dhe aprovuar propozim-ligjin për ratifikim të marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve, siç përshkruhet në Rezolutën e Këshillit të Kombeve të Bashkuara 817 (1993) dhe 845 (1993), ndërprerje të Kornizës Kohore të vitit 1995 dhe…
Aleanca për Shqiptarët e përshëndet marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin. Deputeti Syria Rashidi, deklaroi se kjo marrëveshje është ne vijë me politikat e ASH-së. “Kuptohet se edhë në procedurat e mëtejme në Kuvend ne si Aleancë për Shqiptarët do ta mbështesim këtë marrëveshje”, tha deputeti i ASH-së, Syria Rashidi, njofton Shenja.
Mbrëmë i është vënë flaka veturës së deputetit të LSDM-së Hari Lokvenec. përderi sa ishte në Prespë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë. Lovenec nuk deshti që ta komentoj ngjarjen, ai për më shumë informacione na drejtoi në Ministrin e Punëve të Brendëshme. Nga MPB njoftojnë se rasti është rapurtuar gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 23.05 në SVR- Manastir. Lokvenec ka lajmëruar se një person i panjohur ka djegur veturën e tipit mini kuper me targa të Prilepit, e cila ka qenë në pronsi të babit të tij. Zjarri u shua pas arritjes së ekipit të Departamentit të Zjarrfikësve…
Edhe dy aktvendime për burg për dhunën në Kuvend më 27 prill ka shqiptuar gjykata themelore Shkupi 1. Me një vit e tre muaj burg është dënuar Vasko Cungarevski i cili e ka pranuar fajin, ndryshe djali i gjykatëses së deritanishme të gjyqit Shkupi 2, Zorica Cungarevska. Është dënuar edhe Dimitar Popovski me dy vite burg me kusht.
Presidenti Gjorge Ivanov nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen ndërkombëtare me Greqinë për kontestin e emrit, duke përdorur të njëjtat taktika si me Ligjin për gjuhët, thotë gjyqtari kushtetues Osman Kadriu. Edhe në këtë rast, sipas Kadriut, kreu i shtetit mund të refuzojë ta nënshkruajë për herë të parë, por pas ratifikimit të dytë në Parlament ai është i detyruar ta nënshkruajë dhe ti japë fuqi ligjore marrëveshjes me Greqinë. Ndryshe nga dje kur Presidenti refuzoi të përgjigjet në pyetjet gazetareske, sot në Sofje ai u përball me gazetarët nga Bullgaria. Kreu i shtetit u pyet nëse me vendimin e mos…
Kryeparlamentari Talat Xhaferri sot qortoi deputetët duke thënë se nuk po ushtrojnë me seriozitet funksionin e tyre dhe nëse planifikojnë të vazhdojnë me këtë sjellje, më mirë të japin dorëheqje për t’i lënë vendin dikujt tjetër. Ky nervozim i kryeparlamentarit Xhaferi, erdhi pasi nuk kishte kuorum të mjaftueshëm për realizimin e seancës plenar edhe pse shumica parlamentare pak kohë më parë u zgjërua. “ Nuk ka punë më të rëndësishme se kjo, çfardo qoftë që ndodh në komisionet që debatojnë për çështje te caktuara. Le ta ndërpresin aty ku janë dhe të vini në seancë plenare. Sqarojeni nëse nuk doni…
Kryeministri dhe ministrja e jashtme i Bullgarisë kanë refuzuar sot të takohen me presidentin e Mqedonisë gjatë vizitës së tij në Sofie, duke reaguar ndaj refuzimit të tij për nënshkrimin e marrëveshjes së emrit me Greqinë. Boyko Borssov dje Ekaterina Zaharieva kanë anuluar takimet e tyre me George Ivanov i cili është takuar vetëm me homologun e tij presidentin Rumen Radev. Marrëveshja e kësaj jave për emrin e ri të Mqedonisë është mirëpritur nga të gjitha vendet e BE, por Ivanov e hodhi poshtë duke thënë se shkel kushtetutën. Zyra e kryeministrit të Bullgarisë tha: “Takimet janë refuzuar. Ne nuk…
Ministri për diasporë, Edmond Ademi, ka propozuar në Komisionit për reformën zgjedhore të ngritur pranë Ministrinë së drejtësisë, që pjesëtarët e pakicës maqedone në vendet fqinje të fitojnë të drejtën e votës. Sipas këtij propozimi, pjesëtarët e kësaj pakice në vendet fqinje, padallim nëse kanë marrë shtetësinë maqedone ose jo të mund të votojnë në përfaqësitë diplomatike të Maqedonisë në vendet fqinje ose në vendet tjera ku përkohësisht jetojnë dhe punojnë. Ajo që bie në sy në propozimin e Ademit është terminologjia e re që përdoret. Në kodin zgjedhor përdoret termi “shtetasit e Maqedoni me qëndrim të përkohshëm jashtë vendit”,…
Sot kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, i shoqëruar nga anëtari i Kryesisë Qendrore, Zeqirija Ibrahimi, u pritën në takim nga Ambasadori i Francës në Shkup, z. Kristian Timonie. Me këtë rast u fol për procesin historik të zgjidhjes së kontestit të emrit, si dhe për zhvillimet e tjera aktuale politike. Gashi e informoi Ambasadorin Timonie se Lëvizja BESA e ka përshëndetur arritjen e kësaj marrëveshje dhe shfaqi gatishmërinë e tij për t’u vënë në shërbim të kësaj kauze, që duhet të finalizohet me anëtarësim në NATO dhe hapërim drejt BE-së. “Kjo marrëveshje dhe anëtarësimi në NATO janë hapat historike,…
Komisari evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn në një intervistë për AIM ftoi kryetarin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov të marë përgjegjësi në procesin e marrëveshjes me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nuk është e përshtatshme për një kryetar shteti të refuzojë bisedime me kryeministrin, ministrin e punëve të jashtme, për të pranuar informata të dorës së parë. Mendoj se kryeministri dhe ministri për punë të jashtme plotësisht i kanë respektuar parimet kushtetuese dhe vetëm mund të ftoj kryetarin Ivanov urgjentisht të marë përgjegjësi.”, tha Hahn. Hahn theksoi se kjo nuk është çështje e pranimit ose jo, por në…