Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, u ka bërë apel maturantëve të mendojnë përparësitë që ofron arsimi profesional gjatë regjistrimit të tyre në shkollat e mesme. Arsimi profesional është prioritet i Ministrisë së Arsimit, deklaroi Ademi. “Prioritet për MASh-in është promovimi i arsimit profesional. Nga viti i ardhshëm, fillon edhe koncepti i sistemit dual në dy shkolla, e kjo ndodh për herë të parë në Republikën e Maqedonisë. Uroj që semimaturantët të kenë parasysh përparësitë që ofron arsimi profesional dhe në aplikimet e tyre të kenë parasysh shkollat e tilla”,- tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.
Author: Adijat
UNT ia ndau çmimin “Doctor Honoris Causa” nobelistit, Ferid Muradi. Motivacioni i ndarjes së këtij titulli është për të nderuar dhe veçuar personalitetet e jashtëzakonshme që i kanë dhënë dhe po i japin kontribut të veçantë shkencës, arsimit të lartë dhe që me ekspertizën e tyre kanë bërë ndikim rrënjësor në progresin shoqëror. Tek ju shohim frymëzim për punën dhe veprimtarinë që ushtrojmë, thanë përfaqësuesit e UNT-së dhe ministri i Arsimit, Arbër Ademi. “Mundësia për të promovuar njerëz të tillë si nobelist dr. Ferid Murati, është mënyra e mirë për të promovuar dhe është model se si arrihet deri tek…
Ministri i Kulturës nga radhët e BESËS, Asaf Ademi, tashmë ka formuar ekip special për ta analizuar projektin monoetnik dhe antishqiptar “Shkupi 2014”, duke mos dhënë ndonjë detaj shtesë se çfarë mund të bëj ministri i ri i Kulturës me projektin “Shkupi 2014”. Sipas informacioneve brenda ministrisë të cilën e udhëheq Asaf Ademi, marrim vesh se ministri ka urdhëruar që të formohet ekip special nga profesionistë, arkitektë dhe ekspertë të ndryshëm, që në mënyrë të detajuar të përpilojnë një raport për projektin “Shkupi 2014”, duke theksuar se në po të njëjtin raport, përveç se do të bëhem analiza dhe vlerësime…
VMRO ka akuzuar kryeministrin Zaev se dëshiron të krijon tensione në vend. Me marrëveshjen kapitulluese që nënshkroi, ai dëshiron të mbulojë skenarin për të tërhequr në dhunë qytetarët e pafajshëm e më pas të njejtët ti akuzojë se kërkojnë të shkatërrojnë shtetin, thonë nga VMRO. “Zoran Zaevi me të gjitha forcat dëshiron të krijojë dhunë në shtet. Ai kapitulimin të cilin e nënshkroi dëshiron ta mbulojë me skenar me të cilin do të dërgojë qytetarë të pafajshëm në dhunë dhe më pas do ti akuzojë se ata po e dëmtojnë shtetin. Ne realitet Zoran Zaevi dëshiron një 27 Prill të…
https://www.youtube.com/watch?v=OnEoLXjgQwM Mot i hatashëm i përcjellë me shi, erë dhe me vetëtima e murmurima, sot pasdite e përfshiu Kërçovën, transmeton Gazeta Lajm. Era ka qenë aq e fuqishme sa që ka bartur edhe kulme të shtëpive dhe ndërtesave.
As pop-këngëtarja e famshme kroate Severina Kojiq nuk i shpëtoi grepit të lajmeve të rreme për protestat e djeshme anti-emrit para Kuvendit. Një foto e saj e përdorur për në videoklipin kundër dhunës ndaj grave, është publikuar në disa profile në rrjetin social fejsbuk, e që është shpërndarë më vonë edhe nëpër portale në formë të lajmit. Por këngëtarja nuk ishte imazhi i vetëm që u përdor nga këto portale. Shumë fotografi të personave që nuk janë nga Maqedonia janë përdorur për të bërë pretendime të rrejshme për dhunë policore. Në një rast tjetër, fotografia shihet qartë që është e…
Reshjet paralajmëruara të shiut nuk pritet të shkaktojnë derdhjen e lumenjve më të mëdhenj, ndërsa te lumenjtë më të vegjël dhe vendet e thata ka mundësi për rritje të shpejtë të nivelit të ujit dhe derdhje lokale nëse ka reshje intensive të shiut. Në zonat urbane në qoftë se paqëndrueshmëria është në formë të motit të keq, breshër dhe erë ka mundësi për derdhje të ujit nëpër rrugët e qytetit dhe në nënkalime. Nga Drejtori për punë hidrometeorologjike informojnë se gjatë paraqitjes së erës së fuqishme tek lumenjtë natyrorë ka mundësi edhe paraqitje e valëve. Rekomandohet lëvizje e kujdesshme përgjatë…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, sot u takua me kryetarin e komunës së Likovës, Erkan Arifi, ku u diskutua lidhur me politikat e përgjithshme qeveritare për përmirësimin e cilësisë së sistemit arsimor nacional dhe pritjet për kontributin e autoriteteve lokale, duke përfshirë edhe komunën e Likovës në realizimin e reformave të planifikuara. Gjatë këtij takimi, ministri Ademi ka informuar për aktivitetet që do t’i realizojë Ministria e Arsimit dhe Shkencës gjatë periudhës së verës, respektivisht para fillimit të vitit të ri shkollor, me të cilat, siç theksoi ministri Ademi, do të avancohet procesi i edukativo-arsimor në shkollat fillore…
VMRO-DPMNE nuk e ka dënuar dhunën e djeshme para Kuvendit, as nuk përmendur diçka për sulmet nga turma ndaj gazetarëve, kameramanëve dhe ndaj policëve që e kanë mbajtur rendin dhe qetësinë dhe kanë tentuar të ndalojnë sulmin e dhunshëm në Kuvend. VMRO-DPMNE nuk e ka dënuar as gjuhën e urrejtjes, ofendimet dhe provokimet ndaj qytetarëve, ndaj gazetarëve, ndaj bashkësive të tjera etnike. Thirrjet e VMRO-DPMNE-së janë skajshmërisht dinake dhe kontradiktore. Pikërisht kjo parti përmes retorikës së saj me vite i ka ngritur tensionet, ka krijuar atmosferë të konfliktit, ndarje artificiale dhe përhapje të lajmeve të rreme. VMRO-DPMNE duhet të largohet…
Deri në implementimin në tërësi të marrëveshjes së arritur mes dy palëve, për kontestin me emrin, Bashkimi Evropian në komunikim zyrtarë do të vazhdojë ta quajë vendin me refrencën e përkohshme si ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Kështu sot ka precizuar zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç e cila shton se edhe përkundër vendosjes së firmave nga të dyja palët, dhe më pas edhe të publikimit të marrëveshjes, mbesin edhe një sere çështjesh të cilat duhet të përfundojnë ashtu siç janë përcaktuar me afatet kohore. “Marrëveshja është arritur, publikuar dhe është nënshkruar .Por mbesin një sërë hapash të tjerë të…
Edhe nëse kryetari i shtetit vepron ashtu siç ka deklaruar se nuk do ta firmos marrëveshjen e arritur midis Shkupit dhe Athinës, marrëveshja nuk dështon nëse merr votat e duhura në Kuvend, pasi nuk është LIGJ por MARRËVESHJE NDËRKOMBËTARE. Kështu të paktën thonë ekspertët e çështjeve politike dhe juridike. Ndryshe, sonte marrëveshjen e arritur pritet ta miratojë qeveria, pas çka e njëjta dorëzohet në parlament. Parlamenti herën e parë marrëveshjes mund ti japi dritë jeshile me vetëm 31 vota PRO e më pas t’ia dorëzoj Ivanovit. Pasi që ai ta kthej mbrapsht siç ka paralajmëruar, parlamentit do ti duhen në…
Në Maqedoni ka mbi 200 fëmijë nën tre vjeç të vendosur nëpër institucione përkujdesëse. Bëhet fjalë për fëmijë me nevoja të vecanta , apo që u janë marrë prindërve për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tyre. Një ndër fëmijët e rritur tashmë në këto institucione, është Anabella. Ajo ëhstë rritur në Institutin për mbrojten e fëmijëve dhe personave me nevoja të vecanta në Demir Kapi, ku ka mësuar të kujdeset për veten. “Bashkërisht mësuam të kryejm detyrat e shtëpisë, të gatuajmë, të mbajmë higjenë personale, të shetisim dhe të shoqërohemi. Koha kalonte dhe ne cdo ditë e më tëpër…