Mosdekretimi i ratifikimit të Marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë nga ana e presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, paraqet një barrierë shumë të madhe për realizimin saj, vlerësojnë ekspertët juridikë. Pas miratimit nga ana e Parlamentit, presidenti i Maqedonisë, Ivanov, ka afat prej shatë ditësh që ta nënshkruajë dekretin për shpalljen e Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Por, presidenti Ivanov ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend ta dekretojë marrëveshjen, sepse, siç ka thënë ai, kjo marrëveshje është në dëm të Maqedonisë si shtet. Ekspertët juridikë sqarojnë se nëse presidenti nuk e dekreton marrëveshjen, ajo…
Author: Adijat
Gjenerali i ish-Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), Gëzim Ostreni në një prononcim ekskluziv për agjencin e lajmeve Zhurnal ka folur mbi marrëveshjen e arritur midis Shkupit dhe Athinsë, por jo vetëm edhe për situatën e sigurisë në vend. Ai thotë se në Maqedoni nuk do të prodhohet destabilizim i brendshëm, por se do të ketë përpjekje për manifestim të paknaqësive. “Marrevëshja Greqi – Maqedoni nuk do të prodhojë destabilizim të brendshëm, edhe pse do te ketë përpjekje për manifestim të paknaqësisve për këtë për të mbledhur poena politike për zgjedhjet që pasojnë si dhe ndonjë veprim vajolent. Votimi në Kuvend tregoi…
Akademiku dhe rektori i Universitetit të Evropës Juglindore Abdulmenaf Bexheti në një prononcim ekskluziv për Almakos ka vlerësuar rezultatet ekonomike në vitin e parë të qeverisjes së kryeministrit Zoran Zaev. Akademiku Bexheti ka theksuar se viti i kaluar ka qenë i keq për ekonominë e vendit, e cila sipas statistikave, ka qenë në prag të recesionit. Këtë ngecje ekononike, Bexheti e sqaron me përkushtimin e qeverisë për normalizimin dhe zgjidhjen e problemeve të hapura me fqinjët dhe nuk ka pasur përqëndrimin e nevojshëm për të përmirësuar gjendjen ekonomike. Ai thotë se marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë kanë krijuar klimën dhe…
Sot u nënshkrua marrëveshja në mes BERZH dhe Ohridska Banka për përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Sipas marrëveshjes, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme u ofrohen 10 milionë euro kredi për investime të reja. Këto burime të tilla të kreditimit mbështesin investimet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe janë shumë të rëndësishme për ekonominë e vendit-theksoi zëvendës ministri i financave Shiret Elezi. Linja e kredisë e BERZH-it, përmes programit për mbështetjen e konkurencës dhe Inovacionit, është nxitje për investime në kapacitete të reja prodhuese dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Gjatë takimeve…
Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar pret implementim të plotë të marrëveshjes me Greqinë për emrin deri në fillimin e vitit të ardhshëm. Zhbogar shpreson që Maqedonia të marrë ftesë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE në korrik të këtij viti. Ai nuk e komentoi qëndrimin e presidentit Ivanov i cili tha se nuk do e nënshkruaj ligjin për ratifikimin e marrëveshjes. Thotë se nuk mund të parashikojë hapat dhe aktivitetet që do të ndërmerreshin në të ardhmen. Mendoj se marrëveshja e nënshkruar nga të dyja palët parasheh disa hapa lidhur me implementimin. Ne presim që nga fillimi i…
Gjykata Themelore konfirmon procedimin e padisë kundërvajtëse ndaj Rektorit të Universitetit “Nënë Tereza”, Aziz Pollozhani, të ngritur nga Inspektorati i Arsimit. Kërkesa drejtuar gjykatës e cila daton që nga janari i këtij viti, thotë që ajo të ndërhyjë për shkak se universiteti ka mohuar të zbatojë urdhërat e inspektoratit, sa i takon asgjësimit të titullit profesor inordinar të Bashkim Idrizit. Nga gjykata njoftojnë se akoma nuk ka një vendim. Ju njoftojmë se kundër këtij personi në departamentin e shkeljeve është formuar lëndë e cila është në fazën e procedimit, gjegjësisht nuk është përfunduar akoma. Kur gjykatësja e cila ndjek lëndën…
Vërshimet do të jenë një dukuri gjithnjë më e shpeshtë në Evropë falë ngrohjes globale. Gjëja më interesante është se kjo do të vlente edhe nëse bota do të mundë ta kufizonte ngritjen e temperaturës në 1.5°C. Kjo është tema e një studimi të ri të publikuar në revistën “Climate” Autorët e studimit të publikuar kohë më parë i parashikojnë tre skenarë, ngrohjen globale prej +1.5°C deri në +3°C krahasuar me epokën paraindustriale, transmeton koha.net. Skenari më i keq i rritjes globale të temperaturës parashikon se dëmet e shkaktuara nga vërshimet e lumenjve në Evropë do të dyfishohen. Këto…
Ngrohtorja Sh. A. Shkup akuzon kompaninë për prodhim të kombinuar të ngrohjes “TE-TO” se ka ngritur vetë falimentimin, në mënyrë që të mos paguajë borxhin e saj në ngrohtore, kur pas një periudhe trevjeçare me rezultate të dobëta financiare ai fitoi një fitim prej 8 milion euro. “Arsyeja në të cilën “TE-TO” propozon vetëfalimentimin është aktgjykimi i Gjykatës Supreme të 27 dhjetorit 2017, në të cilën Gjykata Supreme pranon kërkesën e ngrohtores Sh. A. që huatë e dhëna nga Ngrohtorja Sh. A. për “TE-TO” në periudhën e ndërtimit të objektit që ishte i vonuar dhe “TE-TO” duhet t’i paguajë Ngrohtores…
Pagesën e K-15 nuk duhet ta prisni nëse e plotësoni një nga kushtet në vijim: Nëse jeni i punësuar në ndonjë institucion shtetëror, përkaësisht sektor publik. Të punësuarit nëpër institucione publike ende nuk kanë të drejtë të K-15 sepse me marrëveshjen e tyre kolektive të vitit 2010 kjo nuk është parashikuar, informon Koha. Nese keni stazh në firmë që nuk është më i gjatë se gjashtë muaj me cka automatikisht nuk u takon regres për pushim vjetor. K-15 u paguhet vetëm punëtorëve që janë të paraqitur tek punëdhënësi i njëjtë më së paku gjashtë muaj. Nëse punoni tek punëdhënësi i…
Ndryshimet e para janë bërë tashmë pas nënshkrimit të Marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë mbi emrin, pasi BBC e ka quajtur tashmë vendin si Maqedonia Veriore në hartën e saj. BBC në raportin e saj dedikuar marrëveshjes për emrin të arritur nga Zaev dhe Cipras, ndryshoi emrin e Maqedonisë në hartën e saj.
Aleanca për Shqiptarët në një reagim për parregullsitë e konstatuara në disa universitete në vend drejton gishtin te ndikimet politike. Nga kjo parti thonë se arsimi sipëror në Maqedoni është devalvuar, politizuar dhe privatizuar. Më tej në reagimin e ASH-së thuhet: “Paralajmërimet e vazhdueshme të Inspektoriatit për Arsim për Universitetin Nënë Tereza në Shkup, si dhe Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, përparregullësi të ndryshme dhe shkelje të procedurave ligjerore gjatë përzgjedhjes së profesorëve, madje edhe vetë Rektorit të UNT, pa konkurs, tregojnë tendencat e BDI-së, e cila ka kapur këto Universitete, duke e devalvuar në masë të madhe arsimin sipëror në…
Këshilli i Prokurorëve Publik në Maqedoni në mbledhjen e mbajtur sot ka zgjedhur disa prokurorë në disa prokurori të vendit. Mes të zgjedhurve janë edhe prokurorë shqiptar në Kumanovë, Gostivar, Dibër dhe komuna tjera, informon INA. Në Prokurorinë e Lartë publike në Shtip është zgjedhur Todor Vitlarov, në Shkup është zgjedhur Sasho Rajçev, në prokurorinë publike të Kumanovës është zgjedhur Teuta Bediu – Ramadani, në prokurorinë e Dibrës, Nehat Croj, në Gostivar është zgjedhur Bashkim Hiseni, në Koçani Borçe Janev, në prokurorinë në Resnjë është zgjedhur Rexhail Sherifovski, thuhet në komunikatën e Këshillit të prokurorëve të Maqedonisë. Emërime të reja…