Author: Adijat

Akoma nuk ka konfirmim nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë dhe nga ajo greke, nëse Greqia në pajtueshmëri me marrëveshjen e nënshkruar për emrin, ka dërguar njoftim deri në NATO se janë mënjanuar të gjitha pengesat që vendi të mund të marrë ftesë. “Pas marrjes së një njoftimi se Kuvendi i palës së dytë e ka ratifikuar këtë Marrëveshje, pala e parë menjëherë: *do ta njoftojë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s se jep përkrahje që NATO-ja, palës së dytë t’i dërgojë ftesë për anëtarësim, shkruan në marrëveshjen që u nënshkrua në Psarades. Në një intervistë për Al Xhezira,…

Lexo më Shumë

Dje në ora 13 e 50 minuta në Aeroportin e Shkupit, gjatë kontrollimit të pasaportës, është konstatuar se personi J.A. (23) nga Haraçina e Shkupit, figuron në listën “A”-Arrest,shkruan Gazeta Lajm. Ai është arrestuar në stacionin policor për procedim të mëtejmë, njoftoi MPB.

Lexo më Shumë

Ende po hetohen shkaqet e zjarrit që mori jetën e tre fëmijëve të mitur në Veles. Vajzat 4, 2 dhe 1 vjeç, u gjetën të shkrumbuara në një përqafim të minutave të fundit të tmerrit që përjetuan. Fqinjët thonë se familja kishte probleme të mëdha financiare dhe fëmijët shpesh liheshin vetëm pasi prindërit mundoheshin t’u siguronin bukën e gojës, duke mbledhur shishe plastike të cilat i shisnin. Materialet e plastikës të mbledhura në shtëpi e kanë bërë zjarrin edhe më të vështirë për t’u kontrolluar. “Aty rreth orës 16:00 prindërit e tyre i pashë duke shkuar të bëjnë pazar, më…

Lexo më Shumë

Rektori i UNT-së Azizi Pollozhani justifikon zgjedhjen e profesorit Bashkim Idrizi si professor inordinar nga komisioni amë, duke fajësuar sipas tij, inspektoratin e Arsimit i cili nuk i ka dorëzuar vendimin e plotfuqishëm nga Universiteti i Tetovës për heqjen e të dy tutujve, docent dhe profesor inordinar. Pollozhani nuk komentoi rolin e komisionit amë, për këtë lëshim gjatë zgjedhjes së Idrizit, por the se ka nguruar të merrte vendim, për shkak se mund të bëhej subjekt padie, si nga inspektorati ashtu edhe nga Idrizi. Inspektorët më kanë njoftuar se sipas tyre, zgjedhja e Bashkim Idrizit si profesor inordinar është e…

Lexo më Shumë

Alexis Tsipras vendit fqinj i hapi rrugën për diçka që asnjë qeveri e mëparshme nuk kishte folur: shtetësia maqedonase dhe gjuha maqedonase, tha kreu i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, nga Kukush, ku mori pjesë në kremtimin me rastin e 105 vjetorit të çlirimit të qyteti, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Unë e vizitoj Maqedoninë në një moment emocionalisht të keq. Pas kremtimit provokues në Prespë, grekët gjithnjë e më shumë e kuptojnë se marrëveshja e keqe e nënshkruar nga Tsipras dhe Zaev tashmë ka filluar të prodhojë rezultatet. Tsipras dhe shumica e qeverisë së tij, vendin fqinj i dha diçka që nuk…

Lexo më Shumë

Sot para objektit të Komunës së Gostivarit drejtori i Shkollës së Mesme Teknike Komunale – SHMTK – Gostivar, Ibrahim Asani, i cili në emër të drejtorëve  të shkollave të Gostivarit shprehu shqetësimet me të cilat ballafaqohen shkollat e mesme dhe fillore komunale si pasojë e mosbashkëpunimit nga udhëheqja e Komunës së Gostivarit. Më poshtë në mënyre integrale është edhe reagimi në fjalë: “Jemi sot këtu para Komunës së Gostivarit që në emër të drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme publike të Komunës së Gostivarit, të inicojmë publikisht shqetësimet me të cilat ballafaqohen sot shkollat fillore dhe të mesme publike…

Lexo më Shumë

Konkursi për regjistrim në UNT pritet të shpallet në fund të muajit gusht, ndërsa për këtë vit akademik janë paraparë të regjistrohen 1200 studentë. Rektori i UNT-së, Aziz Pollozhani, bën të ditur se janë akredituar programe të reja studimore të cilat do të jenë atraktive për tregun e punës dhe studentët do të kenë në dispozicion oferta bashkëkohore. “Agro-inxhinieria trevjeçare, teknologjia e tekstilit me dizajn dhe stil programimi i aplikuar trevjeçar profesional dhe master në anglisht dhe shqip, ne jemi duke shtuar numrin e programeve në anglisht që të rritet fuqia absorbuese e Erasmusit, sepse t’i nuk mund të kesh…

Lexo më Shumë

Një ditë pas ratifikimit të marrëveshjes në Kuvend mes Maqedonisë dhe Greqisë, Presidenti Ivanov akoma nuk është prononcuar zyrtarisht. Nga kabineti i tij duke konfirmuar se kanë pranuar ligjin e nënshkruar nga kryetari i Kuvendit, thonë se opinioni do të njoftohet në kohë për qëndrimin e presidentit. Ky i fundit paraprakisht u shpreh se nuk do ta nënshkruaj ratifikimin. Madje kryeministrit Zaev i bëri thirrje që të iniciojë impiçment. Duke pasur parasysh se për përgjegjësi Kushtetuese të Presidentit nevojiten 2/3 e votave, VMRO-DPMNE-ja i bën me dije Zaevit se një iniciativë e tillë mund të mbetet vetëm ëndërr e tij.…

Lexo më Shumë

Nënshkrimi i Presidentit, Gjorge Ivanov është akt formal që nuk mund ta pengojë Marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin. Kështu vlerëson ish Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trëndafil Ivanovski sipas të cilit nëse Ivanov nuk e nënshkruan Marrëveshjen do ta shkel Kushtetutën, andaj askush nuk është i obliguar ta respektojë një shkelje të tillë kushtetuese. Siç duket këtu duhet marrë parasysh esenca. Kjo esencë është se vlerat themelore të Kushtetutës, vetë situatat kërkojnë që aspak të mos pritet në linjë juridike, nënshkrimi i tij që të mund të ecë shteti përpara. E kundërta do të thoshte bllokim të gjithë shtetit,…

Lexo më Shumë

Fondi Edukativ Rom (FER) nga Budapesti dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të vazhdojnë të ofrojnë stimulim financiar dhe mbështetje mentoriale për nxënësit e bashkësisë etnike rome në Republikën e Maqedonisë. Kjo u dakordua në takimin e sotëm mes ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe përfaqësuesve të Fondit Edukativ Rom – fond ky që për dhjetë vjet është partner i vendit dhe kontribuon në forcimin e procesit të integrimit të romëve të rinj në shoqëri përmes mbështetjes dhe ndihmës në arsimimin e tyre, si dhe në realizimin e aspiratave personale dhe profesionale. Me këtë rast, ministri Ademi…

Lexo më Shumë

Mund të shihni se ata organizohen nga një parti politike cila që thirret Rusia e Vërtetë – tha Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme. Kështu u përgjigj Ministri i Brendshëm Spasovski pyetjes së Alsat-M, kur u pyet për organizatorë e protestave të dhunshme kundër emrit, duke aluduar në subjektin Maqedonia e Bashkuar. Kryetari i këtij subjekti, Janko Baçev, thotë se nuk janë organizatorë, por se po mbështesin protestën dhe se do vazhdojnë ta bëjnë të njëjtën gjë. Ai para kamerës së Alsat-M, pranon se kanë bashkëpunim me Qeverinë Ruse dhe se janë pro ndikimit rus në rajon. Madje ai…

Lexo më Shumë

Sipas marrëveshjes së Prespës Greqia do të dërgojë në Stoltenberg dhe Tusk raportimin për të hequr të gjitha pengesat e integrimeve euro atlantike të vendit, por nuk ka konfirmim nëse ka ndodhur dërgimi i këtij raportimi. Megjithatë Nano Ruzhin, ish ambasador në NATO sqaron “Kjo do të thotë se fitojmë ftesë më datë 11 dhe 12 korrik. Ftesa është proces që zgjat 1 vjet deri në anëtarësim”

Lexo më Shumë