Komisioni Evropian menjëherë ka filuar përgatitjet për projektimin e procesit për Maqedoninë dhe Shqipërinë, të cilat kanë marrë datë me kusht për të nisur bisedimet me BE-në”, tha në intervistë për REL, eurokomesari Johannes Han. Ai tha se me vendimin e Këshillit të Evropës, Komisioni ka dritë jeshile për të filluar përgatitjet, me qëllim që zyrtarisht bisedimet të fillojnë në mesin e vitit të ardhsëm. Në lidhje me atë se a është i sigurt se kjo a do të ndodh në qershor të vitit 2019 dhe se asnjë anëtare nuk do ta bllokojë procesin, Han tha se projektimi varet nga…
Author: Adijat
Në shkollat e mesme publike ku mbetën vende të lira, sot do të mbahet paraqitja e dytë në afatin e qershorit për regjistrim të nxënësve në arsim të mesëm në vitin shkollor 2018/2019. Pas paraqitjes së parë më 18 dhe 19 qershor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës kumtoi se për paraqitjen e dytë janë të lira gjithsejt 24 086 vende, prej të cilave për arsim gjimnazial 6.068 dhe për arsim profesionaë 17.900 vende. Rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen nesër. Për paraqitjen e dytë shkollat kanë mundur ta ulin numrin e caktuar të pikëve minimale të…
Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve ka refuzuar të pranojë për anëtar të saj ekspertin evropian, Rajnard Pribe, i cili është një nga udhëheqësit e ekipit për zbatimin e reformave në Maqedoni. Ai kohë më parë ishte propozuar si kandidat për anëtar të jashtëm , mirëpo Kuvendi i AMSHA nuk e ka votuar atë, informon INA. Ky lajm është konfirmuar edhe për Makfax nga kreu i lartë i Akademisë, duke thënë se propozimi nuk ka kaluar në Kuvend, ku shumica ka votuar kundër. Pribe ishte propozuar si anëtar i jashtëm apo anëtar jashtë ekipit të punës. Ndërsa votat i ka…
Një pjesë e konsumatorëve të ujit në Komunën e Butelit sot nga ora 9:00 do të mbeten pa furnizim me ujë për shkak të defektit në rrugën “Butelska” pranë stacionit policor të Butelit. Pa furnizim me ujë, do të mbeten edhe konsumatorët në rrugët “Ho Shi Min”, “Marko Krale”, “Ljubo Petroviq”, “Dabnica”, “Mrezhiçka”, “Zufer Muhiq”, “Kole Kaninski”, “Prizrenska”, “Galiçnik” dhe “Mostarska”.
“ Të nderuar qytetar, të nderuara media dhe gazetar, Në Konkluzat e Këshillit të BE-së për Maqedoninë të miratuara dje, shtetet anëtare vendosën që të shtyjnë vendimin e tyre për hapje të negociatave me shtetin tonë deri në qershorin e ardhshëm. Pra, nuk ka patur vendim për hapje të negociatave siç po gënjen qeveria LSDM-BDI. Përpos progresit rreth marrëveshjes për zgjedhjen e emrit të Maqedonisë me Greqinë, u nënvizuan shumë vërejtje serioze për shkak të mungesës së reformave të mirëfillta nga Qeveria e LSDM- BDI, sidomos në fushën drejtesisë, funksionimin e shtetit ligjor, luftën ndaj krimit dhe korrupcionit si dhe…
Opozita në vazhdimësi e bllokon sjelljen e ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediale, ndërsa me atë edhe e frenon fillimin thelbësor të reformave në sferën mediale në Maqedoni, deklaroi ministri pa resor, i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski në hapjen e konferencës: “E ardhmja e mediumeve dhe gazetarisë në erën dixhitale” në organizim të Qendrës për zhvillim të mediumeve”. “Kjo është mjaft e dukshme në Komisionin kuvendor për transport, lidhje dhe mjedis jetësor ku kryesuesi është nga VMRO-DPMNE-ja. Ligji tekstualisht është frenuar. VMRO-DPMNE nuk mori pjesë në asnjë nga debatet e veta. Pasi që ai kaloi…
Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska ka deklaruar sot se ende nuk ka vendim përfundimtar nëse do të ketë ndryshim të rregullativës ligjore për organizimin dhe realizimin e referendumit në kontekst të marrëveshjes për zgjidhjen e emrit. “Për momentin nuk kemi sjell qëndrim përfundimtar rreth asaj nëse do të shkohet në ndryshimin e ligjit për referendum. Kemi parasysh se bëhet fjalë për ligj të vjetruar dhe nuk është i harmonizuar me Kodin zgjedhor”, ka thënë Deskoska.
Bëhet fjalë për një tekst të baraspeshuar i cili i reflekton përpjekjet që u bënë nga ana e këtij vendi dhe përpjekjet të cilat mbeten për t’u bërë. Me një fjalë të them “përpara, vetëm shkoni përpara”. Këtë e theksoi ambasadori francez, Kristian Timonie, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për të komentuar për vendimin e djeshëm të Këshillit të BE-së për t’i dhënë Maqedonisë rekomandim të kushtëzuar për fillim të negociatave në qershor të vitit 2019. “Qëndrimi i Francës ishte i njohur dhe është i njohur prej dje. Tani ndodhet për miratim para shefave të shteteve dhe qeverive…
Gjatë këtyre ditëve, janë intensifikuar aktivitetet bujqësore, në rrajonin e Pollogut, ku janë shpeshtuar lëvizjet, që çojnë në drejtim të fushave të bujqëve të Tetovës, dhe të Gostivarit. Duke rishikuar këtë gjendje, Sektori për punë të brendëshme Tetovë, apelon: -maqineritë bujqësore të shfrytëzohen gjegjësisht për veprimtaritë e tyre, por jo edhe për bartjen e personave, të jenë në gjendje të mirë teknike, dhe të regjistruara; -ky lloj i makinave si ( Traktor kombajn etj) detyrimisht ti drejtojnë, persona që posedojnë leje adekuate për vozitje, por jo edhe minorenë, kryesishtë kur ky lloj maqinerie lëvizin gjat natës, dhe në rugët më…
Gjyshi i Tamarës së vogël nga Velesi, Lupço Stojanovski, është dënuar me 1 vit burg efektiv. Ai më parë u dënua me kusht për armëmbajtje pas pranimit të fajit. Më 11 korrik këtë vit janë caktuar fjalët përfundimtare për veprën e dytë penale të tij, “tentim për vrasje”. Lupço Stojanovski më 1 qershor ka shtënë me armë në drejtim të Nikolla Todorovit, ish ministër i shëndetësisë.
Kryeministri Zoran Zaev të premten do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Pas takimit të paralajmëruar është planifikuar dhe konferencë e përbashkët për shtyp ku pritet që Maqedonia të fitojë ftesë për anëtare të plotë në Samitin e NATO-s. Zaev tha se pret të gjitha anëtaret e NATO-s të ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimit e Maqedonisë.
Nga sot deri të premten në Kuvendin e Maqedonisë do të mbahet Seminari i 98. ROS-ROT. Seminari organizohet nga Asamblea parlamentare e NATO-s në bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në temë: “Integrimi euroatlantik i Ballkanit Perëndimor: përforcim i projektit paqësor evropian”. Fjalë përshëndetëse do të kenë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, kryetari i Asamblesë parlamentare të NATO-s Paolo Ali, ambasadorja zvicerane në Maqedoni Sibil Suter Tejada, ndërsa paralajmërime kyçe do të japë deputeti i mëparshëm special i Ballkanit dhe zëvendësndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për operacione, Xhejms Perdju. Në tri ditët e seminarit do të mbahen…