Në shkollat e mesme publike ku mbetën vende të lira, sot do të mbahet paraqitja e dytë në afatin e qershorit për regjistrim të nxënësve në arsim të mesëm në vitin shkollor 2018/2019. Pas paraqitjes së parë më 18 dhe 19 qershor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës kumtoi se për paraqitjen e dytë janë të lira gjithsejt 24 086 vende, prej të cilave për arsim gjimnazial 6.068 dhe për arsim profesionaë 17.900 vende. Rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen nesër. Për paraqitjen e dytë shkollat kanë mundur ta ulin numrin e caktuar të pikëve minimale të dhënë në Konkurs më së shumti deri 10 pikë, prëveç për arsimin gjimnazial, drejtimin ekonomik-juridik dhe tregtar dhe drejtimin mjekësor. Në paraqitjen e parë këtë muaj në vitin e parë për vitin shkollor 2018/2019 janë regjistruar 11.697 nga 17.590 të cilët konkurruan.
Si edhe gjatë viteve të kaluara, më i madh ishte interesi në gjimnaze, kështu që regjistrimi i nxënësve, siç informoi MASH, ka prëfunduar në gjimnazet e Shkupit “Jospi broz Tito”, “Nikolla Karev”, “Orce Nikollov”, “Georgi Dimitrov”, “Rade Jovçevski Korçagin” dhe në “Jospi Broz Tito” në Manastir, si dhe për profilet arsimore nga drejtimi mjekësor dhe drejtimi ekonomik-juridik dhe tregtar… Për nxënësit e klasave të nënta të cilët janë të orientuar drejt provimeve përmirësuese, provimit të vitit, provimeve për avancim të shpejtë, do të organizohet afat i dytë regjistrimi në gusht, në shkollat në të cilat do të ketë vende të lira pas afatit të qershorit. Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve në afatin e gushtit do të jetë më 23 gusht.
Data 23.06.2026
Aktuale
- Vonesat në reforma rrezikojnë 60 milionë euro për Kosovën
- ASH për korridorin 8: Arsyetimi me UNESCO-n nuk mund të përdoret në mënyrë selektive
- Nesër do të ketë ndërprerje të përkohshme të sistemit “TVSH-ja Ime”
- Edi Rama sulmon protestuesit, nxjerr video kundër Dritan Goxhajt: PS dhe qeverisja e jonë do bëhen më të fortë kur t’i bien puplat fallco flamingove
- Ka humbur presidenti i Shqipërisë – nëse e gjeni mos na e ktheni
- Protestuesi nga Rrjolli: E kemi paralajmëruar që para katër muajsh, mos e ngacmo popullin! Kujton se është Zot
- Gazetari kosovar Mirlind Behluli mbron shqiptarët e Maqedonisë: Kanë luftuar dhe sakrifikuar për kombin
- Protestuesja denoncon skandalin: Makinat e shqiptarëve të diasporës u gjobitën në kufi! Nuk i lanë të iknin pa paguar gjobat maksimale, nga 125 mijë lek deri në 450 mijë lek

