Author: Adijat

Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, dega në Gostivar reagon ndaj njoftimit të Komunës së Gostivarit rreth afateve për rregullimin e statusit juridik të objektit të ndërtuar pa leje (legalizim) pasi i njëjti është jo i plotë dhe shtinë huti te qytetarët se nesër (e shtunë) është afati i fundit për dorëzimin të kërkesave për të gjithë ata aplikues të cilëve u është refuzuar kërkesa për legalizim e parashtruar në vitin 2011, përcjell Medial.mk. “Sqarojmë se të gjithë pronarët e objekteve të ndërtuara pa leje në Komunën e Gostivarit deri më 3 Mars 2011 sipas Ligjit kanë të drejtë të…

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=5HKgMNtLYm8&feature=share Nëse në bisedat tuaja me miqtë debatoni se cili këngëtar sjell hitin më të suksesshëm veror, rishikoni edhe njëherë listën tuaj, sepse prej sot duhet të shtoni edhe një emër, Faton Islami. Komediani Tetovar i cili gjen gjithmonë një mënyrë se si të tregojë përmes humorit realitetin në vendin tonë, këtë radhë sjell projektin me të cilin synon që brenda një kohe të shkurtër të arrijë shumë shikime në kanalin e tij në youtube PHATOONI, shkruan Almakos. Fatoni , parodisti i këngës “ BonBon” të Era Istrefit, sjell versionin shqip të këngës së Bruno Mars “Lazy Song”, por prej…

Lexo më Shumë

Kryeparlamentari Talata Xhaferi, sot ka ia ka tërhequr vëmendjen presidentit Gjorge Ivanov se nëse për së dyti nuk dekreton marrëveshjen për emrin, atëherë marrëveshja dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve do të botohen sëbashku në Gazetën Zyrtare pa nënshkrimin e presidentit. “Nëse për të dytën herë Ivanov nuk e dekreton Marrëveshjen për Emrin, atëherë ajo bëhet praktikë. Ne presim që të ratifikohet për të dytën herë, por në rast se e njëjta nuk nënshkruhet për të dytën herë, atëherë ligji i gjuhëve shkon në pakon me Marrëveshjen”, deklaroi Xhaferi në takimin me gazetarët. Ai tha marrëveshja për emrin, do të…

Lexo më Shumë

Gjykata Penale në Shkup e ka dënuar me 2 vite e 10 muaj burg, Petre Zhezhovskin nga Shkupi, pasi ai pranoi fajin për ngjarjet e 27 prillit në Parlamentin e Maqedonisë vitin e kaluar. Dje në Gjykatën Penale u mbajt seancë pas pranimit të fajit, ndërsa është udhëhequr nga gjykatësja Olja Ristova, ndërsa në aktgjykim thuhet se i dënuari Zhezhovski ka hyrë në Parlament, fizikisht ka sulmuar zyrtarin policor, e ka kapur për fyti dhe i ka thënë: “kë e fsheh ti, kë e mbron”. Më pas tani më i dënuar me persona të tjerë është drejtuar në sallën e…

Lexo më Shumë

Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani sot ka deklaruar se janë të brengosur sepse partia opozitare VMRO-DPMNE, përmes debatit fiktiv në Komisionin Parlamentar për transport dhe lidhje, bllokon sjelljen e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele. “Ligji i propozuar, mori mbështetje nga komuniteti i gazetarëve dhe kaloi ekspertizë ndërkombëtare nga OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës. Ai është i nevojshëm për fillimin e reformave në media në Maqedoni, të cilat duhet të përmirësojnë cilësinë e gazetarisë” tha Selmani. Ai shtoi duke thënë se ky ligj e eliminon sistemin korruptiv për subvencionimin e prodhimit të vendit në televizionet…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Maqedonisë ka ndryshuar ligjin dhe ka zgjatur afatin për dorëzimin e kërkesës për privatizimin dhe dhënien me qira të tokës ndërtimore shtetërore,deri më 31 dhjetor 2021. Nga Ministria e Financave theksojnë se ligji bëhet me kërkesën e qytetarët, ndërsa zgjatja e afatit është rezultat i reagimeve nga qytetarët të cilët nuk kanë paraqitur kërkesë për privatizim në periudhën e kaluar. Deri në fund të vitit 2022, shtyhet afati edhe për paraqitjen e një kërkese për ndryshim nga një e drejtë shfrytëzimi të pronës para Agjencisë për Kadastër.

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit informon qytetarët se do tu ofrojë shërbim falas për pastrimin e oxhaqeve. “Nëse dëshironi pastrim falas të oxhakut lajmërohuni në 3297-255. 100 qytetarët e parë që do të paraqiten do të fitojnë pastrim falas të oxhakut. Paraqitja mund te bëhet çdo ditë pune nga ora 9 deri në orën 16”, njoftojnë nga sektori për marrëdhënie me opinion i Qytetit të Shkupit, transmeton Koha. https://www.facebook.com/1823774994586676/videos/1918245975139577/

Lexo më Shumë

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev e vlerëson si historik vendimin e BE-së për negociatat e pranimit. Zaev i tha DW se konsolidimi i Evropës do të jetë i plotë kur BE të pranojë vendet e Ballkanit Perëndimor. DW: Zt. Kryeministër ka interpretime të ndryshme të vendimit të BE-së për të filluar bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Qeveria juaj e quajti atë si një sukses historik, por kritikët thonë se është një tjetër shtyrje dhe zhgënjim për vendin. Si e shihni ju vendimin? Nuk ka përshkrim tjetër për këtë vendim, por fakti është historik. Ne kemi marrë një datë për…

Lexo më Shumë

Sot, komunen e Haraçinës e vizitoi Ambasadori i Shqipërisë në Shkup Fatos Reka. “Ne kete takim te ngrohte dhe vellazeror, ambasadorin e njohtuam me arritjet dhe sfidat me te cilat ndeshet komuna jone. Haracina si gjithmone, do te jete e hapur per bashkepunim ne te gjitha sferat e interesit per qytetaret. Bashkepunimi me ambasadoret dhe diplomatet e akredituar ne vendin tone, eshte e nje rendesie te vecante per ne”, ka deklaruar pas takimit kryetarja e komunës, Milikije Halimi.

Lexo më Shumë

Memorandume për bashkëpunim në sferat e prokurorisë publike dhe të gjykatave menaxhuese u nënshkruan sot në Ministrinë e Drejtësisë nga ana e ministres së Drejtësisë Renata Deskoska, ambasadorit të Britanisë së Madhe Çarls Garet, si dhe përfaqësues të Këshillit të prokurorëve publik, Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë, Gjykata Administrative dhe Gjykata e Lartë Administrative. Krijimi i rrjetit për monitorim të performancave në Prokurorinë Publike në Republikën e Maqedonisë është qëllimi i nënshkrimit të memorandumit të parë në sferën e Prokurorisë Publike. Me të, siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, do të sigurohet mbështetje në sektorët kyç të sistemit të…

Lexo më Shumë

Një këmbësor është lënduar më rëndë në një aksident trafiku, ndërsa 10 janë lënduar më lehtë në pesë aksidente që kanë ndodhur në rajonin e Shkupit gjatë 24 orëve të kaluara. Në nëntë aksidente janë shkaktuar dëme materiale. Me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara kanë drejtuar automjetin 52 shoferë, ndërsa nga policia e trafikut janë shkypur 18 shoferë para se të pajisjen me të drejtën për drejtim të automjetit, pesë shoferë fillestarë dhe 17 automjete të paregjistruara. Në dritë të kuqe në udhëkryq kanë kaluar tre shoferë, ndërsa katër nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në…

Lexo më Shumë

Nëse nuk krijojmë sistem cilësor këshillëdhënës në bujqësi, të japim dorëheqje dhe të shkojmë në shtëpi, theksoi sot ministri resor Lupço Nikollovski në debatin publik që e organizon Fakulteti për Shkenca Bujqësore dhe Ushqim (FSHBU). Nikollovski tha se është i tmerruar nga ajo që në Maqedoni vetëm një institucion siguron shërbime këshillëdhënëse për bujqit, ndërsa kapacitetet në këtë segment janë minimale përkundër nevojës reale. “Nga cilësia e mbështetjes këshillëdhënëse dhe suksesit të reformave të parapara. Për momentin, shërbime këshillëdhënëse siguron vetëm Agjencia për Nxitje të Zhvillimit të Bujqësisë. Jo më shumë se 700 ekonomi bujqësore janë mbuluar me këto shërbime…

Lexo më Shumë