Author: Adijat

Pikërisht një vit pasi Prokuroria Speciale Publike ngriti 17 akuza në gjykatën penale kundër 94 personave dhe 7 kompanive. Së bashku me dy akuzat që janë ngritur deri më tani, PSP ka gjithsej 20 aktakuza. Ekipi i Katica Janeva raportoi se disa nga hetimet e fundit kanë disa prej atyre që i përfundojnë ato, por ende nuk ka zgjidhje për statusin e PSP-së, në mënyrë që ajo të paraqesë akuza të reja. PSP po punon për të përfunduar hetimet e lëndëve “Talir”, “Tablo”, “Shërbimet e Jashtme”, “Drumarina”, “Rengen”, “Producent”, “Lider”, “Tarifa 2”, “Transporter 2”. Nga akuzat e përgjithshme janë shqiptuar…

Lexo më Shumë

Në Qendrën e pranimit në Vizbeg të Shkupit do të ndërtohet lagje për personat e pastrehë që kohë më parë kishin jetuar nën Kalanë e Shkupit- thotë Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska duke përgënjeshtruar informacionet se po ndërtohet kamp refugjatësh. Ajo në rrjetin social FB ka bërë thirrje që qytetarët të mos bien pre e këtyre informacioneve të rrejshme. Në qendrën e pranimit në Vizbeg do të ndërtohet lagje për persona të pastrehë që deri pak kohë jetonin nën Kala, e jo kamp për migrant – ka njoftuar Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Milla Carovska. Ajo…

Lexo më Shumë

Dhënia e datës së kushtëzuar për fillimin e bisedimeve me BE –në, është e arsyeshme për faktin se është paraparë që brenda një viti Maqedonia të mund t’i realizojë reformat dhe një fakt tjetër më kryesor, të mund ta kompletojë marrëveshjen e arritur me Greqinë për emrin, ku mes tjerash, pritet referendumi dhe ndryshimet kushtetuese. Kështu deklaron për TVM2, analisti politik, Ibrahim Mehmeti. “Vetë fakti që është caktuar viti I ardhshëm si data e mundshme për fillimin e negociatave është përparim shumë i madh, sepse realisht në Maqedoni edhe të të thoshte dikush se ja prej nesër do të filloni…

Lexo më Shumë

Një djalë 21 vjeçar nga Shkupi është duke luftuar për jetën pasi dje në orën 17:20 ishte sulmuar fizikisht nga tre meshkuj të panjohur në stacionin e autobusëve në bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë”. Siç informon MPB-ja, djaloshi është sulmuar nga ana e tre meshkujve të panjohur të cilët kishin dalë nga vetura “Mercedes” dhe është sulmuar fizikisht N.S.(21) nga Shkupi. Pas sulmit fizik personat me veturën e u larguan nga vendi i ngjarjes, ndërsa N.S. me automjetin e ndihmës urgjente është transferuar në Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë”. Pas masave të ndërmarra, dy persona janë dërguar në Stacionin Policor të…

Lexo më Shumë

Nxitja e debatit për nevojat e dekriminalizimit të përdorimit të kanabisit në Republikën e Maqedonisë është qëllimi i panel diskutimit që sot do të mbahet në Shkup në organizim të Shoqatës Federalistë të rinj evropianë – Maqedoni (XHEF Maqedoni) në bashkëpunim me Shoqatën për kanabis dhe politika të gjelbërta – BILKA. Panel diskutimi është quajtur “Dekriminilaizimi tash!”, ndërsa sipas organizatorëve, fjalime do të mbajnë deputetet e DOM-it dhe PLD-së, Maja Moraçanin dhe Juliana Nikollova, Damjan Bozhinovski nga e Majta, Natasha Boshkova, përfaqësuese e HOPS dhe Koalicionit Margini dhe Janaki Mitrovski, avokat dhe anëtar i BILKA-s. Në forumin që do të…

Lexo më Shumë

Komuna e Strugës ka bërë të ditur se nga fillimi i muajit Korrik 2018, hyrja në ambientet e Komunës së Strugës do të rregullohet te Recepsioni i komunës, duke u pajisur me kartelë elektronike për vizitorët. “Kjo bëhet me qëllim që qytetarët e nderuar të mos enden nëpër zyra lartë e poshtë duke i kërkuar nëpunësit administrativë e duke pritur nëpër korridore të ndërtesës. Çdo takim me nëpunësit administrativë do të planifikohet dhe realizohet paraprakisht te Recepsioni, ku do të mund të paraqiteni me emër dhe mbiemër, kartelë elektronike për hyrje-dalje dhe cilin/cilën nëpunës/nëpunëse administrativ/administrative dëshironi ta takoni për qëllimet…

Lexo më Shumë

Përfundoi afati shtesë në të cilin mund të kompletohet dokumentacioni i nevojshëm për kërkesat për legalizim të ndërtimeve pa leje të dorëzuara deri te komunat gjatë vitit 2011 dhe 2016. Kërkesat e pakompletuara për legalizim, kryesisht me elaborat gjeodezik, ishin shkak për vendosjen e afatit të ri, i cili përfundon sot, me ndryshimet e fundit të Ligjit për trajtimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme nga dhjetori i vitit të kaluar, ndërsa me të cilin u mundësua edhe afat i tretë shtesë, për dorëzimin e kërkesave për legalizim, nga janari deri në fund të këtij viti, transmeton Medial.mk.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, pas informatës në opinion se do të paguhen edhe vend parkimet për motorë në rrjetin social Facebook ka shkruar se në zonat e parkimit do të shënohen edhe vendet për motorë dhe se ky shërbim do të jetë falas për vitin e parë, njofton Medial. “Qyteti i Shkupit, në zonat e parkimit do të shënojë parkingjet edhe për motorë. Ne u japim mundësinë njerëzve që përdorin këto automjete të lënë motorët e tyre në mënyrë të sigurt në parking. Posaçërisht që një pjesë e madhe e qytetarëve, në periudhën kohore pranverë-verë i shfrytëzojnë…

Lexo më Shumë

Rruga është e qartë. Kjo çon në anëtarësimin tuaj në Bashkimin Evropian. Për të arritur këtë, të gjitha forcat politike janë përgjegjëse për mbajtjen e dialogut konstruktiv dhe vazhdimin e aspiratave të qytetarëve, në veçanti përmes reformave të sundimit të ligjit, shërbimeve të sigurisë, administratës publike dhe ekonomisë funksionale të tregut, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kjo në një deklaratë të përbashkët, të publikuar në faqen zyrtare të BE-së, ku citohet përfaqësuesja e lartë i Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe Komisionari për zgjerimi, Johannes Hahn. “Këto parime qëndrojnë në zemër të tregimeve të suksesshme të Evropës. Ata janë gjithashtu atë që dëshiron qytetarët…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi sot u takua me përfaqësues të USAID-Maqedoni. Nga Ministria e Kulturës kumtuan se në takimin është arritur marrëveshje që të vazhdohet me aktivitetet pas letrës së nënshkruar për bashkëpunim strategjik me Projektin për pjesëmarrje qytetare të USAID-it, transmeton Medial.mk. Në takimin u bisedua për aktivitetet në bashkëpunimin me Projektin për pjesëmarrje qytetare të USAID-it, me të cilat do të punohet në avancimin e sektorit të pavarur në kulturë, sipërmarrje në sferën e kulturës dhe në aktivitetet që do të ndërmerreshin për sigurimin e zhvillimit të barabartë në kulturë nëpër tërë vendin.

Lexo më Shumë

Mërgimtarët tanimë kanë filluar të mbërrijnë në vendlindje, duhet patur kujdes gjatë kalimit transit nëpër Serbi. Siç dihet ky vend ka ndryshuar rregullat e komunikacionit, që nga 27 prilli 2018. Atje ka filluar se zbatuari edhe një aspekt i ri i ligjit për komunikacionin. Ajo që ka rëndësi gjatë kalimit transit nëpër Serbi është se ka filluar matja e shpejtësisë mesatare gjatë vozitjes nëpër autostrada. Me këtë nënkuptohet se do të matet koha për të cilën është kaluar segmenti i caktuar i rrugës mes dy punkteve në të cilat bëhet pagesa, ndërsa pagesa e dënimit për tejkalim të shpejtësisë behet…

Lexo më Shumë