Komuna e Strugës ka bërë të ditur se nga fillimi i muajit Korrik 2018, hyrja në ambientet e Komunës së Strugës do të rregullohet te Recepsioni i komunës, duke u pajisur me kartelë elektronike për vizitorët.
“Kjo bëhet me qëllim që qytetarët e nderuar të mos enden nëpër zyra lartë e poshtë duke i kërkuar nëpunësit administrativë e duke pritur nëpër korridore të ndërtesës. Çdo takim me nëpunësit administrativë do të planifikohet dhe realizohet paraprakisht te Recepsioni, ku do të mund të paraqiteni me emër dhe mbiemër, kartelë elektronike për hyrje-dalje dhe cilin/cilën nëpunës/nëpunëse administrativ/administrative dëshironi ta takoni për qëllimet tuaja të ndryshme.”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Tri raste të dhunës në familje brenda një dite në Fushë Kosovë dhe Prishtinë
- Zgjedhjet presidenciale në Bullgari shkojnë në balotazh më 1 nëntor
- Tragjedia e një gruaje në Pejë: Si një denoncim për dhunë u shndërrua në një krim të tmerrshëm
- VLEN: Urime Koalicionit Shqiptar për rezultatin e arritur, përshëndesim ndryshimin politik në Serbi
- Izet Mexhiti: Humbja e Vuçiqit goditje për modelin autokratik të qeverisjes
- Filipçe pas zgjedhjeve në Serbi: “Ra Orbani, ra Vuçiqi, të gjithë e dimë kush është i radhës”
- Tensionet në Tiranë: Protestuesit godasin Kuvendin
- Hetimi i Prokurorisë pas kërkesës së Arlinda Zekajt për mbrojtje


