Në kazermën “Alekso Demnievski Bauman” në Veles sot betim solemn dhanë ushtarë të shërbimit vullnetar në ARM nga gjenerata qershor 2018. Para prindërve të tyre, familjarëve, miqve dhe eprorëve të cilët do t’i trajnojnë në tre muajt e ardhshëm, në mënyrë solemne betimin e dhënë në emër të GJSH të ARM-së ua uroi zëvendësshefi gjeneral – major Azim Nuredini. “Të jesh ushtar është nder i vërtetë, me aktin e sotëm të dhënies së betimit solemn ju u angazhuat se do t’i mbroni vlerat më të mëdha kushtetuese dhe njerëzore. Me këtë akt ju e filluat procesin për trajnimin e juaj,…
Author: Adijat
Presidenti Gjorgji Ivanov edhe zyrtarisht ka hequr të gjitha dilemat në opinion, duke konfirmuar se nuk do të nënshkruajë ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë edhe pas votimit të dytë nga ana e Kuvendit. Nga kabineti i tij përgënjeshtruan sot konfirmimet e kryeministrit Zoran Zaev të dhëna në intervistën për televizionin greke ERT se shefi i shtetit do ta përkrahë marrëveshjen me Greqinë. Në njoftim theksohet se qëndrimi i presidentit Ivanov është i pandryshueshëm dhe se nuk do të ndryshojë, siç thotë nga asnjë lloj presioni, shantazhi dhe kërcënimi. Kabineti i presidentit Gjorgji Ivanov “Kryeministri Zaev me qëndrimet e…
– Zero tolerancë ndaj korrupsionit, ndërmarrje të masave që kanë të bëjnë me këtë fenomen dhe çrrënjosjen e tyre nga të gjitha sferat e jetesës, ndërmarrjen e masave të përbashkëta, aksione në mesin e të gjithë aktorëve në nivel qeveritar, por edhe në bashkëpunim të ngushtë me sektorin joqeveritar premtuan përfaqësuesit e Qeverisë, në ditën e dytë të hapur të Qeverisë nga Ditët e hapura të paralajmëruara të Qeverisë me organizatat e shqoërisë civile. Në ditën e dytë të Hapur të titulluar “Lufta kundër korrupsionit” u diskutuan iniciativa nga organizatat civile, ndërsa në këtë temë biseduan ministri i Punëve të…
Aleanca për shqiptarët (ASH) nuk dëshiron të dëgjojë për ofertën e VMRO-DPMNE-së të sillet amnisti për ndodhitë e Kuvendit më 27 prill, vitin e kaluar. Nga partia e Ziadin Selës thonë se kërkesën e Hristijan Mickoskit e konsiderojnë si tendencioze dhe joparimor, transmeton Medial.mk. “Është kohë e fundit që udhëheqësia e re e VMRO-DPMNE-së dhe kryetari Mickoski të ndryshojnë mënyrën e të udhëhequrit politikë ndaj shqiptarëve. Duhet të distancohen nga dhunuesit e dënuar, publikisht t’i kërkojnë falje kryetarit, si dhe anëtarësisë dhe partisë, dhe jo të mundohen të mbrojnë këto dhunues që tentuan të vrasin liderin Ziadin Sela. Paramendoni çfarë…
Janë të nevojshme ndryshime në ligjet e sigurimit shëndetësor dhe mbrojtjes shëndetësore për të cilat në vijim është përgatitja, për shkak parregullsive të konfirmuara të cilat do të thonë pengim i qytetarëve në realizimin e të drejtave të tyre. Këtë sot e theksoi zëvendës Avokatja e Popullit, Vaska Bajramovska – Mustafa, e cila tha se lidhur me këtë javën e kaluar ka dorëzuar shkresë deri te ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. “Dorëzuam nismë me propozim për ndërmarrje të masave për ndryshimin e Ligjit për sigurim shëndetësor, në mënyrë analoge me këtë edhe për Rregulloren për shfrytëzimin e mjeteve ndihmëse ortopedike…
Biznesmeni i njohur shqiptar, Lazim Destani, është nderuar me mirënjohje të veçantë nga kongresmeni, Eliot Engel. Destanit i është dorëzuar Mirënjohja dhe flamuri amerikan, pasi më parë Dhoma e Kongresit kishte përkrahur propozimin e kongresmenit amerikan Engel, që Destani të nderohet me këtë çmim të lartë të Kongresit amerikan. Ceremonia e dorëzim-pranimit të flamurit amerikan u mbajt në Zyrën e kongresmenit Engel, i cili çmoi lart kontributin e Lazim Destanit për krijimin e lidhjeve e bashkëpunimit me ShBA-të jo vetëm në fushën e biznesit, por edhe më gjerë. Destani tha se ndjehet i privilegjuar që po nderohet me flamurin amerikan,…
Katër persona që dje gjatë seancës gjyqësore pranuan veprën penale “pjesëmarrje në rrahje” në ngjarjet e pesë prillit në Reçicë të Vogël janë dënuar me katër muaj burg duke iu llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim. Ridvan Dervishi nga Çerkezi i Kumanovës, Sabit Rexhepi nga Kumanova, Halil Kamberi nga Kumanova dhe Lulzim Bitri nga Shqipëria janë dënuar me nga katër muaj burg, pasi që e kanë pranuar veprën penale “pjesëmarrje në rrahje”, për ngjarjen e armatosur në Reçicë të Vogël, ku mbeti i vrarë Naip Rexhepi dhe disa të tjerë u plagosën. Miralem Asani avokat i të dënuarve tha…
Ndërmarrja Publike për “Rrugë Shtetërore” në gjysmën e parë të vitit 2018 ka realizuar të ardhura nga pagesat rrugore 5.3 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2017. Zoran Kitanov drejtori i ndërrmarjes informoi në konferencë për shtyp se rritja e të ardhurave është për shkak të rritjes së intensitetit të komunikacionit dhe organizimit më të mirë të pikave pagesore. “Për dhjetë ditë presim që të fillojë funksionimi i pagesës elektronike të pagesave rrugore edhe atë së pari në korridorin 10. Për momentin të gatshme janë pikat pagesore në Romanovcë, Sopot dhe Otovicë. Bëhen hapa…
Në Muzeun e Artit Bashkëkohor dje dhe sot u mbajt seminari “Brendimi inovativ i qyteteve” – Ndërtimi dhe komunikim i identiteteve kompetitive lokale, qëllimi i së cilit është që të tregojë se brendimi i qyteteve është bazë për mënyrë të re të promovimit dhe zhvillimit të tyre. Ky seminar paraqet edhe hap të parë nga procesi i brendimit të Qytetit të Shkupit. Proces në të cilin Qyteti i Shkupit do të punojë me të gjitha palët e prekura me qëllim krijimin e rrëfimit të përbashkët si bazë për brendimin e kryeqytetit. “Në këtë fazë, Qyteti i Shkupit i fton të…
Zoran Zaev përsëri e nënçmoi popullin maqedonas edhe qytetarët e Maqedonisë. Zoran Zaev dje në media të huaja i tregoi çështjet që ka vendosur në referendum ku qytetarët e Maqedonisë duhet të deklarohen për të ardhmen e tyre. Atë nuk e bëri as në televizionet e Maqedonisë apo ndonjë media nacionale, por në televizionin nacional grek”, ka thënë sot Vllado Misajllovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.
Dje rreth orës 15.00 në udhëkryqin në mes të rrugëve ,,Blagoja Toska,, dhe ,,JNA,, ka ndodhur aksident trafiku, në të cilën pjesëmarrës kanë qenë: vetura e tipit ,,Golf,, me targa të Tetovës, e drejtuar nga 32- vjeçarja A.I. nga fshati Sedllarcë e Epërme, dhe motoçikleta e tipit ,,Pezho,, gjithashtu me targa të Tetovës, e drejtuar nga 23-vjeçari B.A. nga fshati Poroj. Motoçiklisti B.A. Dhe bashkudhëtari i tij A.A. 29-vjeç nga fshati Poroj, kanë marr lëndime trupore, dhe janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, për dhënien e ndihmës mjekësore. Janë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, dhe punohet për zbulimin…
Qendra për të huaj në Gazi Babë do të zëvendësohet me një qendër të re për të cilën MPB përmes IPA fondeve mori mjete për ndërtim që i plotëson kushtet, theksoi sot në konferencën për shtyp drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP), Llaze Vellkovski. “Qendra për pranim në Gazi Babë është tejet e shkatërruar dhe është në gjendje katastrofale dhe nuk i plotëson as minimalisht kushtet për të cilat është e dedikuar”, tha Vellkovski. Ai edhe një herë konfirmoi se qendra e vjetër në Gazi Babë nuk do të ekzistojë pasi të ndërtohet e reja dhe theksoi se kjo…