Author: Adijat

Eh skenë më të turpshme, akoma s’kam parë! Ju betohem! Tingëllon pak si ‘johumane’, por ju betohem se vështirë shqiptarët e Maqedonisë t’i besojnë këtyre lotëve… E dini pse, o Ali Ahmeti? -Si nuk derdhe nje pike loti per Mirsadin, Begun, madje per Malisheven, Komandant Sokolin dhe të tjerët ushtarë të UCK-së së 2001-shit? -Si nuk qave more burre qoftë edhe vetëm njëherë per nenat shqiptare qe terhiqeshin zvarrë në rastin MONSTRA? -Si nuk qave njehere per familjet dhe femijet e Lagjes se Trimave ne Kumanove? -Si nuk qave njehere, per dyqanet dhe shtepite kur iu dogjen shqiptareve ne Gjorce…

Lexo më Shumë

Ti drejtohesh kutisë së votimit në botën e qytetëruar është përgjegjësi, është kulturë!Mund të jesh dhe indiferent, i painteresuar, mohues, protestues, por në botë dominon një rregull, një ligj kuptimi për një shoqëri qytetare, për një shoqëri me nivel parlamentarizmi dhe ai ligj është ligji i domosdoshmërisë për të votuar! Pse domosdoshmëri?Sepse në këto hapësira, në botën shqiptare, në realitetin tonë jo të favorshëm, vota kërkon të fitoj në kutim, do të thotë, kur të votosh para vetes të kesh një qëllim, të kesh një arsye të madhe dhe pas asaj mos ta vësh veten në siklet se, pse votova…

Lexo më Shumë

Çdo komb kërkon që kufijt e tij të kthehen aty ku kan qenë, pikërisht aty ku perandoria e tij përkatëse kishte arritur zenitin e ekspansionit të vjetër mesjetar. Ngaqë Filipi i Maqedonisë dhe i biri i tij, Aleksandri i Madh, kishin krijuar një mbretëri të madhe në Maqedoninë e shek. të katërt p.e.r..Grekët besojnë se Maqedonia(e sodit) është e tyre. Ngaqë bullgarët, në fund të shek.X nën mbretin Samoil i cili i shtriu kufijtë gjerë në detin Adriatik, besojnë se Maqedonia është e tyre. Ngaqë Stefan Dushani kishte pushtuar Maqedoninë në shek. XIV dhe e kishte bërë Shkupin “qytet të…

Lexo më Shumë

Shkruan: Blerim Sejdiu Sëpari dëshirojmë që për hirë të opinionit të gjerë të rikujtojmë se Lëvizja BESA nuk është e themeluar si rezultat i përçarjeve e as si rezultat i “hedhja-futja”-ve. Njerëzit njihen në mes vete, ata e dijnë se neve nuk na shkon për shtati as përçarja, as sahanlëpirja, as inferioriteti ndaj palës tjetër, as vëlla vrasja, as lakmija e as hajnia, sepse këta janë gjërat që na u kemi shpallur luftë e më së shumti i urrejmë. Mirëpo, kur shohim se si disa faqe në mënyrë kalkulative të tipit të shit-blerjes dhe trajtimit aq nënçmues i llogaritin administratorët…

Lexo më Shumë

Në zgjedhjet e fundit parlamentare VMRO dhe BDI dolën me një sukses befasisht të madh që ishte e pakuptueshme për logjikën e rrjedhave politike, posaqërisht kur dihej botërisht fakti që ata pas vete kishin shumë dështime, afera korruptive, katrahur ekonomike ,varfëri të skajshme të popullatës,raste të montuara politike (Sopoti,Brodeci, Harun Aliu,Monstra). Megjithate, krahas të gjitha këtyre dështimeve, ata përsëri duke përdorur një retorik të koordinuar mes veti me ngjyrë nacionaliste në prag të zgjedhjeve e posaqërisht në fushatë arritën që në ato zgjedhje të marrin fuqi aq të madhe politike. Mirëpo, sikur VMRO-ja, njëjtë edhe BDI-ja, ishin të vetëdijshëm që…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë në muajin gusht kanë blere 399 vetura të reja. Këtë e tregon raporti i shtëpisë austriake consultative ‘CE auto’, e cila thirret në të dhënat e Grupacionit të importuesve të automobilëve në Maqedoni, dhe sipas saj në periudhën prej janari deri në gusht në vend janë shitur 3.614 vetura të lehtë, 2.138 nga të cilat janë vetura për udhëtarë dhe 476 janë vetura komerciale (pikap).

Lexo më Shumë

Gjigandi i internetit Google është tashmë zyrtarisht “i rritur”. Google festoon ditëlindjen e saj të 18-të duke e treguar me një vizatim të çrregullt të animuar dhe tollumbace për shfletuesit e webit në të gjithë botën. Kompania e themeluar nga Larry Page dhe Sergey Brin në vitin 1998, tradicionalisht ka shënuar ditëlindjen e saj sot më 27 shtator. Megjithatë, ka ndodhur një ngatërresë vit pas viti. 17-vjetori i Google u festua më 26 shtator. Në vitin 2004 u festua më 7 shtator dhe në 2005 më 8 shtator. Në fakt asnjë prej këtyre datave nuk kanë ndonjë rëndësi të veçantë.…

Lexo më Shumë

Problemi me transportin e nxënësve që janë më së paku 2.5 kilometër larg shkollës ku duhet të mësojnë në komunën e Tetovës po thellohet ende më shumë, njofton Telegrafi Maqedoni. Duke mos patur asnjë zgjidhje, nxënësit e gjimnazit të Tetovës sot kanë bojkotuar mësimin të revoltuar për mungesën e transportit që duhet t’ua sigurojë komuna e Tetovës. Për të protestuar përballë komunës për neglizhencë, nxënësit kanë dalë në protesta në këto momente para objektit të komunës. Telegrafi Maqedoni do të ju sjell momente të rëndësishme të kësaj proteste. 10:30 Nxënësit thonë se policia e mbron objektin e komunës dhe jo…

Lexo më Shumë

Është cilësuar si fshati më i pasur në botë, pasi aty secili prej banorëve ka një pasuri prej të paktën njëqind mijë euro dhe çdo familje jeton në një vilë, një fshat me arsim e kujdes shëndetësor falas dhe që ka aeroplanë dhe planifikon të blejë edhe anije. Fshati më i pasur në botë ndodhet në provincën Jiangsu të Kinës Lindore dhe quhet Huaxi, i themeluar në vitin 1961 nga Wu Renbao. Në vitin 1998 Huaxi u bë e para komunë e regjistruar në bursë. Ajo është tani një grup më 57 kompani dhe që ka lidhje me 15 institucione…

Lexo më Shumë

E indinjuar nga fjalimi i kryetarit të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, lidhur me prejardhjen e përzier të shqiptares Shën Tereze (Nënës Tereze), rikujtoj thëniet e të huajve për shqiptarët : (ju lutem shpërndajeni) Maurico Druon, sekretar i Akademisë frënge: “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia. dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojes, të udhehequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)”. Nikolla Jorga: “Populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetërit në Evropë”. Maximilian Lambertz: “Historia e Vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur…

Lexo më Shumë

Rreth 700 delegatë të Partisë për Prosperitet Demokratik, do të mblidhen të shtunën në shtëpinë e kulturës në Tetovë, për të mbajtur kongresin e shtatë të jashtëzakonshëm të PPD-së, ku edhe pritet që të zgjidhet kryetari i ri i PPD-së, pas rrëzimit të vendimit nga Gjykata e Apelit në Gostivar. Nga Partia për Prosperitet Demokratik, përmes një konference për gazetarët, kanë njoftuar se do të marrin pjesë edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara më 11 dhjetor edhe pse konsiderojnë se nuk janë plotësuar as kushtet minimale për zgjedhje të lira dhe demokratike. Ndryshe nga Partia për Prosperitet Demokratik…

Lexo më Shumë