Pas 15 viteve nga dalja e BDI-së në skenën politike në Maqedoni, është hera e parë që në këto zgjedhje parlamentare ky subjekt të humb legjitimitetin e popullit nga një forcë e re në politikbërjen shqiptare, Lëvizja BESA, në komunën e Çairit. Ishte pikërisht kryetari i degës Çair, Bekim Sali ai i cili e strukturoi këtë komunë me një rini të shëndoshë dhe intelektuale, kështu duke thyer gjitha tabutë se Çairi ka qenë dhe do të mbetet bastion i BDI-së. Andaj në intervistën e Almakos “3 Pyetje nga Mensur Krasniqi”, Bekim Sali zbulon sekretin e suksesit dhe formën se si…
Author: Adijat
Qenam Aliu Menduh Thaçi , Ti je më shum i mirë sesa i keq , gjithsecili nga ne jemi me të metat tona ! Miq të dashur, … Siç edhe shkruajtëm , Menduh Thaçi mbrëmë tregoi sens lidershipi gjatë prononcimit për pranimin e rrezulltateve. Thaçi, pa dyshim se ndjehet i lodhur. Kemi theksuar që më parë , ishte promotori në partinë e tij që MBIJETOJI në politik mbi njëzet vjet si frakcion politik i vetëm në Ballkan. Kaq gjatë asnjë frakcion politik nuk ka mundur të rrezistojë në skenën politike. Zgjedhjet me shumicë nuk arriti asnjëherë që ti fitojë ,…
Një djalosh nëntëmbëdhjetë vjeçar nga fshati Cashka, mbrëmë tridhjetë minuta pas mesnate është ngjitur në shkallë të shtëpisë së drurit ku ka pirë dy lenta analin dhe pastaj me zhilet ka tentuar që t`i pres venat. Këtij veprimi i ka paraprirë një zënkë me të dashurën e tij nga Prilepi. MPB informoi se ai është dërguar në Spitalin e Prilepit, ku iu janë konstatuar lëndime në trup. Pasi që është kontrolluar, ai është arrestuar, pasi që është regjistruar si person i zhdukur në stacionin policor në Gazi Babë në Shkup dhe për të është lëshuar një flet arresti nga 8…
Përveç Tetovës dhe rrethinës edhe në Gostivar dhe Vrapçisht BDI ka shënuar rënie. BDI në total ka fituar gjithësej 12.357 vota kurse partitë-koalicionet tjera shqiptare kanë fituar 15.657 vota. Konkretisht koalicioni Aleanca për Shqiptarët ka fituar 8.717 vota, koalicioni Rilindje me Besë ka fituar 3825 vota kurse PDSH ka fituar 3.115. Në disa vendbanime të mëdha koalicioni Aleanca për Shqiptarët ka fituar më shumë vota edhe se BDI-ja. Shembuj të tillë janë fshati Debresh. Në Komunën e Gostivarit, BDI ka fituar 8.844 vota kurse partitë tjera opozitare shqiptare kanë fituar 11.078 vota (Aleanca për Shqiptarët 6.275 vota, Rilindje me Besë…
Ministrat e Punëve të Jashtme të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian sot në Bruksel do të kenë mëngjes pune me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. Në organizim të ministrave të Austrisë, Hungarisë dhe Sllovenisë, Sebastian Kurc, Peter Sijarto dhe Karl Erjavec, tërë Këshilli i BE-së për punë të jashtme (FAK) si dhe eurokomisari për negociata për zgjerim, Johanes Han, do të marrin pjesë në takimin me minstrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, për të biseduar për epilogun e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që në vend. Disa orë para…
Loja nuk ka përfunduar akoma në Maqedoni. Edhe pse VMRO e BDI janë fitues aritmetikë, rezultati i tyre është tejet i brishtë për të patur një qeveri të qëndrueshme. Votat e tyre e krijojnë qeverinë, në kufirin e fundit prej 61 mandatesh, por për t’u legjitimuar si qeveri e qëndrueshme do iu duheshin dhe tre mandatet e Aleancës për Shqiptarët, aty ku Ziadin Sela mund t’jua kalojë lehtësisht pasi e sheh veten në pushtet. Nëse ndodh ky variant, kjo do të ishte një tradhti e Aleancës për Shqiptarët jo vetëm ndaj opozitës por edhe ndaj votuesve të vetë, sepse votat…
Ish-ambasadori i Bullgarisë në Shkup, Aleksandar Jordanov, ka vlerësuar se Nikolla Gruevskiështë më mirë të mos vijë në pushtet. “Shumë e vështirë është që VMRO të formojë qeveri në këtë situatë, ndoshta edhe do të ndodh, por do të ketë protesta të reja”, ka thënë ish-ambasadori bullgar. “Një nga kompromiset është që Nikolla Gruevski mos jetë kryeministër, në zgjedhjet e Maqedonisë gjithë janë fitues por e vërteta është se opozita arriti sukses të jashtëzakonshëm. Rezultati është dukshëm i ngjajshëm, Gruevski humbi mbi 10% të rezultatit që e kishte më parë”, ka thënë Jordanov. Sipas tij, roli i faktorit shqiptar në…
Përplasje në Mozzanica, në rrezik për jetën shoferi i një Mercedes Class, një shqiptar 29 vjeç, shkruan sot Berganmo.corriere.it, citon Syri.net. Një i ri shqiptar 29 vjeç është shtruar në spital në rrezik për jetën pas një aksidenti që ndodhi sot në mëngjes, të shtunën, në në orën 7:40 në ish-rrugën shtetërore ndërmjet Caravaggio-s dhe Mozzanica-s. Paraprakisht dyshohet se i plagosurit ndodhej në makinën “Mercedes Classe A” dhe nga Mozanica ishte drejtuar për në Caravaggio. Për shkaqe që ende janë duke u shqyrtuar, ai është përplasur me një kamion transportues që mbante 7 makina dhe vinte në drejtim të kundërt.
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ishte e ftuar në emisionin e njohur të Wendy Williams Rita në emision tregoi informacione të shumta për fillimet e karrierës si dhe për suksese që ka arritur ajo, shkruan rtv21.tv Por diçka tjetër ka tërhequr vëmendjen në këtë intervistë, është prezantuesja e cila ka bërë shqiponjën simbolin e shqiptarëve.
Sot kur në të gjithë botën bëhet fushatë për 365 ditë të Drejta të Njeriut, bëhen 37 vjet që kur Nënë Tereza ka marrë çmimin Nobel për Paqe. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel, në vitin 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”. Atë ditë e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Ajo ka hasur…
Më 11 dhjetor është ditë zgjedhjesh në Maqedoni. Qytetarët e këtij vendi u drejtohen kutive të votimit atë ditë për të zgjedhur qeverisësit e tyre në vitet e ardhshme. Tabloja e zgjedhjeve dhe rezultatet do të kishin qenë lehtësisht të parashikueshme nëse pjesëmarrësit politikë në to do të ishin saktësisht të njëjtët që e kanë shkëmbyer pushtetin mes tyre gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit. Për fat të keq të këtyre partive, posaçërisht shqiptare, dhe për fat të mirë të popullsisë posaçërisht shqiptare, risia me emrin Lëvizja BESA i ka prishur ekuilibrat. Kjo lëvizje, e lindur dy vite të shkuara, është kthyer…
Vazhdojnë ofendimet e kryeredaktorit të gazetës “Express”, Berat Buzhala në drejtim të televizionit Shenja në Maqedoni. Madje ky i fundit në rrjetin social facebook ka publikuar një lloj kërcënimi të gjoja djalit të pronarit të TVShenjës në adresë të tij se do ta djeg të gjallë nëse vazhdon të ofendoj babain e tij, shkruan Almakos. “Ky personi në foto është djali i pronarit të Televizionit Shenja në Maqedoni. Po thotë se “ka me më djegë të gjallë”, pse ia kam ofendu babën e tij. Realisht unë nuk mendoj që e kam ofendu, veç e kam dhënë një opinion timin, se…