Pjesëtarët e forcave të sigurisë të Turqisë kanë arrestuar tetë persona të dyshuar për lidhje me sulmin terrorist në klubin e natës në Ortaköy të Stambollit, i cili u krye në natën e Vitit të Ri dhe në të cilin u vranë 39 persona. Hetimi i udhëhequr nga Zyra për terrorizëm dhe krime të organizuara në Prokurorinë e Stambollit po vazhdon. Ekipet e Departamentit për Luftimin e Terrorizmit në Stamboll kanë nisur një hetim pas arratisjes së terroristit që kreu sulmin. Personat e ndaluar janë duke dhënë dëshmitë e tyre në drejtorinë e policisë në Stamboll. Në të njëjtën kohë…
Author: Adijat
Për shumë media të huaja, kurorëzimi i policit nga Kumanova Bobi Dodevski me refugjaten nga Iraku Nura Arkavazi është histori dashurie e vitit 2016. Takimi i parë i tyre nuk i ka ngjarë një romani. Ajo irakiane, në mesin e masës së refugjatëve në tentim për të hyrë në Serbi, në vendkalimin “Tabanocë, kurse ai pjesëtar i forcave të sigurisë, i cili vendoste rend… Nura Arkavazi është muslimane kurde, ndërkaq Bobi orthodoks sllav, shkruan Frans Pres. Pas takimit në mars të vitit 2016, 4 muaj më pas janë martuar. Dashuria ka bashkuar refugjaten dhe policin. Bobi kishte shkuar për ta…
Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka shfrytëzuar rrjetin social facebook për ti uruar të gjithë shqiptarët e Maqedonisë për ndërrimin e vitit. “Të nderuar shqiptarë, të nderuar qytetarë, në këtë ditë të ndërrimit të motmoteve, përfitoj nga rasti t’u uroj që 2017-ta të jetë për të gjithë një vit i paqes, suksesit, begatisë dhe mirëqenies. Urime! Bilall Kasami”, ka shkruar Kasami.
Sot u mbajt seanca konstituive e Parlamentit ku u lexuan deklaratat solemne për deputetët vërtetimet e të cilëve kanë arritur në Parlament. Trajko Velanoski nuk lëshoi pe dhe ai e hapi seancën konstituive edhe pse shumica reaguan ndaj këtij hapi të deputetit nga partia në pushtet. Në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, ligjit për Parlament dhe Rregullores së punës së Parlamentit me seancën e sotme konstituive të Parlamentit të Maqedonisë duhej që të udhëhiqte deputeti më i vjetër. Gjegjësisht sot duhej të zgjidhet edhe kryetari i ri i Parlamentit. Edhe Nikolla Gruevski, Zoran Zaev ishin prezent në karriget…
Vetëm për 1 javë, kreu i LR-PDSH-së, dhe njëherit kryetar i komunës së Strugës, Ziadin Sela arriti të ndryshoj qëndrimet e tij lidhur me ndikimin e komunitetit turk ndaj popullit shqiptarë. Ndonëse gjatë gjithë fushatës parazgjedhore oponentët e tij politik i quajti “Gjon Turq”, tani më si duket ka ndëruar mendjen, dhe nuk i pengojnë fondacionet e turqve. Ai para disa ditësh përshëndeti bashkëpunimin me komunën turke, “Bujukqekmegje”, dhe si shenjë mirënjohjeje për fondet që komuna turke i ka dedikuar rinovimit të një shkolle fillore në Strugë, Sela ia ndryshoi emrin shkollës nga Braqa Milladinovci, në “Mustafa Kemal Ataturk”. Në…
Deputeti nga rradhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri, para se të bëjë betimin e tij si deputetë i Parlamentit të Maqedonisë, ka cituar profetin Muhamed a.s, njofton agjencia e lajmeve INA. Ai është betuar se do të flasë të vërtetën dhe do ti realizoj premtimet e dhëna. « Pejgamberi a.s ka thënë: – Kur flitni thoni të vërtetën – Kur të premtoni zbatojeni premtimin – Kur të lihet diçka amanet, çone në vend – Ruani nderin tuaj – Ruani sytë tuaj nga të shikuarit haram – Ruani duart tuaja (nga të bërit keq), është shprehu Zekiri ». (INA)
Në seancën konstitutive, deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqiirja Ibrahimi në fjalimin e tij deklaroi se në radhë të parë ka hasur në vërejtje që një pjesë e materialeve nuk janë përkthyer në gjuhën shqipe, që hedh poshtë deklaratat e deritanishme të BDI-së se gjuha shqipe është zyrtare, raporton SHENJA. Ai poashtu ka kërkuar që të mos i verifikohet, mandati Johan Tarçullovskit, i cili nga Gjykata e Hagës ishte i dënuar për krime lufte, ndaj shqiptare të Maqedonisë, të kryera në Luboten. Megjithatë, udhëheqësi i seancës tha se ata veprojnë në bazë të rregullores së Kuvendit nuk mund të kërkohet mos…
Zgjedhjet e 11 dhjetorit e shpallën fitues VMRO DPMNE-në, në krye me Nikolla Gruevskin. Ky i fundit më 31 janar do të duhet të formojë qeverinë e re. Fakti se nuk i mjaftojnë 51 mandate e detyron të bëjë koalicion me parti politike shqiptare. 10 mandatet e BDI-së do t’ia zgjidhin problemin me numrin e pamjaftueshëm për formim të qeverisë së re, por në deklaratat për media BDI-ja u prononcua se po bën kalkulime për koalicion me LSDM-në. VMRO DPMNE-ja për vite me radhë udhëhoqi fushatë anti-shqiptare dhe së fundi humbi kredibilitetin në të gjitha sferat e jetës. Prandaj BDI-ja…
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sot shënon Ditën e Veteranit, ditë që nderon kontributin e sakrificën e tyre për liri. Shënimi i kësaj dite është organizuar nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së, duke filluar nga ora 19:00 në Prishtinë. Veteranët po kërkojnë një ligj për UÇK-në, përmes së cilit do të mbrohet lufta si një gjë e shenjtë dhe me vlerë kombëtare.
Sot filloi seanca konstituive e Parlamentit të Maqedonisë me përbërjen e re parlamentare. Seancën e drejtoi ish kryeparlamentari Vlejanovski, raporton Zhurnal. Me 115 vota PRO u miratua rendi i ditës. Vërejtje për drejtimin e kësaj seance nga ana e Vlejanvskit pati deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski i cili tha se ai nuk është kompetent që ta drejton këtë seancë konstituive. “Ju nuk keni të drejtë ta drejtoni këtë seancë. Këtë seancë duhet ta drejtoj deputeti më i moshuar i kësaj përbërje. Ju sot keni thyer rregulloren e Kuvendit”, ka deklaruar Spasovski. Momentalisht po mbahet mbledhja e Komisionit e verifikimit që…
Për dallim nga javët tjera, këtë të enjte jemi zhveshur nga temat politike, kështu duke trajtuar problematikat që i tangojnë rininë shqiptare në Maqedoni. Andaj protagonist i rradhës në intervistën e Almakos, “3 pyetje nga Mensur Krasniqi”, është kryetari i “Shoqatës joqeveritare për ngritjen e kulturës politike, Uniteti Progresiv”, Enis Baftijari. Mensur Krasniqi: “Shoqata joqeveritare për ngritjen e kulturës politike, Uniteti Progresiv”, kështu quhet shoqata nën emblemën e së cilës ju realizoni aktivitetet e juaja. Na thuani pak më tepër për këtë shoqatë, kur u themelua dhe sa në të vërtetë po i shërben ngritjes së nivelit të vetëdijes tek…
Qëndrimi im është më se i qartë. Asnjëherë nuk do të dakordohem që Republika e Maqedonisë të jetë shtet binacional. Asnjëherë nuk do të dakordohem që Republika e Maqedonisë të jetë shtet federal, porositi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në Fjalimin vjetor të mbajtur sot në kabinetin e tij. “Ende dëgjoj se si liderë të caktuar të partive publikisht licitojnë me karakterin unitar të shtetit, me njëfarë kantonizimi dhe federalizimi, me emrin e shtetit dhe identitetit të qytetarëve. Ata licitojnë me interesat shtetërore. Do t’i përkujtoj se Maqedonia në vitin 1991 u konstituua si shtet nacional i popullit…