Pas lajmit të disa portaleve pro opozitës se VMRO-DPMNE i ofron mbi 200 milionë euro BDI-së për koalicionim, disa media pro vmro-iste në rubrikat e tyre satirike kanë shkruar lidhur me ofertën që BDI e lut VMRO-DPMNE për koalicionim, transmeton INA. Sipas portalit republika, BDI pikërisht i ofron VMRO-DPMNE-së, 30 thesare të ndryshme, 200 kokë delesh dhe 72 deve për të lidhur koalicion. Po ashtu janë zbuluar edhe detaje të tjera lidhur me mundësinë e këtij koalicionimi. https://republika.mk/709691
Author: Adijat
Ndryshe nga herët e kaluara kur destinacioni i presidentit të vendit ka qenë ndonjë qendër dimërore në lindje të Maqedonisë, këtë herë Gjorgje Ivanov ka vendosur që pushimet dimërore me familjen e tij t’i kalojë në qendrën pushimore Kodra e Diellit në Tetovë, informon Zhurnal. Ivanov në pushime dimërore dhe larg aktiviteteve zyrtare do të jetë deri më 7 janar, ndërkohë që më 9 janar skadon edhe afati që ai si president duhet t’i jap mandatin partisë ose koalicionit që do të formojë shumicën në parlament për formimin e qeverisë së re të vendit.
Nga Ndërmarrja transportuese publike në Shkup sot informuan se me fillimin e vitit 2017 nuk janë bërë korrigjime të çmimores së shërbimeve të transportit publik, gjegjësisht të shfrytëzuesve të rregullt të shërbimeve të transportit publik që do t`i shfrytëzojnë shërbimet me çmimet e vitit të kaluar, transmeton Tetova1. ‘Rasti i tillë ishte me kartën mujore dhe vjetore, ndërsa u barazua edhe çmimi i kartës së vozitjes për të gjitha zonat, gjegjësisht çmimi i kartës nga zona nr.40 është ulur në 35 den. Njashtu janë vendosur edhe karta të përkohshme, ashtu si janë ditore, javore, tre mujore dhe gjashtë mujore”, thuhet…
Ish ambasadori dhe këshiltar i kreut të shtetit, Risto Nikovski, i njohur për opinionin edhe si mbrojtës i fuqishëm i kauzës nacionaliste maqedonase, në kolumnën e tij të fundit për gazetën “Dnevnik” me titull “Riorganizimi final i Ballkanit”, ka paraqitur, sipas tij, planin e ndërkombëtarëve perendimor të udhëhequr nga amerikanët, për zhbërjen e shtetit të Maqedonisë, dhe formimin e shteteve të mëdha-kombe, si Shqipëria, Kroacia, Serbia, dhe Bullgaria e Greqia, shkruan Fakte. Sipas Nikovskit, ky plan amerikan ka qenë i fshehur qysh me pranimin e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues, por që pastaj u kërkua kompromis me Greqinë për…
Mbrëmë rreth orës 19 e 30 minuta deri më tani nga autorë të panjohur me armë zjarri kanë gjuajtur disa të shtëna në shtëpinë e 43-vjeçari G.N ga Tetova në rrugën “108” në Tetovë, njofton SPB-Tetovë. Nga një distancë prej njëzet metrash, kanë shtënë para shtëpisë, ku gjendeshin dy femra, njëra prej të cilave minorene. Për fat të mirë askush nuk është plagosur, por ka shkaktuar më shumë dëme në katin e parë të shtëpisë, si dhe në rrotën e pasme të një makine të parkuar “Jaguar”, në pronësi të G.N. Në vendin e ngjarjes është bërë një inspektim i…
Deri në përfundim të këtij muaji 65 deputet nga përbërja e kaluar parlamentare nëse nuk kthehen në vendet e vjetra të punës ose janë pa punë, kanë të drejtë që deri te Parlamenti i Republikës së Maqedonisë që të dërgojnë kërkesë për kompensim të pagës e cila sipas ligjit duhet që të jetë në varësi prej kohëzgjatjes së mandatit, por më së shumti deri në një vit, transmeton Tetova1. Sipas informacioneve jo zyrtare të portalit Tetova1, deputetja Ermira Mehmeti veçse është duke u përgatitur për të dërguar një kërkesë të këtillë deri në Parlament, edhe pse është e angazhuar me…
Aleanca maqedonase e drejtuar nga kryetari Gjorgjija Xhorxh Atanasoski ka reaguar me shkrim ndaj deklaratës së ministrit të punëve të jashtme të Greqisë, Nikos Koxias, transmeton Tetova1. “Nuk guxojmë më që të lexojmë që fqinjët tanë, e sidomos Greqia të vazhdojnë që të na sjellin vezë kukuvajke dhe me këtë në mënyrë shtesë të investojnë në thellimin e krizës tonë të brendshme politike. Athina Zyrtare po vazhdon që të promovoje standarde të dyfishta. Nga njëra anë Koxias po tenton që të tregoje një konstruktivitet të rrejshëm me të ashtuquajturat masa të besimit, ndërsa nga ana tjetër, Greqia po vazhdon me…
Pas konstituimit të përbërjes së re të Kuvendit më 30 dhjetor, vijojnë afatet për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë. Presidenti i Republikës së Maqedonisë është i obliguar në afat prej dhjetë ditëve të konstituimit të Kuvendit, mandatin për përbërjen e Qeverisë t’ia besojë kandidatit të partisë, gjegjësisht partive që kanë shumicë në Kuvend. Mandatari, megjithatë, në afat prej 20 ditëve nga dita e besimit të mandatit, Kuvendit duhet t’i dorëzojë program dhe ta propozojë përbërjen e Qeverisë. Qeveria, në propozim të mandatarit dhe në bazë të programit,e zgjedh Kuvendin me shumicë votash nga numri i përgjithshëm…
Drejtuesit e VMRO-DPMNE-së po presin që të marrin mandatin për formimin e qeverisë së re nga presidenti për të filluar negociatat me partitë shqiptare. Zëdhënësi i partisë Ivo Kotoveski, tha se VMRO-ja nuk heq dorë nga Nikolla Gruevski, i cili – sipas tij – pas marrjes së mandatit do të bej përpjekje maksimale për krijimin e kabinetit të ri qeveritar. “Pasi të marrim mandatin do të fillojmë bisedimet dhe do të bëjmë përpjekje maksimale për krijimin e qeverisë. E kemi për obligim të bëjmë gjithçka të mundur për të realizuar programin që e votuan qytetarët”, raportojnë nga VMRO – DPMNE-ja.…
Një zjarr i madh është ndezur në mes të fshatit Zhelinë dhe Strimnicë të komunës së Tetovës. Informacionet e para flasin se persona të panjohur kanë sjellë kamionë me mbeturina dhe stiropor i kanë hedhur dhe më pas i kanë vërë zjarrin. Tymi është shumë i madh dhe ajri është ndotur në sasi të madhe.
Diplomati Nikolla Dimitrov shkruan se Maqedonisë për dalje nga kriza e thellë politike nuk i duhet që të bashkohen shqiptarët kundër maqedonasve dhe bashkimit të maqedonasve kundër shqiptarëve, transmeton Tetova1. “Kriza në Maqedoni në esencë është krizë e institucioneve të robëruara që nuk mund të menaxhojnë me indikacionet dhe dyshimet serioze për krim, korrupsion dhe keqpërdorime, krizë e mos ndëshkueshëmrisë në vendin ku sundon lideri dhe jo ligji. Në këtë kuptim, për dalje nga kriza, Maqedonisë i duhet një qeveri që do t`i mundësoje punë të pandërprerë PSP-së dhe do ta ktheje besimin në institucionet dhe ligjet. Cështjet etnike nuk…
Pesë mijë euro janë vjedhur nga një shtëpi në Vinicë natën e Vitit të Ri, informoi sot Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas MPB-së, Z.M (42) në Stacionin policor Vinicë në linjë telefonike ka denoncuar se në periudhën prej orës 22 më 31 dhjetor deri në orën 00:15 më 1 janar një autor i panjohur ka kryer plaçkitje në shtëpinë e tij. “Autori, përmes derës së pasiguruar të garazhit, ka hyrë në oborr, ndërsa pastaj me përdorimin e ndonjë vegle e ka hapur derën e hyrjes së shtëpisë, është ngjitur në katin e shtëpisë, ka kërkuar dhe ka marrë rreth…