Author: Adijat

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i shoqëruar nga sekretari gjeneral i partisë, Oliver Spavovski, sapo ka përfunduar takimin me krerët e Lëvizes BESA, ne selinë e kësaj të fundit në Shkup. Me gjithë insistimin tonë, lideri i LSDM-së mohoi të deklarohet se për çfarë konkretisht u bisedua në këtë takim, ndërkohë tha shkurt se bëhet fjalë për takim të zakonshëm, njëjtë sikurse do të realizojë dhe me partitë tjera shqiptare. “Ishte një takim i zakonshëm paszgjedhor, ndërsa do të realizojmë takime të këtilla dhe me partitë tjera shqiptare”, tha shkurt Zaevi, duke mos pranuar të përgjigjet nëse tashme u ka…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka lënë në fuqi dënimin me 5 vjet burgim ndaj të akuzuarit M.A., për veprën penale: Rekrutim për terrorizëm. Gjykata e Apelit ka bërë të ditur se në këtë mënyrë Kolegji penal, refuzoi ankesat e Prokurorisë Speciale dhe avokatit mbrojtës, duke vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, të datës 25.10.2016, sipas të cilit i akuzuari u gjet fajtor për dërgimin e disa shtetasve të Kosovës në Siri, për t’iu bashkangjitur organizatës terroriste ISIS. “Gjykata e Apelit gjeti se aktgjykimin e shkallës së parë nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, gjendja…

Lexo më Shumë

Ushtrues detyre kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë ka qenë i sulmuar fizikisht dhe është kontrolluar në spitalin e qytetit, transmeton Tetova1. “Një grup reketarësh të udhëhequr nga kryetari i shkarkuar i LSM, Zhivko Mitrevski sot rreth orës 4 e 30 min dhunshëm janë futur në ndërtesën e LSM, pastaj e kanë ftuar edhe policinë”, thuan përfaqësuesit e katër sindikatave të cilët mbrëmë kanë qëndruar në korridorin e ftohtë të ndërtesës së sindikatës me qëllim që të pengojnë që kryetari i shkarkuar i LSM-së, Zhivko Mitrevski t`i largoje prej aty, shkruan Dojce Velle. “ Ushtruesi i detyrës kryetar i…

Lexo më Shumë

Nikolic: E anulova vizitën për shkak të maltretimeve në kufirin administrativ.Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka thënë se e ka shtyrë vizitën e tij në Kosovë, për shkak të siç ka pohuar “torturave të pritjes në linjën administrative”. Sipas mediave serbe, Nikoliq e ka marrë vendimin për shtyrjen e vizitës pasi që ekipi i tij është lënë të presë 8 orë në kufi në përpjekje për të hyrë dhe për të aranzhuar ardhjen e tij në Kosovë, transmeton KTV. “Është e vërtetë që nuk do të shkoj. Nesër do të nis festimet e Krishtlindjes në parti dhe do të tregoj…

Lexo më Shumë

Bombardimi i NATO-s kundër forcave ushtarake e policore serbe në mbrojtje të popullatës civile në Kosovë, që filloi më 24 mars 1999, mund të ndodhte gjashtë muaj më herët, po të mos i prishte këto plane gjeneralmajori serb, Jovan Millanoviç. Qindra jetë shqiptarësh do ishin shpëtuar, qindra gjymtime dhe përdhunime do ishin shmangur nëse sulmi do ndodhte më herët. Millanoviç është mbështetur tek majori francez Pierre-Henri Bunel, pjesë e inteligjencës franceze, i cili kishte siguruar skicat për caqet e sulmit të aeroplanëve të NATO-s. Në botimin e plotësuar të librit të tij “Serbia dhe NATO”, Millanoviç thotë se më 1995 kishte…

Lexo më Shumë

Në këtë kohë me temperaturat e ulëta mund që të ju  shtohet presioni në zemër, ndërsa mundimet e mëdha mund të përkeqësojnë ngarkesën e saj dhe të shkaktojnë sulm në zemër. Bëhuni të kujdesshëm me aktivitetet në mot të ftohtë. I ftohti në kombinim me mundimet fizike, sëmundjet e fshehura dhe moshën shkakton stres të madh për zemrën. Prandaj, në mot të ftohtë jini të kujdesshëm me aktivitetet e rënda siç është pastrimi i borës. Në të vërtetë, temperaturat e ulëta shtojnë presonin në zemër, ndërkaq mundimi i madh fizik mund të përkeqësojë ngarkesën dhe të shkaktojë sulm në zemër.…

Lexo më Shumë

“Të sakrifikosh karrierën për punë që më së shumti e gëzojnë Zotin”, kështu e shpjegon ish humoristi i shquar Hazbi Therra Ahmeti, tërheqjen e tij nga ekranet televizive. Më parë i bënte për të qeshur njerëzit me humorin e tij, tani buzëqesh fytyrat dhe zemrat e vuajtura të nevojtarëve me aktivitetin e tij human. Për të mësuar më tepër rreth jetës dhe veprimtarisë së tij, portali Almakos ka realizuar intervistën “3pyetje nga Mensur Krasniqi”, pikërisht me Hazbi Therra Ahmetin. Mensur Krasniqi: “Hazbi Therra Ahmeti” , një ish humorist i shquar i ekraneve televizive në Maqedoni dhe rajon, por që tani…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në Prishtinë ka takuar liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni, të cilët i ka përgëzuar për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.  Në takimet e presidentit Thaçi me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, me kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe të Alencës për Shqiptarët, Ziadin Sela, është diskutuar nevoja për një koordinim të mirëfilltë të faktorit politik shqiptar që ka për qëllim respektimin e vullnetit të lirë dhe demokratik të votuesve shqiptarë të shprehurnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë, më 11 dhjetor 2016. Presidenti Thaçi i…

Lexo më Shumë

Rritet në mënyrë alarmante numri i të prekurve nga gripi në Maqedoni. Në raportin e fundit, Institutit të Shëndetit publik thuhet se vetëm për 7 ditë janë paraqitur mbi 9.400 persona të prekur gripi apo dy herë më shumë nga java e kaluar. Numri më i madh i të prekurve nga gripi janë regjistruar në Shkup, Strumicë dhe Veles, njofton Alsat-M. Numri i të paraqiturve për këtë javë është më i lartë në 10 vitet e fundit. Ndërkohë në klinikën e fëmijëve në Shkup pacientët në luftë për krevat. Drejtoresha e Klinikës në fjalë Anastazija Sofijanova tha se për çdo…

Lexo më Shumë

“Forumi i Patriotëve Mendjelirë” publikisht ka reaguar dhe e dënon politikën, dyfytyrëshe të Nikolla Gruevski në lidhje me politikat ndaj siç thonë nga forumi “pakicës shqiptare”, transmeton Portalb. “Në kushte kur nuk është kryer regjistrim i popullsisë nga vitit 2002, Gruevski në intervistë i pranon të gjitha punët që i ka bërë vetëm e vetëm për ta goditur një grup etnik. Në intervistë ai në mënyrë eksplicite i thekson të gjitha çështjet që i ka realizuar në lidhje me pakicën etnike shqiptare duke filluar me përdorimin e flamurit, përdorimin e gjuhës, amnistimin e terroristëve për krime ndaj popullatës maqedonase.  Punësim…

Lexo më Shumë

Në intervsitën e dhënë për portalin pro VMRO-DPMNE “Republika”, ish kryeministri dhe lideri aktual i kësaj partie, Nikolla Gruevski, ka tentuar të zbus qëndrimin ndaj shqiptarëve, duke përmendur ligjet që u miratuan në të mirë të tyre, transmeton Agjencia e Lajmeve Flaka.  “Pikërisht VMRO-DPMNE liroi të burgosurit politik dhe solli ligjin për përdorimin e flamurit për bashkësitë etnike dhe që mundëson përdorim legal. Unë, aq sa di, pikërisht LSDM në 20 vite i vriste shqiptarët kur formuan Universitetin e tyre në Tetovë, madje edhe kur duhej t’i sjellnin në pushtet në vitit 2002 ua zyrtarizoi universitetin. VMRO-DPMNE e përkrahu universitetin e parë…

Lexo më Shumë

Shtresa më e lartë e borës në Maqedoni sot në mëngjes në orën 7:00 është matur në Mavrovë dhe Lazaropolë, ku ka 11 centimetra borë, ndërsa në Tetovë dhe në Pozharanë është formuar shtresë bore prej tre centimetrave. Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, temperatura më e ulët prej minus shtatë gradë Celsius është matur në Shkup Petrovec, pas çka vijojnë Shtipi me minus pesë, Shkup Zajçev Rid, Kumanovë, Berovë, Gjevgjeli, Strumicë dhe Demir Kapi, me minus katër, Mavrovë dhe Tetovë me minus tre, minus dy në Manastir dhe Kriva Pallankë, minus një Lazaropole, Gjurishte, Vinicë dhe Krushevë… DPHM-ja paralajmëron se…

Lexo më Shumë