Xhezair Shaqiri, ish Komandat Hoxha shkruan se nëse është i vërtetë lajmi se Zaevi i ka pranuar të gjitha kërkesat e shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë, atëherë po i bie që politikanët tanë janë ma shka se shkau, transmeton Tetova1. “Nëse është i vërtet lajmi se Zaevi ka pranuar të gjitha kërkesat e platformës së përbashkët të partive shqiptare të Maqedonisë dhe dy gjuhësinë në të gjithë territorin e Maqedonisë, kjo nënkupton se politikanët në Maqedoni paskan qenë ma shka se shkau. Dhe nuk paskemi pasur problem me politikanët maqedonas, por tradhtarët politikanët shqiptar të Maqedonisë deri tani nuk paskan…
Author: Adijat
Ndërprerja e djeshme e furnizimit të energjisë termike në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec është për shkak të difektit të sistemit për ngrohje dhe jo për shkak të mungesës së mazutit, theksohet në reagimin e djeshëm të Ministrisë së Mbrojtjes në reagimin e sotëm të Ministrisë së mbrojtjes në informacionet e publikuara gjatë ditës së djeshme. “Ministria e Mbrojtjes mohon se nuk ka sasi të mjaftueshme të mazutit për ngrohje në kazermë. Njëkohësisht informojnë se difekti është mënjanuar të njëjtën ditë dhe se vazhdon ngrohjen e objekteve në kazermë”, thuhet në njoftim. Nga Ministri informojnë se duke pasur prasysh temperaturat…
Një emigrant boshnjak në Zvicër është gjobitur me katër mijë franga për shkak se u ndaloi fëmijëve të tij përfshirjen në aktivitetet sociale e shkollore, ndërsa ngjashëm ka ndodhur edhe me turkun Aziz Osmanoglu (41), i cili, nuk i ka lejuar dy vajzat e tij të marrin pjesë në mësimin e notit. Kjo për shkak se “feja e tij nuk ia lejon një gjë të tillë.” Zvicra e quan detyrim pjesëmarrjen në orën e mësimit dhe si pjesë e integrimit të huajve, megjithatë disa muslimanë tentojnë t’i evitojnë fëmijët ku sipas tyre ka “lakuriqësi” ose në raste tjera edhe “këndimin…
Urim HASIPI Tashmë po shijon ditët e para pa uniformë. Pas 30 vitesh si pjesëtarë i Policisë së Tetovës, ai tashmë është në javën e parë si polic i pensionuar. Kaloi në shumë sfida për tre dekada për të arritur në këto ditë. Lulzim Shabani, nuk është një emër i panjohur për opinionin, pasi që disa vite me radhë ka kryer edhe funksionin si zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme. Ai karrierën në uniformë e filloi shumë herët, që në vitin 1986, madje në një qytet shumë të largët nga Tetova, saktësisht në Strugë. I lindur në fshatin Çellopek…
Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, me rastin e vdekjes së Roman Hercog, ish-president i Republikës Federale të Gjermanisë, dërgoi letër ngushëllimi deri te presidenti gjerman Joakim Gauk. “Emri i presidentit Hercog do të mbetet thellë në kujtimin e popullit gjerman. Ai ishte politikan i jashtëzakonshëm dhe përfaqësues i fuqishëm i zbatimit të reformave sociale dhe politike që kanë luajtur rol kyç për ngritje të shpejtë të Gjermanisë, në kuptimin ekonomik, social dhe politik”, thekson Ivanov. Edhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë, siç shton, do ta kujtojnë si mik i madh dhe mbështetës i vendit tonë, në kohën kur përballemi me…
56 vjeçari S.R. (56) i burgosur në burgun ‘Idrizovë’ i cili ishte i lindur në fshatin Reçan të Gostivarit, dje ka vdekur mbas dite në klinikën e Toksikologjisë, njofton MPB. Nga policia njoftojnë se ai rreth orës 10 ishte transferuar në klinikë, kurse paraprakisht ka vuajtur nga kanceri. Me urdhër të Prokurorisë Publike, kufoma është dërguar për autopsi.
Në Shkup u nënshkrua sot kontrata për blerjen e katër lokomotivave elektrike nga kompania kineze CPCC Xhuxhou. Ky është projekti i dytë që realizohet nga qeveria dhe kompania Xhuxhou, përcjell Telegrafi Maqedoni. Investimi kap shifrën prej 8 milionë euro dhe sigurohet me fonde nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërkaq realizohet në kuadër të projektit të përmirësimit të parkut të trenave.
Shkruan: Bardhyl Mahmuti Deklarata e përbashkët e « Bashkimi Demokratik për Integrim », « Koalicioni Rilindje me Besë » dhe « Aleanca për Shqiptarët » e datë 7 janar 2017 ishte ngjarja më e rëndësishme pozitive e këtij viti për shqiptarët në Maqedoni. Përmbajtja e kësaj deklarate u përshëndet me entuziazëm nga bartësit e institucioneve shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës si dhe nga personalitete me peshë politike dhe kulturore mbarëshqiptare. Përcaktimi i një strategjie të përbashkët për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë shtet që deri tani ka aplikuar diskriminimin racial kundër shqiptarëve ishte lajmi më shpresëdhënës për popullin…
Tregu i Maqedonisë është i vërshuar nga hudhrat kineze, ndërkaq ajo vendore, edhe pse mund t’i plotësoja kërkesat vjetore, përfundon në Shqipëri, përcjell Telegrafi Maqedoni. Bujqit e Drenovës së Kavadarit që janë prodhuesit më të mëdhenj të hudhrës në Maqedoni, thonë se konkurenca e pandershme i ka detyruar që të kërkojnë treg të jashtëm. 500 ton hudhra nga Drenova përfundojnë në tregun e Shqipërisë, kurse vetëm 200 ton shiten në tregun vendor. Bujqit ankohen se konkurenti serioz në këtë rast është prodhimi kinez, që jo vetëm se është më i lirë, por edhe duket më i mirë. Në treg, hudhra…
“Sociologjia publike” nga Ali Pajaziti, shpallet si botimi më i mirë nga Asociacioni Shqiptar i Sociologjisë dhe Instituti Shqiptar i Sociologjisë. Profesori universitar Pajaziti tha që ndjehet shumë i nderuar për këtë vlerësim që i është bërë. Ndërkaq diskursi i këtij botimi është vendosur në atë që të jetë shumë më i kapshëm për lexuesit, një libër që mund të kuptohet edhe nga një lexues i thjeshtë. Profesori Pajazit tregoi që ky libër në vete ngërthen një sociologji që është shumë më e afërt me qytetarin, pra nuk ka të bëjë me terme, apo sociologji, por ka të bëjë me…
Menjëherë pasi që presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov ia dorëzoi mandatin për përbërje të qeverisë së re, kreut të partisë fituese të zgjedhjeve, Nikolla Gruevskit, janë hapur dilema të mëdha nëse mandati tij është ligjor. Përveç tjerash ngelet e hapur tema se si do veprojnë partitë politike shqiptare në këtë periudhë prej 20 ditësh kur Gruevski do ti bëj thirrje atyre që të formojnë qeverinë. Sipas profesorit universitar, Svetomir Shkariq, me atë që presidenti Gjorgje Ivanov ia ka dhënë mandatin Gruevskit e ka shkelur Kushtetutën. “Ivanov nuk ia jep mandatin partisë që ka më shumë mandate, por partisë ose koalicionit…
Dhënia e mandatit liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskit nga ana e presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanovit ka habitur opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Ekspertët e çështjeve juridike thuan se ky akt është antiligjor pasi që Nikolla Gruevski nuk e ka shumicën parlamentare për të qenë ai mandatari i qeverisë së re. Një pjesë e ekspertëve thuan se do të duhet që të formohet një qeveri ekspertësh. Mirëpo vendimin e Ivanovit për t`ia dhënë mandatin Gruevskit e kanë qartësuar sot nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, shkruan Tetova1. Aleanca për shqiptarët janë kategorik që nuk futen në qeveri me…