Author: Adijat

Maqedonia e gëzon përkrahjen e plotë nga të gjitha 29 vendet – anëtare të NATO-s, dhe do të ishte e papranueshme për ne si shtet, ta humbim këtë mundësi, deklaroi ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska. Në takim me gazetarët, ajo sqaroi se para anëtarësimit të vendi, ka shumë sfida, duke e përfshirë referendumin dhe mosbashkëpunimi me opozitën.  -Ftesa për anëtarësim është hapi i parë, kurse ratifikimi i anëtarësimit nga ana e të gjitha vendeve anëtare është hapi përfundimtar. Diku në mes janë edhe vendimet tona – referendumi, ndryshimet kushtetuese dhe çështjet e tjera. Por, ky hap i parë do të…

Lexo më Shumë

Kafeneja afër gjykatës penale sërish i bëri bashkë kushërinjtë e akuzuar, ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish drejtorin e Drejtorisë së sigurisë dhe kundërzbulimit, Sasho Mijallkov. Prej aty të dytë shkuan në seanca të ndryshme gjyqësore ku janë të akuzuar për veprën “nxitje”. Gruevski me një pjesë të bashkëpartiakëve të tij mbrohen për rastin e shuplakave në komunën Qendër, ku ai akuzohet për nxitjen e dhunës, ndërsa Mijallkov në gjykatë është për rastin “Tortura” në të cilin akuzohet për nxitjen e dhunës. Mbrojtja e Mijallkovit dhe gjashtë pjesëtarëve të Alfave të akuzuar për brutalitet gjatë arrestimit të Lube Boshkovskit, sërish…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, ka dhënë vendimet për disa të punësuar në çerdhen e fëmijëve Filizi në Saraj. Në fazën e parë vendime kanë marrë një edukatore dy përdhelëse dhe një kuzhiniere. Sipas Bexhetit kjo është vetëm faza e parë e dhënies së vendimeve të stafit të kësaj çerdhe dhe institucionet tjera të cilat veprojnë në kuadër të komunës së Sarajit. “Ky është vetëm fillimi i dhënies së vendimeve për të punësuarit në institucionet që veprojnë në kuadër të komunës tonë sepse ne nuk do të ndalemi me kaq por të gjithë të punësuarve me kontratë në…

Lexo më Shumë

Mijallkov dhe policët thanë se nuk ndjehen fajtorë për veprën penale për rastin “Tortura”. Prokurori special, Ljubomir Llape, në fjalët e tij hyrëse tha se do të dëshmohet se të pandehurit më datën 06.06.2011 kanë ushtruar dhunë brutale, e kanë maltretuar dhe i kanë shkaktuar vuajtje të madhe shpirtërore Boshkovskit. E gjithë kjo është bërë me urdhër të ish-drejtorit të DSK-së, Sashko Mijallkov, i cili për shkak të bindjeve të ndryshme politike, e ka inskenuar aksionin e dhunshëm policor ndaj tij, tha prokurori Llape në gjykatë. Avokati i Mijallkovit, Petar Vasilev, kërkoi nga gjykata që të pandehurve t’u pranohet amnistia…

Lexo më Shumë

Ministri për punë të jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, nga Londra, në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar se Maqedonia po kalon nëpër reforma jo të lehta, por se do të bëjë çmos që ato edhe të zbatohen, ndërkaq pritet nga Brukseli që ta njohë këtë kontribut. Dimitrov ka thënë se Maqedonia ka qeveri reformatore që ka për synim ta bëjë vendin europian, andaj edhe fuqishëm do t’i shpie proceset para e sidomos në vërejtjet që ka dhënë Unioni. “Kemi një qeveri e cila është lindur në gjendje krize politike. Premtimet tona bazike që dolën nga kjo janë…

Lexo më Shumë

Në prag të Samitit të NATO-s me 11 dhe 12 korrik kur Maqedonia pritet ta marrë zyrtarisht ftesën për t’u bërë anëtare e paktit veriatlantik, vendi ynë ka përkrahjen e të gjitha shteteve anëtare të NATO-s, deklaroi ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, në brifingun me gazetarë. Fakti se vend i plotëson të gjitha kushtet, nuk pritet vërejtje nga shtetet anëtare, siguroi Sheqerinska, por shtoi se vendi duhet t’i përfundojë obligimet që dalin nga marrëveshja me Greqinë. “Maqedonia është para fillimit të ri. Ta realizojmë shansin historik, atë që e lëshuam në vitin 2008. Do të kemi ftesë për në NATO…

Lexo më Shumë

Të rinjtë nga Lagja Fushë Topanë të parët i testuan pajisjet e vendosura në zonën aktive Coka Cola.Kështu zonë u vendos për herë të parë në Çair, por në Maqedoni ka edhe 10 të tjera.Fitnes pajisjet janë siguruar nga kompania Coca Cola dhe Birraria e Shkupit. Drejtori për marrëdhënie me Publikun, Lambo Patçe, nga Birraria e Shkupit tha se kjo zonë aktive do të jetë në shërbim të shëndetit të qytetarëve, ai shpreson se sportist si Enis Bardhi dhe Kire Lazarov, do të dalin nga këto pajisje fitnesi. “Shpresoj që në këtë zonë të rritet një Enis Bardhi dhe Kire…

Lexo më Shumë

Zv.kryeministri Koço Angjushev refuzoi të komentoj letrën e publikuar në Alsat M ditë më parë, me të cilën Qeveria, kërkon nga Ecoguerilla që të nënshkruaj një memorandum me të cilin do i lejohet Jugohromit që të ristartojë me punë, ndërsa në të njëjtën kohë të punoj edhe në drejtim të vënies së filtrave, por duke lënë garanci bankare se puna do të kryhet në kohë. Nga kabineti i Angjushevit u përgjigjën se qëndrimi i Qeverisë mbetet i pandryshuar. Pa vendosjen e filtrave nuk fillon me punë Jugohromi. Kabineti i zv.kryeministrit Koço Angjushev. “Më 10 tetor të vitit të shkuar, në…

Lexo më Shumë

Në qeveri sot u nënshkruan marrëveshjet për realizimin e 98 projekteve për zhvillimin e rajoneve planore, fshatrave dhe zhvillimin e zonave me nevoja të veçanta zhvillimore. Ministri i pushtetit lokal, Suhejl Fazliu, tha se këtë vit mjetet e dedikuara për zhvillim rajonal janë rritur për 50 për qind. Prioritet do t’u jepet zonave më pak të zhvilluara. “Në nivel strategjik, qëllimi është të inkurajojmë zhvillimin e rajoneve planore më pak të zhvilluara, pa kufizuar ato me potencial më të madh. Për projekte për zhvillim të barabartë rajonal janë ndarë 196 milion denarë. Më shumë mjete për rajonin më pak të…

Lexo më Shumë

Keqpërdorimi i ngjarjeve tragjike flet se në çfarë dëshpërimi është është VMRO-DPMNE, qytetarët të qëndrojnë të qetë, institucionet veprojnë konform ligjeve. Sinqerisht na vjen keq për jetën e humbur parakohe të një të riu dhe u shprehim ngushëllim familjes, familjarëve dhe miqve. Bëjmë thirrje për qetësi të qytetarëve, thuhet në kumtesën e LSDM-së. Tentimet për keqpërdorim të ngjarjeve të këtilla tragjike e tregon gjendjen dëshpëruese në VMRO-DPMNE. Presim, nëpër procedurë transparente, ligjore dhe institucionale fajtorët për këtë akt të mbajnë përgjegjësi konform ligjeve të Republikës së Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Në maj të këtij viti janë lëshuar 222 leje për ndërtim, që është për 7,9 për qind më pak në krahasim me majin e vitit të kaluar. Në periudhën e raportimit është paraparë ndërtimi i 477 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme të shfrytëzimit prej 38.951 metër katrorë, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Më shumë leje janë lëshuar në rajonin e Shkupit, 40, ku kryesojnë komunat Qend[r, Butel dhe Shuto Orizarë, me nga nëntë leje. Vijon rajoni jugperëndimor me 39 leje, prej të cilave 20 janë në Kërçovë. Edhe në Strumicë janë lëshuar 20 leje për ndërtim, të cilat janë…

Lexo më Shumë

Komuna e Gostivarit përkujtoi sot Dëshmorët e Flamurit, të cilët më 9 korrik të vitit 1997 dhanë jetën e tyre në lule të rinisë, për avancimin e të drejtave shqiptare dhe për flamurin kombëtar, Nazmi Saliu nga fshati Turçan i Vogël, dr. Shpend Iseini nga fshati Forinë dhe Milaim Dauti nga fshati Dobërdoll. Në mungesë për shkaqe objektive të kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari, homazhe mbi varret dhe përmendoret e dëshmorëve, bëri një delegacion nga Komuna e Gostivarit në përbërje: Besim Dogani, shef i kabinetit, Nazmi Jusufi, sekretar i komunës, Seadin Ejupi, shef i administratës komunale, Jasin Demiri,…

Lexo më Shumë