Author: Adijat

Akoma mbretëron paqartësi totale në rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim në lidhje me koalicionin qeverisës. Sipas burimeve të Portalit Albeu.com, pjesa më e madhe e antarëve të kryesisë së BDI-së akoma janë kundër koalicionit me VMRO-DPMNE. Siç mëson Albeu.com, shumica antarëve të kryesisë së BDI të njohur si “krahu i luftës” si Sadulla Duraku, Hazbi Lika, Fatmir Dehari, Rafiz Aliti dhe Xhevat Ademi janë kundër koalicionit me VMRO, ndërsa dy emrat e njohur për publikun si të afërt me VMRO-DPMNE, Musa Xhaferi dhe Fatmir Besimi janë për koalicion me VMRO-në dhe po lobojnë për këtë gjë. Mësohet gjithashtu se…

Lexo më Shumë

Si BDI-ja, ashtu edhe VMRO-DPMNE-ja në krye me Nikolla Gruevskin po vazhdon me mbedhjen e Komitetit Ekzekutiv të partisë, për ta shqyrtuar mundësinë e formimit të qeverisë. Trajko Veljanovski, ish kryeparlamentar nga VMRO-DPMNE ka zbuluar se deri në mesnatë do të ketë Qeveri të re dhe Gruevski do ta kryejë obligimin e tij. Ndryshe, nga BDI ende kanë lënë të hapur 5 opsione të mundshme. Ndër këta opsione, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani përmendi koalicionimin me VMRO-DPMNE-në, me LSDM-në, mbetjen e BDI-së në opozitë, qeveri të zgjeruar si dhe zgjedhjet e reja. Kujtojmë se kanë mbetur edhe 3 orë jo…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, për televizionin Alsat-M tha se gjuha shqipe do të mbetet pika e panegociueshme për këtë parti. Ai gjithashtu mohoi informacionet se Teuta Arifi, Nevzat Bejta dhe Izet Mexhiti e kanë lëshuar mbledhjen për shkak të mospajtimeve në parti. Për këtë çështje ai theksoi se këto janë nevoja njerëzore për shkak të kohëzgjatjes së mbledhjes. Osmani gjithashtu tha se kryetari Ali Ahmeti ka vendosur që gjuha shqipe të jetë kusht për qeverinë e re të Maqedonisë, duke mos lënë anash PSP-në dhe vendosjen koncesuale. I pyetur se a do të arrijnë që sonte të sjellin vendim…

Lexo më Shumë

Tre nënkryetar të BDI-së Teuta Arifi, Nevzat Bejta dhe Izet Mexhiti janë larguar nga selia e BDI-së në Reçic të Vogël, njoftojnë portale shqiptare nga Tetova. Këto tre nënkryetar tash më disa herë me radhë e kanë bërë të ditur qëndrimin e tyre se janë kundër koalicionit me VMRO-në e Gruevskit. Për 6 orë të plota kryesia e BDI-së po zhvillon mbledhje në një përbërje më të zgjeruar në selinë e partisë për të vendosur nëse do të “divorcohet” nga VMRO-DPMNE-ja apo sërish do të koalicionojë me partnerin e deritanishëm. Ndërsa Gruevski është duke pritur përgjigjen e Ahmetit, mësohet se…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti e ka sjellë vendimin lidhur me qeverinë e re, shkruan portali proqeveritar press24. Sipas këtij portali, Ahmeti Ka vendosur të shkojë në koalicion me VMRO-DPMNE-në. Duke cituar mediume “të afërta me SOROS-in”,press24 shkruan se këtë qëndrim Ahmeti ia ka kumtuar mbrëmë edhe udhëheqësisë partiake.

Lexo më Shumë

Pas tre orëve bisedime partia e Ali Ahmeti akoma nuk arritur një vendim se me cilën parti do të bëj koalicion për formimin e qeverisë së re. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani tha se,në mbledhje po bisedohet 5 opsionet e BDI-së dhe se akoman nuk ka një epilog përfundimtar. Ai tha se, në pjesën e parë të mbledhjes është janë diskutuar parimet, ndërsa në pjesën dytë të mbledhjes e cila do të zgjatë deri në orët e vona të natër do të flitet për kushtet apo platformën shqiptare. Ina mëson se në mbledhjen ku po marrin pjesë deputetët e rinj…

Lexo më Shumë

Në prag të skadimit të afatit për krijimin e qeverisë maqedonase nga partia fituese VMRO-DPMNE, Ali Ahmeti kryetar i partisë më të madhe shqiptare, BDI, intensifikon takimet me kryesinë, për marrjen e vendimit nëse do të hyjnë në qeverinë e re. Jo zyrtarisht mësohet se jo të gjithë anëtarët e kryesisë mbështesin koalicionin me VMRO-DPMNE-në. Kryetari i komunës së Kërçovës nga radhët e BDI-së Fatmir Dehari, gjatë një takimi me ambasadorin e BE-së Samuel Zhbogar, ka thënë se do te preferonte ta kishte kundërshtar e jo partner Nikola Gruevskin për shkak të retorikës së tij nacionaliste. Sipas Deharit partitë politike…

Lexo më Shumë

Xhezair Shaqiri, ish Komandant Hoxha shkruan se situata është mjaft e tensionuar në BDI. Deputett e kësaj partie kanë ra në hall me liderin e partisë, pasi që ky i fundit me çdo kusht dëshiron që të futet në koalicion me Nikolla Gruevskin. “Tensione në BDI. Kanë ra në hall me Ali Ahmetin edhe ato pak deputet me ndjenja kombëtare. I thuan: O Ali, nëse bëjmë koalicion me VMRO-DPMNE-në do t`i humbasim zgjedhjet lokale, do të izolohemi te ndërkombëtarët dhe shqiptarët. Por, Ali Ahmeti me këmbëngulje të fuqishme thotë ndaçi le t`i humbim zgjedhjet lokale edhe ndërkombëtarët me popullin, veç…

Lexo më Shumë

Të gjithë ata që bëjnë pjesë në hetimet e lëndëve që i pregadit kryeprokurorja speciale Katica Janeva dhe gjithë lëndët që i ka marë ajo në dorëzim nuk kanë të drejtë të ankohen si gjithë qytetarët tjerë. Praktikisht sipas informacioneve vendimi i prokurorisë speciale është i prerë dhe i fundit pa mundësi ankese derisa qytetarëve tjerë nëpër prokurori ju mundësohet e drejta e ankesës nëpër hetimet që po kryhen për ta. I gjithë ky apsurditet vjen nga ligji për vepra penale në të cilin theksohet se qytetarët tjerë kanë të drejtë ankese derisa ata që hetohen nga prokuroria speciale nuk…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe ai i LR-PDSH, Ziadin Sela janë në pritje të vendimit të BDI-së se çfarë do të vendos lidhur me koalicionin me VMRO-DPMNE. Në rast se Ahmeti me bashkëpartiakët e tij vendos për të shkuar në koalicion me VMRO-DPMNE dhe nuk do të marrë parasysh obligimet që dalin nga Deklarata e përbashkët e nënshkruar në fund të dhjetorit të kaluar, atëherë këto parti do të shpallin divorcin me Ahmetin rreth kësaj deklarate. Kjo bëhet e ditur për INA nga burime partiake brenda këtyre partive. Por këto dy parti do të marrin në mbrojtje Deklaratën,…

Lexo më Shumë

Pronari i TV2 Gostivar, Arben Elezi, pyet se çfarë dobie kemi ne si shqiptar nëse krye parlamentari është shqiptar, transmeton Tetova1. “E çfar dobie kemi ne nga kryepalamentari nëqoft se do jetë shqiptar? a do ndryshoj statusi shqiptarve me kryeparlamentarin shqiptar? Kuj i han palla nëse do folet Shqip ose Kinezisht në parlament, vendi ka nevoj për ndryshime e jo për funksione,këte film e pamë e patëm minister të mbrojtjes,pas 3 muajsh pat zgjedhje,edhe këtë radh do marin poste do ngrisin sado pak rejting dhe përsëri do shpallin zgjedhje të parakohshme”, shkroi Arben Elezi në llogarinë e tij në Facebook./Tetova1/

Lexo më Shumë

Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa e përkrah publikisht iniciativë për mbrojtjen e Kodrës së diellit, transmeton Tetova1. “Kushdo qofshin iniciatorët, i përgëzoj për idenë, për hapin e marrë dhe guximin! Kjo iniciativë (besoj të jetë serioze) është dashur të ndërmerret dhe realizohet nga programet qeverisëse, që duheshte të ruhet trashëgimia kulturore, ruajtja e resurseve natyrore dhe zhvillimit sportiv. I ftoj publikisht të gjithë: miq e shokë, që t’i japim mbështjetje kësaj iniciative fisnike, ta përkrahim dhe ndihmojmë me të gjitha kapacitetet tona profesionale, materiale dhe fizike. Uroj që këta djem të jenë promotori i ndryshimeve në “Kodrën e Diellit”, kësaj…

Lexo më Shumë