Author: Adijat

Solidarizohem me botuesin tim, me Shtëpinë Botuese Logos-A, një nga instiucionet më iluminuese ndër shqiptarë sot, i cili këto ditë po u ekspozohet presioneve tinëzare të qeveritarëve antishqiptarë të Shkupit. Shkruan: Milazim Krasniqi Thënia se libri është miku më i mirë i njeriut, nuk flet domosdoshmërisht për përmbajtjen e librit po për një ndërgjegjësim të njeriut për paditurinë e vet. Karl Poperi thotë se “ne të gjithë jemi të barabartë përsa i përket paditurisë sonë të pafundme”. Libri na ndihmon që të ndërgjegjësohemi për këtë fakt, prandaj është miku ynë i mirë. Këtu nuk e kam fjalën për librin si…

Lexo më Shumë

Kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për vitin 2017 dhe ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Austrisë, Sebastian Kurz, i cili qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë, pas takimit me homologun e tij maqedonas, Nikolla Poposki, deklaroi se “bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Austrisë, veçanërisht ai politik dhe ekonomik, tregon se Austria mbështet fuqishëm Maqedoninë në rrugën e reformave dhe në rrugën e saj drejt afrimit me Bashkimin Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA). Kurz falënderoi Maqedoninë për të cilën tha se me punën e saj në kufirin jugor ka ruajtur kufijtë e Austrisë,…

Lexo më Shumë

Përveç personaliteteve me peshë të madhe nga Maqedonia, dhe Kosova, vijojnë reagimet në mbështetje të shtëpisë botuese “Logos-A” edhe nga Shqipëria. I fundit i cili ka folur mbi peshën e kësaj çerdhe të diturisë, është edhe publicisti i njohur nga Shqipëria, Roald Hysa. Sipas tij Logosi është një vlerë e madhe jo vetëm për Shkupin, por edhe për Tiranën, Prishtinën e kudo ku jetojnë shqiptarë, dhe se sulmet shtetërore ndaj Logosit në mënyrë literale janë edhe sulme ndaj fjalës së lirë. “Logos A është një nga shtëpitë botuese më të hershme shqiptare të pasdemokracisë së viteve 1990, e cila na…

Lexo më Shumë

Ndër akademikët e rradhës të cilët e kanë shfaqur mbështetjen e tyre për shtëpinë botuese Logos-A, është edhe profesori universitar, Musa Musai. Sipas tij është e pakuptueshme që të njolloset një adresë kaq e fuqishme e fjalës dhe librit shqip. “Ligjet vdesin e librat kurrë”(Bulëer Lytton). “Sikur t’ishte e mundshme në çdo pëllëmbë të tokës do kisha mbjellur libra sikur që mbillet gruri”(Horace). Duke u nisur nga dy thëniet e lartëshënuara do doja të theksoja se shtëpia botuese Logos-A, është adresa më e denjë e kultivimit të gjuhës shqipe gati tri dekada ndër shqiptarët. Andaj llogaritet shtylla më e rëndësishme…

Lexo më Shumë

Ishte e pashmangshme që në mbështetje të Shtëpisë Botuese Logos-A, në momente kur kjo po sulmohet nga pushteti qendrorë të dalë edhe profesori i njohur universitar, Metin Izeti. Ai në një koment për Almakos ka thënë se Logos-A shihet si motor i idesë finsike në trojet shqiptare, dhe është sjellje e ulët që një shkollë e idesë fisnike dhe humane të sulmohet me mjete të psikologjisë së shkatërrimit të vlerave vetëm për kënaqjen e egove individuale ose grupore. “Brenda 25 viteve të veprimit në skenën intelektuale shqiptare shtëpia botuese Llogos-a ka krijuar një identitet të veçantë kulturor dhe artistik që…

Lexo më Shumë

Nuk ndalen reagimet e personaliteteve me peshë intelektuale në Maqedoni në mbrojtje të shtëpisë botuese Logos-A. Para se të ndalet mbi padrejtësitë që po i bëhen kësaj shtëpie botuese nga ana e pushtetit, gjuhëtari i njohur, profesori universitar, Avzi Mustafa parimisht ka përmendur vlerat dhe rëndësinë e Logosit në shoqëri. “Shtëpia botuese Logos-A është njëra ndër shtëpitë që ka luajtur dhe po luan një rol të madh për përhapjen e librit shqip në Maqedoni e më gjërë. Logos-A ka botuar libra për të gjithë moshat dhe pa dallim të rrymave dhe orientimeve politike e shoqërore duke filluar prej botimeve që…

Lexo më Shumë

Ndaj sulmeve dhe tentativave të pushtetit qendror për të gjetur ndonjë parregullsi në mënyrë që ti vihet dryri shtëpisë botuese Logos-A, si hakmarrje se gjoja kjo shtëpi gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare kanë financuar një parti të re politike, në mbrojtje të Logosit, kanë reaguar shumë opinionistë shqiptarë. Njëri ndër to është edhe profesori universitar, Salajdin Salihu. “Në kohën kur institucionet europiane përpilojnë politika kulturore për ta ndihmuar librin, duke mundësuar lehtësime të shumta tatimore, mundësi më të madhe qarkullimi etj., këtu ndodh e kundërta. Institucionet shtetërore në vend se të ndihmonin shtëpitë botuese ose të paktën mos t’i pengonin…

Lexo më Shumë

“Atak ndaj kulturës elitare shqiptare, ndaj një universiteti alternativ, ndaj vlerave që kanë shumëfishuar produktet e dijes dhe shkencës nga lexuesi ordiner deri te studimet doktorale”, kështu profesori universitar, Ali Pajaziti e ka cilësuar intervenimin e inspektoratit shtetëror që me çdo kusht po përpiqen ta zhbëjnë djepin e dijes, shtëpinë botuese, Logos-A. “Është ndërhyrje në një shtëpi të dijes që është simbol i cilësisë botuese, që është konfirmuar nga autoritete gjithandej, që ka arritur të jetë padiskutueshëm njëshi në sferën e publikimeve si nga forma ashtu edhe nga përmbajtja. Është prekje në sedrën tonë kulturore, në një markë të shqiptarëve…

Lexo më Shumë

Protestë masovike e qytetarëve të Tetovës në qendër të qytetit. Kjo protestë e tyre rrjedh si pasojë e pakënaqësive që ata kanë ndaj kompanisë që menaxhon me energjinë elektrike, EVN. Një numër i konsiderueshëm i banorëve të Pollogut gjatë ditës së sotshme kanë marshuar drejt hapësirave të EVN-së në Tetovë. Nga këshilli organizativ i protestave ndaj EVN-së thonë se protestat do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Protesta filloi në rreth orës 13:00, ndërsa zgjati së paku 30 minuta. Kërkesa kryesore është ulja e çmimeve të faturave. Në vazhdim portali Almakos, ua sjell kërkesat e këtij Këshilli…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot u takua me ambasadoren turke Erkall Kara me të cilën ka biseduar gjatë procesit për formimin e qeverisë së re në Maqedoni. Në takim, siç informoi LSDM-ja, Zaev shprehu pritje se së shpejti do ta marrë mandatin dhe se do të formojë qeveri të re. “Mbi 612.000 qytetarë nga të cilat bashkësitë etnike votuan për ndryshime dhe për zhvillim të Maqedonisë në frymën e vlerave demokratike evropiane. Presim se në kohë të shpejtë do ta marrim mandatin dhe se do ta formojnë Qeverinë e re të qytetarëve të Maqedonisë”, ka thënë Zaev. Ai theksoi…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot në konferencën për shtyp vlerësoi se vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) ka konfirmuar se në Maqedoni shkelet e drejta e lirisë së shprehjes. “Arritëm me fakte të tregojmë se opinioni i Maqedonisë dhe i Evropës se në Maqedoni ka shkelje serioze të lirisë së shprehjes”, deklaroi kryetari i ZNM-së Naser Selmani dhe një nga gjashtë gazetarët nënshkrues të padisë para GJEDNJ-së në lidhje me ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit 2012, kur ata dhe shumë gazetarë të tjerë u larguan nga galeria e Kuvendit të Maqedonisë. Sipas Selmanit,…

Lexo më Shumë