Author: Adijat

Dragan Pavloviq Llatas është duke nxitur maqedonasit për luftë kundër shqiptarëve. Ai në shkrimin e tij të fundit parashtron tezën se si jetojnë maqedonasit atje ku shqiptarët e kanë pushtetin. “Shikoni se si jetohet nën pushtetin e gjuhës shqipe. Nuk duhet të shikoni më larg, shikoni në Kosovë. Shikoni në Tetovë, Gostivar, Strugë, Haraçinë, Studeniçan. Ti që ke votuar për Zaevin, për dy gjuhësinë dhe kantonizimin dhe jeton në Shkup, Manastir, Strumicë, Prilep, Kavadar, Shtip, a e di se si jetojnë maqedonasit atje ku shqiptarët e kanë pushtetin: Dibër, Tetovë, Gostivar, Haraçinë, Likovë, Cair, a do të ndërrohesh me to,…

Lexo më Shumë

Sipas Telegraf Maqedoni, për sot është paralajmërua një protestë para qeverisë në Shkup, me moton ”Vijën e kuqe e kaluat, atë kuq e verdh, jo!”. Nuk ka informacione se kush e ka thirrë këtë protestë, transmeton Gazeta Express. Ata thonë se do ta ngrejnë zërin për një Maqedoni të përbashkët, për fushë të lirë qytetare për të gjithë banorët e saj, shtëpi për të gjithë që e duan Maqedoninë. Sipas tyre, Maqedonia është mbi të gjitha dhe kjo i bën që, siç thonë, ta parakalojnë Ilindenin e katërt. Protesta do të fillojë në ora 17:00

Lexo më Shumë

Fatime Sherifi Pas leksioneve të djeshme që Forumi Rinor i Lëvizjes Besa – Zhelinë ju dha autoriteteve lokale të BDI-së, ata edhe pas kësaj nuk e shohin të arsyeshme të pastrojnë vendin rreth lapidarit, por vendosën të reagojnë kundër këtij veprimi kaq fisnik dhe vullnetar të FR të Lëvizjes BESA në Zhelinë. Kjo tregon edhe njëherë se sa i ulur është diskursi i tyre politik. Nga kjo shihet qartë se tashmë BDI në komunën e Zhelinës ka ngelur pa përkrahës, bile edhe ata që i paguan e shohin qartë dështimin e kësaj partie. Neve na vin shumë keq kur pranojmë…

Lexo më Shumë

Në Karnavalin Ndërkombëtar të Strumicës ndër mijëra pjesëmarrës nga vende të ndryshme të rajonit dhe më gjerë, pjesëmarrës ka edhe grupe nga Shqipëria të cilët performojnë nëpër rrugët e këtij qyteti duke mbajtur edhe flamurin shqiptar në dorë, shkruan Almakos. Programi i Karnavalit të Strumicës filloi më 22 shkurt, ndërsa do të përfundojë me 1 mars me ndarjen e çmimeve grupore dhe individuale për maskat më të mira. Ndryshe, sonte është manifestimi kryesor me kalimin e rreth 2.000 personave të shpërndatë në grupe të cilët do të ecin rrugëve të qytetit në Paradën e këtij karnavali ndërkombëtar./Almakos

Lexo më Shumë

Situata politike në Maqedoni po përcjellet me vëmendje të madhe edhe në Shqipëri. Kështu sot, publicisti Ilir Kulla ka komentuar zhvillimet e fundit, me ç‘rast ka akuzuar BDI-në se po e ngjallë liderin e LSDM-së, nga të vdekurit politikisht, duke e bërë atë kryeministër. Poashtu Kulla në shkrimin e tij të publikuar në facebook ka shkruar se BDI do ta ketë fatin e PPD-së, ndërsa Lëvizja BESA do jetë superfuqi. Në vazhdim Almakos, ua sjell statusin e plotë të Ilir Kullës në facebook: “KURBAN i Zaevit 1. Zoran Zaevi kishte vdekur politikisht ate dite te fillim dhjetorit kur u hapen…

Lexo më Shumë

24 Shkurt Ministri britanik për Evropën dhe Ballkanin, Alan Dankan ka thënë se liderët politikë në Maqedoni duhet të marrin vetë vendimet rreth zgjidhjen së krizës politike dhe formimit të qeverisë së re. Ai pas takimit me kreun e LR-PDSH-së Ziadin Sela, tha se se vendi i tij nuk do të përzihet në punë e brendshme të Maqedonisë, ndërsa u zotua se është I gatshtëm të ndihmojë Shkupin ne procesin e integrimit në NATO dhe BE. “Jam shumë i kënaqur nga vizita, ishte shumë e rëndësishme. Tentova të takohem me të gjithë. Ne nuk ndërhyjmë në politikat tuaja, ne duam…

Lexo më Shumë

[embedded content] 24 Shkurt Inspektorati i punës hyri sot në Gjykatën Penale pas kërkesës së ish shefit të Departamentit të burimeve njerëzore Goran Stamenkovski. Inspektorët kanë kontrolluar avancimin e tre kolegëve të tij nëpunës në administratë. Stamenkovski, i cili u shkarkua pak kohë më parë nga ish kryetari Vlladimir Pançevski, është pezulluar sërish nga puna nga ushtruesja e detyrës, Kryetare e Gjykatës Penale, Tatjana Mihajllova. Stamenkovski njoftoi se do të ngrejë kallëzim penal kundër saj për shpërdorim të detyrës zyrtare. Tani është dënuar edhe me pagë më të ulët. Sot në gjykatën civile u shty gjykimi për padinë e ngritur…

Lexo më Shumë

Sa larg aq afër rezulton të jetë qeveria e re ndërmjet LSDM-së dhe BDI-së si dy parti të majta në politikn e Maqedonisë. Nga njëra anë BDI nuk kanë ndonjë qëndrim konkret nëse po negociohet për formim të qeverisë, por se bëhet fjalë vetëm për dialog normal ndërmjet dy partive, nga ana tjetër është LSDM-ja në krye me Zoran Zaevin që në çdo paraqitje paralajmërojnë formimin e qeverisë së re. Se çfarë do të ndodhë më tutje, prognozat e tij për portalin Almakos, i japin politikologu Murat Aliu dhe analisti politik, Nijazi Muhamedi. Murat Aliu: BDI po taktizon dhe manovron…

Lexo më Shumë

“Përpjekja për fshirjen e tërë popullit nëpërmjet një deklarimi të turpshëm është akt për t’u dënuar. Maqedonasit në Shqipëri kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë edhe përskaj përpjekjeve të euro-deputetit Kovaçev dhe menduesit si ai me rezolutë të turpshme që të njëjtët t’i shpallin bullgarë”, qëndron në reagimin e VMRO-DPMNE-së ndaj letrës së euro-deputetëve Brok dhe Kovaçev, e cila kishte të bëjë me aktivitetet e të ashtuquajturës organizatë “Stop Operacioni Soros”, njofton Portalb.mk. “Të bëhen përpjekje për fshirjen e identitetit të popullit është akt i turpshëm, jo-demokratik dhe i pahijshëm, ndërkaq njëkohësisht të shprehet shqetësim për sektorin joqeveritar në Maqedoni…

Lexo më Shumë

“Për shkak se jemi vend multietnik ka një rregull që në të kaluarën partitë shqiptare kanë kërkuar të jetë edhe ligj, jo vetëm parim. VMRO-­DPMNE­-ja atëherë deklaroi se është më mirë që të mbetet në parim, për shkak se është e jashtëzakonshme që të bëhet ligj, ky është ai parimi që “fituesi me fituesin të formojnë Qeveri”. Në këtë temë kemi pasur shumë konferenca për shtyp dhe intervista, sidomos për shkak se edhe bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar që të jetë parim. Vetë kryetari i BDI-­së ka deklaruar se nëse nuk merret në qeveri partia fituese tek shqiptarët do të bëhet…

Lexo më Shumë

Në tre muajt e fundit të vitit të kaluar janë lidhur 2.922 martesa në Maqedoni dhe në krahasim me tremujorin e fundit nga vitit 2016 shënojnë ulje prej 15,4 për qind. Në tremujorin e njëjtë të vitit 2016, sipas të dhënave statistikore janë divorcuar 720 çifte dhe numri është rritur për 7,9 për qind në krahasim me këtë periudhë të vitit 2015.

Lexo më Shumë