Nga VMRO-ja këmbëngulin për mbajtjen e zgjedhjeve të reja për daljen nga kriza politike. “Me realizimin e deklaratës jokushtetuese të Tiranës Zaev e bën hapin e parë drejt federalizimit të vendit”, ka thënë nga kjo parti, me anë të një deklarate për medie. “Populli ndihet i ofenduar dhe i tallur nga LSDM-ja e cila para zgjedhjeve premtonte plan për jetë, ndërsa pas zgjedhjeve filloi me procesin e prishjes së Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e kësaj partie.
Author: Adijat
Kryesia e partisë ”Të bashkuar për Maqedoni” (TBM) të udhëhequr nga ish-ministri i punëve të brendshme, Ljube Boshkoski, ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt në qytetin e Velesit. Kjo parti kërkon dalje nga kriza politike përmes pranimit të shumicës së qytetarëve që të formohet një qeveri reformuese nga mandatari që ka siguruar 67 nënshkrime deputetësh. TBM-ja, siç thuhet në njoftimin e tyre, me ideologji të qartë VMRO-je i thërret të gjithë simpatizantët e kësaj partie me mirëkuptim dhe seriozitet ndaj situatës, të mbështetin proceset demokratike.
“Maqedonia është e gatshme për tu përballur me një valë të re të refugjateve” theksoi ministri i punëve të brendshme Agim Nuhiu në konferencën regjionale për gadishmërinë e vendit për tu përballur me valën e re evntuale të refugjatëve. Duke komentuar deklaratën e ditëve të fundit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Nuhiu theksoi se në rast se Turqia vendos të lishojë refugjatë që gjinden në kufitin turko – sirian, Maqedonia do të ndihmohet nga vendet aleate të Evropës dhe në koordinim me ato do të reagojë ndaj krizës. Nga sektori civil theksojnë për TV21 se gjatë valës së…
LSDM-ja paralajmëron rishikim të të dhënave të publikuara të Ministrisë së Financave dhe Entit Shtetëror për Statistikë për të gjithë treguesit ekonomik, me të cilët, siç theksojnë në kumtesën e sotme, bëhet përpjekje të mbulohen rezultatet katastrofale në ekonomi. “Ministria e Financave tregon ulje të borxhit publik dhe shtetëror në numra relativ, duke iu referuar të dhënave joreale që dukshëm në mënyrë artificiale i konstrukton Enti Shtetëror për Statistikë i kontrolluar”, qëndron në kumtesë. Shtojnë se Enti Shtetëror për Statistikë do të duhet të sqarojë si është e mundur në kushte të rritjes ekonomike reale prej 2,4 për qind dhe…
Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke vepruar për veprën penale të parashtruar nga Sektori për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz – njësitit për trafikim të palejuar pranë SPB, ka sjellë urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër F.I (50), S.F (50) dhe M.A (47), për shkak ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substanca psikotrope dhe prekusorëve”. Nga PTHRM njoftuan se dje deri te gjykatësi në procedurë paraprake është parashtruar edhe propozim për caktimin e masës paraburgim kundër të…
Sanksionet si një opsion edukues nga Bashkimi Evropian për parti dhe individ në vend, janë gjithnjë e më të zëshme. Në atë drejtim është edhe deklarata e fundit e eurodeputetit Ivo Vajgël gjatë vizitës në Shkup ku tha se rëndesa e rrjedhës polemizuese e situatës gjithnjë po lëviz në drejtim të konfliktit ndëretnik, transmeton Tetova1. Vane Cvetanov ish drejtor i Drejtorisë për zbulim financiar dhe kryetar i shoqatës Lopata e gjelbër sqaroi se çka nënkuptojnë llojet e sanksioneve që po përfliten për individ dhe parti në Maqedoni. “Nën sanksione për individ nënkuptohet ndalesë për hyrje në shtetet e BE-së, gjegjësisht…
Sot mbushen 18 vite nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi. Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi. Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se i kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme…
Prof dr. Afrim Osmani – ambientalist Me 22 mars u shënua Dita Botërore e Ujit, në të cilën, për fat të keq, shumë vende po përballen me mungesë të madhe të ujit dhe pamundësinë për t’i përmbushur nevojat kryesore të njeriut. Në 22 dhjetor të vitit 1992, me rezolutën A/RES/47/193, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi që 22 marsin e çdo viti ta deklarojë si Ditën Botërore të Ujit, konform Agjendës 21 të konferencës së Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Zhvillimin. Në këtë ditë ftohen shtete të ndryshme për të kontribuar në nivel lokal (kombëtar), me qëllim…
Kryeredaktori i Televizionit të afërt me partinë e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE-në “Sitel”, Dragan Pavlloviq Llatas, është i dyshuar nga Prokuroria Speciale Publike se ka fshehur tatim ndaj shtetit duke dhënë paraqitje të rrejshme, njofton Portalb.mk. “Personi fizik pronar i ndërmarrjes “Total Marketing” dhe “Tatal Media Center” është i dyshuar se nga viti 2008 deri në vitin 2015, me qëllim që ai dhe personat juridik t’u ikin tatimeve në llogaritë përfundimtare dhe paraqitjeve të tatimeve, ka dorëzuar të dhëna të rrejshme. Persona juridik e kanë dëmtuar për 121 mijë euro, ndërkaq personi fizik për 63 mijë euro”, tha prokurorja Fatime Fetai,…
Kryeministri aktual i Maqedonisë, Emil Dimitriev, mbrëmë në televizionin Sitell, ka kritikuar PSP-në, duke thënë se ky institucion është kthyer në një shërbetor fanatik të opozitës, i cili po vepron kundër të gjithëve që nuk mendojnë në atë mënyrë, trasmeton Gazeta Express. Ai po ashtu ka thënë se PSP si institucion vetë e ka kontestuar kredibilitetin e vet, pasi që është bërë mjet për larjen e hesapeve mes partive politike. Dimitriev, gjithashtu ka shtuar se PSP ka vendosur standard të dyfishtë sa i përket pagës së lartë.
Një i dënuar ka humbur sot jetën në spitalin e burgut në kryeqytet ku ishte shtruar prej disa kohësh për shkak të problemeve me shëndetin. Viktima është Zef Kola, i dënuar me 22 vite burg me akuzën e vrasjes. Mësohet se Kola vuante prej disa kohësh nga tromboza. Ndërkohë burime nga policia sqarojnëaa se kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat humbi jetën Zef Kola.
Zëvendës kryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki dje mori pjesë në takimin e koalicionit për luftë kundër Shtetit islamik në Irak dhe Siri, që u mbajt në Uashington. Nikoqir i takimit të aleancës kundër ISIS ishte sekterari amerikan i Shtetit, Reks Tilerson, me ç’rast në margjina të samitit Poposki e pati edhe takimin e parë me shefin e ri të diplomacisë amerikane. “Në këtë konferencë konkludohet se pjesa ushtarake është para përfundimit të vet në Siri dhe Irak kundër Shtetit islamik, por të gjithë besojnë se kjo është pjesa më e lehtë e detyrës. Më e rënda…