Author: Adijat

Projekt konkluzionet e Samitit të NATO-s parashikojnë që Maqedonia sot merr ftesë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Aleancë dhe anëtarësimin e plotë pas përfundimit të të gjitha procedurave të brendshme, gjegjësisht implementimin e plotë të Marrëveshjes për Çështjen e Emrit ndërmjet Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë. “Në vitin 2008 vendosëm se NATO do t’i ndajë ftesë IRJM-së për inkuadrim në Aleancë sapo të gjendet zgjidhje e pranueshme nga të dyja palët për emrin në suaza të OKB-së. E përshëndesim marrëveshjen historike mes Athinës dhe Shkupit për zgjidhjen e kontestit me emrin. Në pajtim me politikën tonë…

Lexo më Shumë

Autoritetet greke vendosën t’i dëbojnë dy diplomatë rusë nga shteti për shkak të involvimit në arritjen e Marrëveshjes midis Athinës dhe Shkupit për emrin e ri të Maqedonisë. Moska u përgjigj se do t’i shpall për persona-non-grata dy diplomatë grekë si përgjigje ndaj vendimit të tillë të Athinës. Sipas gazetës greke “Katimerini”, autoritetet në Athinë do t’ua ndalojnë hyrjen në këtë shtet dy diplomatëve rusë për të cilët thotë se kanë pasur aktivitete të cilat nuk janë përkatëse për statusin e tyre diplomatik. Qeveria greke kumtoi se “Greqia nuk do të tolerojë asgjë që e shkel të drejtën ndërkombëtare”. “Greqia…

Lexo më Shumë

Filloi rinovimi i stadiumit “Vëllazërimi” në Kërçovë i cili ishte nën ujë pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut pranveror. I gjithë inventari u shkatërrua dhe për këtë arsye ekipi i futbollit të “Vëllazërimit” u detyrua disa ndeshje t’i luajë si nikoqir në stadiumin e qytetit në Kërçovë. Federata e futbollit të Maqedonisë vendosi të ndihmojë klubin e futbollit “Vëllazërimi”. Së pari filluan punimet në drenazhin e stadiumit në katër anët e terrenit. Sekretari i klubit të futbollit “Vëllazërimi”, Arian Imeri u shpreh i kënaqur nga ndihma e FFM-së e cila filloi të realizohet. “Fillimisht është paraparë…

Lexo më Shumë

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitanoviç për mediat kroate para Samitit të NATO-s deklaroi se shpreson se Marrëveshja për emrin do të kalojë në referendum dhe porositi se e vlerëson si shumë të mirë, sepse ruhen fjalët maqedonas dhe maqedonisht. “Për ne veçanërisht është me rëndësi të stabilizohet Evropa Juglindore, më vjen mirë që do të dërgohen porosi pozitive për Maqedoninë, e cila arriti marrëveshje me Greqinë. Besoj dhe shpresoj se do të konfirmohet në referendum, i cili është historik. I kuptoj ndjenjat e disa maqedonasve. Megjithatë konsideroj se kjo Marrëveshje është jashtëzakonisht e mirë, sepse përveç se me emrin Maqedonia…

Lexo më Shumë

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula fon Der Lajen në një deklaratë për MIA-n shfaqi bindje se Maqedonia sot do ta marrë ftesën për në NATO dhe se planifikon që vendin ta vizitojë në vjeshtë. “Gjermania fuqimisht e mbështet marrjen e ftesës për hyrje në NATO për miqtë tanë të Maqedonisë dhe jam shumë e sigurt se ky do të jetë rezultati i Samitit dhe me padurim pres ta vizitoj shtetin tuaj të shkëlqyer, në shtator mendoj”, tha Fon der Lajen. Në pyetjen lidhur me referendumin, Fon der Lajen u përgjigj se shpreson se ai do të kalojë mirë. “Uroj që…

Lexo më Shumë

Projekt konkluzionet e Samitit të NATO-s parashikojnë që Maqedonia sot merr ftesë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Aleancë dhe anëtarësimin pas përfundimit të të gjitha procedurave të brendshme. “Në vitin 2008 vendosëm se NATO do t’i ndajë ftesë IRJM-së për inkuadrim në Aleancë sapo të gjendet zgjidhje e pranueshme e ndërsjellë për emrin në suaza të KB-së. E përshëndesim marrëveshjen historike mes Athinës dhe Shkupit për zgjidhjen e kontestit me emrin. Në pajtim me politikën tonë vendosëm ta ftojmë Qeverinë e Shkupit t’i fillojë negociatat me Aleancën. Implementimi i tërësishëm i të gjitha procedurave të parapara të brendshme…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Novo Sellës, Boro Stojçev është arrestuar mbrëmë nga policia. Arrestimin e vërtetoi policia nga SPB Strumicë përmes një kumtese. Aty theksohet se mbrëmë në afërsi të fshatit Badilen, nga ana e shërbimeve policore, janë ndaluar dy automjete të ngarkuara me kuti kartoni me cigare. “Në një automjet ka pasur 29 kuti me nga 50 steka dhe një kuti me 49 steka cigaresh, ndërsa është drejtuar nga ana e B.S. (54), me bashkudhëtar J.S. nga fshati Novo Konjare (Novo Konjarevo). Në një automjet tjetër i drejtuar nga G.S. (24) me bashkudhëtar S.V. (26) nga fshati Novo Konjare, janë…

Lexo më Shumë

Delegacioni qeveritar i Maqedonisë i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev sot dhe nesër do të marrë pjesë në punën e Samitit të shefave të shteteve dhe qeverive të NATO-s në Bruksel. Në përbërjen e delegacionit janë edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska-Jankovska, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe koordinatori nacional për përgatitjen e Maqedonisë për anëtarësim në NATO, Stevo Pendarovski. Sipas agjendës, pasditen e sotme kryeministri Zaev do të ketë paraqitje në ngjarjen “NATO angazhimet: Dialogje në Samitin e Brukselit”, ku do të marrë pjesë në darkën ceremoniale të shefave…

Lexo më Shumë

Linja e autobusëve urban me numrin 19  në relacionin Karposh 4 deri në Shuto Orizare dhe anasjelltas ka parregullësi të shumëta. Disa prej shoferëve nuk sillen në mënyrë profesionale me udhëtarët, vonojnë dhe nuk respktojnë orarin e qarkullimit, i cili është publikuar në faqen zyrtare të Ndërmarrjes së Transportit Publik, por edhe nuk kujdesen për higjienën brenda autobusit. Gjithësej nga 10 autobusë me numër 19, privatë janë 8, ndërsa 2 janë shtetërorë, megjithatë kodeks i sjelljes duhet të vlejë  për të gjithë shoferët. Në këtë kodeks thuhet se: “Ndërmarrja e transportit publik pëprpiqet që çdo punonjësi t’i sigurojë trajtim të…

Lexo më Shumë

Shpenzimet për jetesë në qershor janë të pandryshuara në krahasim me muajin e kaluar, ndërsa lidhur me qershorin e vitit të kaluar shënojnë rritje prej 1.4 për qind, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë. Sipas të dhënave të publikuara çmimet me pakicë shënojnë rritje prej 0.2 për qind në krahasim me muajin maj të këtij viti ndërsa në raport me muajin qershor vitin e kaluar rritje prej 2.8 për qind. Të dhënat e publikuara tregojnë se tek shpenzimet e jetesës është vërejtur lëvizje në nëngrupet, gjegjësisht në krahasim me muajin e kaluar, është vërejtur rritje tek frutat e freskëta dhe të…

Lexo më Shumë

Grupi i punës i formuar nga ish-ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, ka konstatuar parregullsi dhe shpenzime të paligjshme për muzeun e VMRO-së. Komisioni pas analizës ka konstatuar se nevojitet revizion i enterierit dhe riemërim. Rekomandohet që nga emri të përjashtohet pjesa ku muzeu mes tjerash, emërohet edhe si muze i viktimave të komunizmit. Rekomandohet që të largohen edhe figurat nga dylli meqë në zërin nuk kanë dominuar dokumente origjinale. Komisioni ka konstatuar se vizitorët kanë pasur ndjenjën se janë në teatër. Grupi i punës mes tjerash ka konstatuar se gjatë ndërtimit ka pasur shkelje të supozuara të më shumë ligjeve.…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Bujqësisë theksojnë se deri në fund të muajit gusht, komunat do të mund të konkurrojnë për tre masa të dedikuara për ruajtjen e vlerave natyrore dhe kulturore në viset rurale Komuna e Likovës ishte e para që të dielën u vizitua nga përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe dikastereve të tjera me qëllim të njoftohen zyrtarët e vetëqeverisjes lokale me mundësitë e shfrytëzimit të mjeteve IPARD, si dhe të ofrohet mbështetje për zbatimin e projekteve të tjera. Vizita të ngjashme do të pasojnë edhe në komunat e tjera në Maqedoninë perëndimore. Sipas sekretarit shtetëror në Ministrinë e…

Lexo më Shumë