Anëtari i kryesisë së Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi, i ftuar në TV24, tha se Qeveria e ardhshme është e obliguar dhe ka borxh që t’i rikthej institucionet në shërbim të qytetarëve. Ai tha se partizimi i skajshëm i institucioneve ka bërë që në skenë të del Lëvizja BESA. Sa i përket pjesëmarrjes se BESËS në Qeverinë e ardhshme, Rexhepi tha se ata kanë përgatitur ekip për të filluar bisedimet, tani që Zaev e ka marrë mandatin për të formuar Qeverinë. “Ne do të diskutojmë përcaktimet tona politike me mandatarin. Lëvizja BESA këtë proces për ndryshime e ka përkrahur në mënyrë…
Author: Adijat
Një shtetas i Republikës së Shqipërisë dje ka ndërruar jetë pas goditjes nga energjia elektrike në lagjen e Tetovës Drenovec, kumtoi policia. Në orën 20:55 dje përmes telefonit në SPB Tetovë nga mjeku i Qendrës mjekësore Tetovë është paraqitur se në një shtëpi në lagjen DrenovecTetovë, personi L,A. (20) nga Republika e Shqipërisë, ka ndërruar jetë pas goditjes nga energjia elektrike derisa ishte në banjë. Inspektim në vendin e ngjarjes kanë bërë Prokuroria Publike dhe ekipet policore të SPB Tetovë. Me urdhër të Prokurorisë Publike, trupi i të ndjerit është dhënë në autopsi.
Njëri nga organizatorët e protestave të dhunshme të 27 prillit, Boban Ilievski – Betmen, ka njoftuar se është aksidentuar rëndë mbrëmjen e djeshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.Në rrjetin e tij në Facebook, Ilievski sqaron se automjeti i tij është goditur nga mbrapa, por vetë ka arritur që të mos lëndohet.
Borxhi publik i Maqedonisë ka shënuar shifrën prej 4.7 miliardë euro, dhe se sipas kësaj shume, dhe çdo fëmijë që do të lindë do të ketë borxh prej 2274 euro. “Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, borxhi i shtetit për vitin 2016 kap shifrën prej 3.9 miliard euro, ose 39.1 për qind të BPV-së, ndërsa borxhi publik ka arritur shifrën prej 4.7 miliardë euro, ose 47.8 për qind nga BPV-ja. Pra, nëse u referohemi këtyre të dhënave zyrtare dhe kufirit të qëndrueshëm të borxhit publik prej 51 për qind, atëherë Maqedonia ka hapësirë të futet në borxhe të reja…
Zgjedhja dhe avancimi i gjykatësve duhet të bëhet në mënyrë më transparente, ndërsa qytetarët duhet të jenë më të informuar me punën e gjykatave, vlerësojnë ekspertët. Sipas tyre, transparenca dhe informimi i duhur do të ndikonte në rritjen e besimit të qytetarëve te institucionet gjyqësore. Këtë vlerësim ekspertja juridike, Margarita Caca – Nikollovska, e bëri gjatë shpalosjes së raportit nga Instituti për realizimin e të drejtave të njeriut në kuadër të projektit “Mbikëqyrja publike mbi punën e Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë”. Ajo tha se Këshilli gjyqësor bën zgjedhjen e gjykatësve të shkallës së parë vetëm nga lista e dhënë nga…
Për vetëm pesë muaj, deri më 4 maj në Klinikën e Gjinekologjisë të Shkupit kanë vdekur 61 fëmijë të sapolindur gjegjësisht 30% nga numri i përgjithshëm i të sapolindurve, përcjell A1on. Përqindja e vdekshmërisë te bebet e tejkalon edhe numrin e vitit të kaluar i cili ishte katastrofal, njofton Almakos.com. “Ky është rekord i ri, rekord i palavdishëm i Maqedonisë ku disa muaj të fundit statistikat e tilla të zeza janë në rritje. Alarmi ishte kyçës vitin e kaluar kur në periudhën prej në janar deri në dhjetor kanë ndërruar jetë gjithsej 206 fëmijë të sapolindur”, tha mjeku pediatër Angellço…
Policia e Shkupit ka ndezur alarmin pasi dy persona të armatosur mbrëmë në rrugën “Spiro Crni” kanë kryer plaçkitje në bastoren “Sport Life”, shkruan Gazeta Lajm. Sipas policisë, dy personat e panjohur kanë qenë të maskuar, kurse plaçkitjen e punëtorit në këtë bastore e kanë kryer nën kërcënim me revole. Edhe pse kanë plaçkitur vetëm 4.000 denarë, shkak për alarmin e policisë është fakti se dy persona të armatosur kanë depërtuar deri afër qendrës së qytetit. Policia po ndërmerr masa për ndriçimin e rastit.
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot deklaroi se ende nuk ka asgjë në lidhje me qeverinë e re, por nesër pritet që të takohemi me LSDM-në. “Akoma nuk ka bisedime, nesër do jetë takimi mes BDI-së dhe LSDM-së” u shpreh Ahmeti. Sa i përket formimit të qeverisë, Ahmeti tha se punët do të ecin shpejtë Ndryshe pas marrjes së mandatit nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev, ai u takua me Bilall Kasamin e BESËS. /TetovaSot/
Ambasadori i Polonisë në Maqedoni, Jacek Multanowski, ka deklaruar se pret që sa më parë të formohet qeveria e re e vendit e cila, sipas tij, duhet të punojë në drejtim të reformave për euro-integrime. Multanowski shprehet se në këtë drejtim, Polonia do ta ofrojë mbështetjen e saj për Maqedoninë. Sipas tij, mandatimi i Zaevit është një hap mjaft i rëndësishëm dhe se shpreson që qeveria e re të jetë e aftë për të zbatuar reformat urgjente. Kjo deklaratë e tij u bë në konferencën e Grupit të Vishegradit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Deutsche Welle citon Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë t’i ketë konsideruar kritikat e kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov, si të gabuara. Reagimi vjen pas dekalratave të Ivanovit për gjoja ambasadorja gjermane në Shkup ka dërguar informacione të rrejshme në Gjermani. ”AKuzat kundër diplomatëve gjerman dhe diplomatëve të vendeve tjera mike janë të gabuara. Është e njohur se vlerësimet që bëhen në vendet pritëse, gjithnjë bëhen në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe vetë Ambasadës”, thonë nga MPJ-ja gjermane.
Nje nga 9 te akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit nuk ishte I pranishëm. Kjo ishte edhe arsyeja që seanca gjyqerose, e cila do të mbahej në Gjykatën themelore Shkupi 1, u shty, njohton Almakos. Seanca e radhës është paralajmëruar për në datë 23 maj. Avokati mbrojtës pasi doli nga gjykata nuk dha dekkaratë për mediat. Në ndërkohë përpara godinës së Gjykatës rreth 30 persona po protestojnë në mbështetje të atyre që rrahën deputetë si dhe gjygjtarë të cilët jepnin mbështetjen e tyre për të akuzuarit. /Almakos.com
#ClickPlus, sonte, e mërkurë, 21.30 drejtpërdrejt në TV21! 17.05.2017 I ftuar, Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami! -A do të jetë pjesë e qeverisë së re koalicioni Rilindja me Besë, dhe prej kujt varet kjo gjë? -Zgjedhjet e ardhshme lokale, janë apo jo pjesë e kalkulimeve për partneritet në qeveri? -Cilën hise e do në qeveri, dhe cilat kuadro i ka për ato poste? -Kush kë e preu në besë më 27 prill, dhe çka ndodhi në seancën kur u zgjodh kryeparlamentari i ri? -A janë polemikat në rrjetet sociale, hapje e parakohshme e fushatës zgjedhore, apo tendencë e re…