Author: Adijat

Ish drejtori i burgut të Strugës Armend Shaqiri i dyshuar për shpërdorim të detyrës zyrtare, pas dhënies së dorëheqjes nga posti i drejtorit të burgut 2 javë më parë, menjëherë është caktuar funksion tjetër, lokal, në njërën nga ndërmarrjet e komunale të Strugës. Pavarësisht se Shaqiri ishte pjesë e strukturave lokale të BDI-së në Strugë, nga partia e tij as sot nuk e panë të arsyeshme që të komentojnë rastin në fjalë. Dorëheqjen e tij nga kreu i burgut dhe pozitën e re në një nga ndërmarrjet komunale, nuk e komenton as i pari i Strugës Ramiz Merko i cili…

Lexo më Shumë

Qytetarët me qëndrime të ndara sa i përket ftesës së NATO-s për fillim të bisedimeve para-aderuese për anëtarësimin e vendit në aleancën euro atlantike. Një pjesë e të anketuarve nga Alsat M konsiderojnë se NATO duhej të jepte ftesë pa kushte duke shtuar se procesi i bisedimeve mund të zgjasë. Një pjesë tjetër e qytetarëve përshëndesin konkluzionet e dala nga samiti i NATO-s për Maqedoninë. “Ajo nuk është ftesë, ata luajnë me ne. Më tutje do të kërkojnë bisedime të tjera dhe përsëri më tej do veprojnë njëjtë. Nëse na pranonin duhej menjëherë të na pranojnë dhe jo me kushte!…

Lexo më Shumë

Dje një person me iniciale  N.S nga fshati Teferiç është gjetur i vdekur në veturën e tij “BMW” me targa të Strugës. Personi i vdekur është gjetur në karrigen e pasme të veturës. Trupi është dërguar për autopsi ndërsa është bërë inspektim në vendin e ngjarjes nga ana ekipit hetues i stacionit policor në Strugë.

Lexo më Shumë

Nuk mundet “Eko Guerila” apo cilado organizatë tjetër të tregojë a do të funksionojë ndonjë kompani ose jo. Askush nuk mund të jetë mbi institucionet e shtetit. I qartë është qëndrimi i Qeverisë, Jugohromi nuk mund të punojë nëse nuk i përmbush standardet ekologjike, tha sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas nënshkrimit të projektit të parë për fondin klimatik të gjelbër, Angjushev theksoi se Jugohrom tani ka vendosur filtrat dhe i gjithë procesi duhet të përfundojë deri në tetor-nëntor të këtij viti. Kompania, në përputhje me planin financiar, duhet të sigurojë edhe…

Lexo më Shumë

Dëmet nga puna e kompanive të paregjistruara për Buxhetin e shtetit janë shumë të mëdha. Vetëm nga produktet e Industrisë Teknologjike dëmet arrijnë shifrat e gjashtë milionë eurove. Kështu ka deklaruar, Daniela Arsovska, kryetare e Lidhjes së Odave Ekonomike, pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim e Drejtorinë për të Ardhura Publike. Arsovska ka thënë se dëmtohen edhe kompanitë që punojnë në mënyrë legale në sektorin IT-së, ngase importojnë produktet dhe duhet t’i certifikojnë, ndërsa në rrezik janë të ekspozuar edhe qytetarët që i blejnë ato produkte. DANIELA ARSOVSKA, KRYETARE E LIDHJES SË ODAVE EKONOMIKE “Pa aksione të koordinuar të ekonomisë,…

Lexo më Shumë

Partitë parlamentare akoma janë larg kompromisit për KSHZ-në. Kreu i Kuvendit Xhaferi thekson se nuk janë problem i tij dhe i Kuvendit marrëveshjet ndër-partiake. Ai kujtoi mundësitë ligjore që ka për ta dërguar deri në votim përbërjen e KSHZ-së, por që sipas tij ky është një hap i rrezikshëm.“Unë nuk jam i pafuqishëm. Ka procedurë, nuk është puna e fuqisë ose mos fuqisë së Kuvendit, por ka procedurë e cila parashikohet me ligj. Nuk është problem i imi dhe i Kuvendit nëse partitë nuk merren vesh. Çfarë do të thotë nëse dikush vendos ta bllokojë? Unë kam mundësi ligjore për…

Lexo më Shumë

Shtatëmbëdhjetëvjeçari S.Ç. dje ka kryer veprime seksuale mbi një vajzë pesëvjeçare, derisa ka luajtur në rrugën “Nikolla Karev” në Prilep. Siç in formon MPB, rastin në polici në orën 16 e ka denoncuar 23 vjeçarja nëna e fëmijës. Pas denoncimit nga nëpunësit policorë S.Ç. është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin e Policisë Prilep për procedurë të mëtejshme.

Lexo më Shumë

Problemet shëndetësore e gjykatësit Shaban Osmani anuloi  seancën  e sotme për rastin “Monstra”, e cila shkaktoi reagimin e familjaret e viktimave, të cilët kanë akuzuar Gjykatën se po bënë lojra politike. Mbrojtja  e familjareve i propozoi gjykatësit që seanca të vazhdojë të hënën. Prokurorja speciale Fatime Fetai theksoi se ajo mund të vijë për ditë në seanca, por gjykatësi Ognen Stavrev nuk u pajtua pasi , siç tha, ajo do të sihte shkeje e ligjit, keshtu qe të vetmën gjë që mund të bëjë ai për ta dihmuar procesin  është që përveç 22 dhe 24 gusht ta përcaktojë si ditë…

Lexo më Shumë

Pas vendimit të Komunës së Çairit dhe apelit të lëshuar deri tek qytetarët për realizimin e aksionit të largimit të të gjitha gardheve të vendosura përreth hapësirave të gjelbëra, veçmë efektet pozitive të ndërgjegjësimit te qytetarët kanë filluar të shfaqen. Kështu që disa qytetarë kanë vendosur që të respektojnë vendimin e bazuar në ligj dhe personalisht para kryetarit të Komunës së Çairit Visar Ganiu larguan gardhin e vendosur. Shprehim faleminderit për gjestin e këtillë shembullor të respektimit të ligjit dhe rendit publik duke inkurajuar edhe qytetarët tjerë të vendit të respektojnë faktin se hapësirat e gjelbëra janë pasuri e përgjithshme…

Lexo më Shumë

Konkurrenca e rritur e sektorit bujqësor, përmirësimi i jetës në mjediset rurale, menaxhimi i qëndrueshëm me resurse natyrore dhe ballafaqimi me ndryshimet klimatike, janë sferat prioritare të marrëveshjes trivjeçare që sot e nënshkruan FAO dhe Republika e Maqedonisë. Bëhet fjalë për kornizën programore për periudhën 2018-2020, e cila, siç u tha në nënshkrimin, i reflekton nevojat për përkrahje të agrarit të Maqedonisë, i adreson sfidat me të cilat ballafaqohen bashkësitë rurale, investimet e kufizuara në infrastrukturën bujqësore, vjetërsimin e popullatës, qasjen e vështirësuar të bujqve deri te tregjet, diturinë e kufizuar për praktika të qëndrueshme bujqësore, degradimin e tokës dhe…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan Donald Tramp në vigjilje të samitit të NATO-s sërish ka ngritur shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për sjelljen e aleatëve të saj në kuadër të Aleancës euroatlantike, posaçërisht të Gjermanisë, lidhur me kontributet e ulta për mbrojtje. Tramp ka kërkuar nge Berlini të shtojë fondet e mbrojtjes sepse është e pandershme një vend i pasur si Gjermania të shpenzojë më pak se një për qind të bruto brodhimit të vendit për mbrojtje, ndërsa kontributi i SHBA në kuadër të NATO-s të shkojë mbi katër për qind të bruto prodhimit të vendit. Ai ka shprehur shqetësimin e tij se…

Lexo më Shumë

Një grup e taksistëve kanë bllokuar sot udhëkryqin tek gjykatat në Shkup, në shenjë proteste kundër Qytetit të Shkupit, për shkak të siç thonë, transferimit të stacionit të vjetër të taksive tek hyrja e Çarshisë. Taksistët thonë se stacionin e ri që ua ka ndërtuar Qyteti i Shkupit, është larg stacionit të vjetër dhe aty nuk kanë punë sepse nuk ka shumë kalimtarë. MENDUH GAVAZI, TAKSIST “Kërkesa jonë është që të mundemi të parkohemi tre vetura, ku kemi qënë para Zeginit. Të na mundësojë qyteti i Shkupit, tre makina, mandej ne stacionin e ri do ta shrytëzojmë për të pritur…

Lexo më Shumë