Në Maqedoni nuk ka vaksina kundër meningitit, njofton Nova TV. Mungesa evidentohet edhe te qendrat e shëndetit publik, të cilat e kanë të obligueshme që të pranojnë pacientët që duhet patjetër t’i marrin pasi që udhëtojnë për në vendet afrikane, ose në vendet ku ka rrezik nga meningiti, përcjell Almakos. Qendra e shëndetit publik në Shkup ka konfirmuar se tash e disa muaj nuk ka vaksina kundër meningitit, kurse ato që i kanë, tashmë nuk kanë afat përdorimi, ndërkaq të reja nuk janë blerë pasi që tenderi është ende aktiv.
Author: Adijat
Instituti për akreditim i Republikës së Maqedonisë ka shënuar ditën botërore të akreditimit, me moton “Sigurim i besimit në ndërtimtari dhe mjedisi i ndërtuar jetësor”. Tema u fokusua në rrjedhën se si akreditimi mund t’i mbështesë profesionet në industrinë e ndërtimtarisë, duke filluar nga kontraktuesit, prodhuesit, dizajnerët, arkitektët, inxhinierët e ndërtimtarisë dhe rregullatorët, njohton Almakos. Në këtë eveniment përveç përfaqësuesve të instuticioneve shkencore-arsimore, instuticioneve shëndetësore dhe të trupave për vlerësim të përshtatjes, i pranishëm ishte Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Ai përshëndeti trupat e akredituar duke vlerësuar se ato kontribuojnë që kompanitë vendase të konkurrojnë më lehtë në tregjet e…
Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar sot u takua me ministren e mbrojtjes, Radmilla Sheqrinska. “Takim pozitiv me Ministren e Mbrojtjes Seqerinska. Mbrojtja në qendër të strategjisë globale të BE-së dhe bashkëpunimit të mbrojtjes duhet të bëhet një normë”, shkruan në Twitter Ambasadori i BE-së. https://twitter.com/AmbassadorEU?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fportalb.mk%2F413319-zhbogar-pas-takimit-me-sheqerinsken-mbrojta-eshte-thelbi-i-strategjise-globale%2F
Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Jess Baily, sot do ta promovojë monumentin përkujtimor në rrugën nga Lufta e Parë Botërore në Parkun nacional Pelister. Siç kumtuan nga Ambasada, e thekson rolin e SHBA-së në Maqedoni dhe të Ballkanit gjatë Luftës së Parë Botërore, njofton AIM. Baily do t’iu drejtohet të pranishmëve me rasitin e 100 vjetorit nga përfshirja e SHBA-së në Luftën e Parë Botërore, ndërsa do të flasë edhe për rëndësinë e marrëdhënieve euroatlantike. Ambasadori me këtë rast do t’iu dorëzojë fletë falenderimi personave të cilët kanë ndihmuar në realizimin e kësaj ngjarje.
Në Ministrinë e Bujqësisë sot do të mbahet takim me përfaqësues të disa shoqatave bujqësore. Në takim, siç është paralajmëruar, do të marrë pjesë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski, ndërkaq do të bisedohet për disa çështje nga sfera e bujqësisë, njofton AIM.
Rreth dy vjet nga ngjarjet në “ Lagjen e Trimave” dhe procesi gjyqësore ende pa epilog. Ceanca të shtyra, seanca të anuluara, ashtu sic u bë edhe me seancën e caktuar për sot. Seanca e sotme u anulua për arsye se Gjykata nuk arriti të siguroj dëshmitarin e vetëm të palës mbrojtëse, Shenasi Memetin. Avokati Naser Raufi për Almakos.com, tha se realisht nuk shpreson se do të ketë drejtësi nga trupi gjykues i këtij rasti. Ai thotë se zvarritja dhe mënyra se si po ecën ky proces, ka bërë që vetë të akuzuarit ta sabotojnë seancën në disa raste, sepse…
Punimet në bulevardin “Xhon Kenedi” u lanë përgjysmë. Tre ditë pas shiut të rrëmbyeshëm e që la pasoja në këtë bulevard, filluan punimet për ta rregulluar asfaltin e dëmtuar edhe pse për këtë nga Qyteti i Shkupit deklaruan se do të angazhoheshin për marrjen e masave që ditën e hënë. Makineritë që ditën e martë shiheshin teksa po i mbushnin gropat me rërë, ato nuk duken më. Rruga ka ngelur ashtu e paasfaltuar dhe ka dy ditë që vërehet ndërprerje e tërësishme e punimeve, ndërsa nga Qyteti i Shkupit janë të pakapshëm për të njoftuar nëse punimet do të vazhdohen,…
Prej sot e deri më 16 qershor të gjithë bartësit e ekonomive bujqësore ose organizatave të prodhuesve, respektivisht nga ekonomitë e paevidentuara bujqësore, mund të parashtrojnë kërkesa për vlerësim të dëmeve të sipërfaqeve bujqësore nga ngjarja e pavolitshme klimatike që e përfshiu rajonin e Tetovës më 5 qershor, kumtuan nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Kërkesat duhet të parashtrohen në njësitë rajonale të kësaj Ministrie, ndërsa në kuadër të kërkesës bujqit duhet të parashtrojnë edhe fotokopje nga dokumente personale ose llogari transaksioni, si dhe fotokopje nga dokumenti për dëshmi për shfrytëzimin ose pronësinë e tokës bujqësore. “Në…
Koço Angjushev, zv. ministër për çështje ekonomike, ka deklaruar se këtë verë pritet kthimi i tarifës së lirë për energjinë elektrike shkruajnë mediat në vend. Ai ka theksuar se së shpejti do të miratohen tesktet ligjore për mënyrën se si do të realizohet zbatimi i tarifës së lirë që ka të bëjë me banorët./Almakos/
Programe të zhvilluara për dërgesë dhe monitorim të shërbimeve për rehabilitim profesional dhe asistencë personale për persona me pengesa në zhvillim, janë rezultatet e IPA pilot projektit dyvjeçar “Avancimi i shërbimeve për përfshirje sociale”. Projekti ka për qëllim që të asistojë në përmirësimin e sistemit, shërbimet dhe kapacitetet profesionale për përfshirje sociale të personave me pengesa në zhvillim dhe të promovojë mundësi të barabarta në tregun e punës. Sipas ekspertes për asistencë personale, Marijana Jankoviq, serviset në shoqëri janë të domosdoshme për përfshirje më të madhe të personave me invaliditet në komunitet. Sipas ekspertit të IT teknologjisë Zoran Nikollovski, është…
Qeveria e re, e drejtuar nga Zoran Zaev, Ali Ahmeti e Ziadin Sela do të kenë mbështetje të fuqishme financiare nga Bashkimi Evropian, njoftojnë mediat në vend. Përpos fondeve IPA, Këshilli i BE-së dhe Komisioni Evropian kanë vendosur në një takim të fundit që të ndajnë edhe 2 miliard euro shtesë për vendet e rajonit që aspirojnë anëtarësimin në familjen evropiane, shkruan gazeta “Dnevni Avaz”. Një pjesë e këtyre parave do të vijnë në Maqedoni, për të stabilizuar buxheti, i cili për vite me rradhë është dëmtuar në realizimin e projekteve të cilat asnjëherë nuk ka gjeneruar vende të reja…
Seanca e cila duhej të mbahej nesër në Gjykatën Supreme për rastin ” Monstra” është shtyrë. Seancë ishte caktuar për ditën e nesërme, ndërkaq Gjykata bën të ditur se shtyrja e seancës ka ndodhur me kërkesë të avokatit Asmir Alispahiq, i cili ka probleme shëndetësore. Seanca e javës së kaluar u shty për mungesë të dy avokatëve, e reja do të caktohet. Përndryshe, vrasja ndodhi më 12 prill të vitit 2012, kur u vranë katër të rinj maqedonas./Almakos.com/