Author: Adijat

Drejtoria e Doganave njofton se gjatë javës së kaluar, shërbimet doganore kanë zbuluar tentime për kontrabandë të devizave, cigareve, duhanit, pjesëve për kamionë, traktorë dhe falsifikime tjera. Doganierët kapën 155.000 kruna daneze, 11.000 franga zvicerane dhe 1.400 euro, në dy raste të ndara në aeroportin e Shkupit. Gjatë kontroleve u kapën edhe 200 kg duhan në Bogorodicë, 40 boksa me cigare Marlboro, ëinston dhe Benson&Hedges. Sa u përket pjesëve të automjeteve, u kapën 76 pjesë traktori, 54 pjesë kamioni, 61 çelësa për vetura. Në të gjitha këto raste, janë procedura kallëzime penale dhe për kundërvajtje.

Lexo më Shumë

Sipas Entit Shtetërorë për Statistika në Maqedoni. Kjo shifër është për 13,6 përqind më shumë se vitin e kaluar. 61.4% e ndërtimeve janë objekte të larta, 19,3% janë objekte të ulëta ndërsa tjerat janë objekte të përkohshme. Në 59,5% të rasteve kanë investuar persona fizik ndërsa 40,5% janë investitor juridik. Almakos.com

Lexo më Shumë

Ministria e Kulturës lëshon një sqarim në lidhje me thirrjen e publikuar në javën e kaluar për institucionet shtetërore që të dorëzojnë propozim-program për punën e tyre për vitin 2018, që financohen nga kjo ministri. Ministria sqaron se nuk bëhet fjalë për konkurs për financimin e projekteve të interesit shtetëror në sferën e kulturës, por bëhet fjalë për obligim ligjor, bazuar në nenin 70, paragrafi 1, të Ligjit për kulturë. Ministria bën të ditur se në periudhën që vjen, në një proces pjesëmarrës, do të formojë komision me autoritete eminente në sferat e tyre, emrat e të cilëve do të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, realizi një takim pune me ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Maqedoni, Danijela Barišić. Xhaferi në takimin me ambasadoren kroate theksoi se do të përqëndrohet në kthimin e integritetit institucional të Kuvendit. Njëherit ai paralajmëroi punë për shndërrimin e këtij institucioni në institucion më transparent në mënyrë që qytetarët të mund rregullisht të ndjekin seancat plenare dhe në mënyrë të vazhdueshme të kenë ide për punën e deputetëve që ato kanë zgjedhur, thuhet në njoftimin e kabinetit të kryetarit Xhaferi.

Lexo më Shumë

Në hapësirat e EU Info Centar filloi punëtoria me  temë “Roli i mediave në mbrojtjen e privatësisë, jotolerancës së gjuhës së urrejtjes, qasjen e lirë deri te informacionet me karakter publik dhe privatësia e personaliteteve private dhe publike ­ praktikë dhe studime të rastit nga BE­ja dhe Maqedonia”, si pjesë e projektit “Mbrojtje e të dhënave personale dhe mediat, njohton Almakos. Natasha Pirc Musar eksperte e Unionit Europian nga Sllovenia tha se të gjitha vendet kanë problem me ruajtjen e privatësisë, dhe se Maqedonia nuk përbën perjashtim në këtë. Liria e shprehjes është e drejtë relative e njeriut, që do…

Lexo më Shumë

Nën organizimin e fondacionit ”Friedrich Ebert” sot në Shkup organizohet tribunë në kuadër të projektit rajonal ”Modeli ekonomik: Drejt një politike koherente për ngritje në EJL”. Qëllimi i projektit është të fillohet një diskutim ekspertësh për pengesat në zhvillimin ekonomik në Evropën Juglindore. Në konferencë pritet që të merr pjesë dhe të diskutojë edhe ambasadorja gjermane në Shkup, Christine Althauser.

Lexo më Shumë

Në Shkup organizohet konferencë kombëtare për promovimin e projektit ”Platforma aktive e Maqedonisë për përfshirje sociale – PAMPS”. Ky aktivitet organizohet nga Instituti për strategji ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Ohër, në bashkëpunim me Lobin e grave të Maqedonisë. PAMPS mbështetet nga Bashkimi Evropian me mjete të Programit operativ për zhvillim të burimeve njerëzore 2007-2013 dhe komponenta IV IPA. Në konferencë do të prezantohen 18 propozim-strategji lokale për përfshirje sociale të të rinjve dhe femrave nga 18 komuna të vendit.

Lexo më Shumë

Nën organizimin e ”Maqedonia 2025”, sot dhe nesër në Stokholm të Suedisë do të mbahet forum ku do të prezantohen mundësitë për bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë dhe Suedisë. Sipas AIM-së, forumi organizohet në bashkëpunim me Ambasadën e Maqedonisë në Stokholm dhe Rajonit të Afarizmit të Stokholmit. Qëllimi i këtij organizimi është ndërlidhja e profesionistëve nga Maqedonia dhe ekspertëve të sferave të ndryshme që jetojnë në Evropë, si edhe propovimi i mundësive për investim dhe bashkëpunim në Maqedoni.

Lexo më Shumë

Sot në Shkup do të organizohet një punëtori me temë ”Roli i mediave në mbrojtjen e privatësisë, mostoleranca në gjuhën e urrejtejs, qasja e lirë në informacione të karakterit publik dhe privatësia e personave publik – Praktika dhe studime të rasteve të BE-së dhe Maqedonisë”. Sipas AIM-së, projketi financohet nga IPA TAIB 2012 programi i Bashkimit Evropian, me mbështetje të Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale

Lexo më Shumë

Maqedonia është në krizë financiare pasi ministri i Financave, Dragan Tevdovski tha se në arkën e shtetit ka vetëm gjashtë milionë euro dhe të njejtat duhet të përdoren deri në fund të vitit kur edhe propozohet buxheti i ri për tu votuar në Kuvend shruan Telegraf. Kohëve të fundit, nëpër koluaret diplomatike dhe qeveritare është përmendur ”Marshall Plani” ku përmendet edhe Maqedoni në mesin e vendeve që duhet përfshirë në të. Por çfarë është Marshall Plani? Zyrtarisht njihet si ”akt për të promovuar paqe dhe ndihmë gjenerale për interesa kombëtare dhe për të interesa të politikës ndërkombëtare për SHBA-të nëpërmjet…

Lexo më Shumë

Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit shënoi garën e nëntë të ndihmës së parë në kategorinë e të rinjëve ku ishin të inkuadruar nxënësit e shkollave fillore të qytetit. Për të marrë pjesë në këtë garë  disa komuna, si: e Karposhit, Kisella Vodës, Gazi Babës, Çairit dhe Komuna Qendër, kishin përzgjedhur grupet më të mira, numri i të cilave arriti në 13. Aleksandra Ristovki, punëtore profesionale në Kryqin e Kuq, tha se interesimi i të rinjve është i madh, dhe se ka persona të caktuar që merren me stërvitjen e tyre. Ajo më tej shtoi se kjo nuk është…

Lexo më Shumë

Transparency International Maqedoni, ka bërë analizën e vendimeve finale të organeve të drejtësisë për 6 raste , për të cilat sic thuhet nga personat e përfshirë apo edhe familjarët e të njejtëve, ka pasur dyshime se  është vepruar në mënyrë selektive. Sllagjana Taseva nga TI Maqedoni, tha se bëhet fjalë për rastet: “Fallanga”, “Apollon”, “Likuidimi”,” Migrantët” dhe “Detonator”, ky i fundit është analizuar dy herë, për shkak se bëhet fjalë për dy persona, të akuzuarin J.M dhe të dënuarin S.S nga Koçani. Analiza e këtyre lëndëve është bërë nga një ekip ekspertësh, të cilët kanë arritur në përfundimin se ka…

Lexo më Shumë