Author: Adijat

Ademi 16 vjecar  tashmë nuk shkon as në shkollë, pasi që zhvillimi i tij nuk është si I moshatarëve. Ai zgjohet çdo ditë duke ëndërruar bankat e shkollës, e kjo e trishton tej mase familjen e 16 vjeçarit nga Tetova. 210-501582150365 (NLB TUTUNSKA BANKA MK07210501582150365 SWIFT TUTNMK22 Tel : 071-903-934

Lexo më Shumë

Sa u përket ankesave të qytetarëve për ruajtjen e të dhënave personale, numri më i madh i tyre ka të bëjë me publikimin  e numrit amzë. Kjo u tha nga përfaqësuesja e Drejtorisë për Mbrojtjen e  të Dhënave Personale (DMDHP), Liljana Pecova ­ Ilievska, në punëtorinë “Roli i mediave në mbrojtjen e privatësisë, si pjesë e projektit “Mbrojtje e të dhënave personale dhe mediat”. “Roli ynë këtu sot është t’i shohim dy aspektet gjegjësisht aspektin e parashtresave të dorëzuara prej qytetarëve kur bëhet fjalë për keqpërdorimin e të dhënave personale nga mediat, në çfarë numri kanë të bëjnë parashtresat,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev, rreth orë 14:30 arriti në PPS, i thirrur nga kjo e fundit si dëshmitar për rastin “TARGET” , rast ky në të cilin bëhet fjalë për ndjekjen joligjore të komunikimeve në periudhën prej 2008 deri në vitin 2015, njofton Almakos. Kryeministri i vendit tha se do të bëjë gjithcka që kjo prokurori të plotësojë mandatin për hetimin e të gjitha rasteve të lidhura me përgjimet e paligjshme, duke shtuar se drejtësia nuk duhet të jetë selektive, por të hetojë çdokënd për të cilin ka dyshime, edhe sikur të bëhet fjalë për vet Kryeministrin Zaev. Sa i përket…

Lexo më Shumë

Komesari për migrime, punë të brendshme dhe nënshtetësi në Bashkimin Evropian, Dimitris Avramopoulos, sot nga Strasbourgi porositi se Komisioni Evropian akoma nuk ka filluar bisedimet me Qeverinë e re të Maqedonisë në lidhje me pranimin e një numri më të madh të emigrantëve në territorin e Maqedonisë, njofton AIM. Avramopoulos nuk deshi të vërtetojë nëse BE qëndron pas ndërtimit të një kampi të madh për pranimin e më shumë refugjatëve në Demir Kapi. “Nuk kam asgjë të vërtetojë. Ne akoma nuk kemi filluar bisedimet me qeverinë re. Kur do të fillojnë diskutimet, ne jemi këtu për të ndihmuar të gjitha…

Lexo më Shumë

Maqedonia kërkon anëtarësim në NATO me referencën ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM) dhe paralelisht me këtë proces të zhvillohen edhe negociatat me Greqinë për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar më emrin e saj kushtetues, Republika e Maqedonisë. Një kërkesë të tillë e konfirmoi edhe kryeministri, Zoran Zaev pas takimeve në Bruksel me kreun e NATO-së, Jens Stoltenberg, por edhe më zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian. “Unë pres mbështetje nga qytetarët e Greqisë që nëpërmjet pushtetit dhe opozitës të zgjidhim këtë problem. Për këtë ka alternativa dhe ne shpresojmë se edhe më referencën e përkohshme mund të bëhemi shtet anëtar i…

Lexo më Shumë

Se koalicionet e mëdha mund të sjellin më shumë disfatë, se sa fat, këtë së pari herë ndër hapësirat shqiptare e dëshmoi “Aleanca për Shqiptarët”, e cila me 3 subjekte politike brenda saj, mezi arriti t’i fitojë 3 deputetë, vlerëson zyrtari i Lëvizjes Besa, Emad Mehmeti. “Ndërsa, BESA meqë e bëri dallimin në kuadrot profesionale dhe lidershipin e vendosur pa kalkulime ditore drejt #RIDEFINIMIT, si e tillë mori 7 deputetë, prej të cilëve 2 deputetë ua mohuan padrejtësisht në KSHZ, përkatësisht regjimi VMRO – BDI”, thekson Mehmeti. Kështu është kur përzihen vlera e antivlera bashkë në një vend, ose bëhen…

Lexo më Shumë

Kryesuesi i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski ka dhënë deklaratë rreth votimit pozitiv nga Këshilli i Prokurorëve që të mundësojnë shkarkimin e Zvërlevskit, njofton Telegrafi. ”Me shumicë votash vendosëm që të përgjigjemi pozitivisht rreth propozimit për shkarkimin e Marko Zvërlevskit. I njejti vendim do t’i dorëzohet sot Kuvendit të Maqedonisë.” tha mes tjerash Anevski. Disa ditë më herët Anevski tha se do Zvërlevski ka kryer detyrën në rregull dhe është kryeprokuror perfekt. https://www.youtube.com/watch?v=tkyQ7xj_JWY

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji zhvilloi takim protokollar me Ambasadorin e Republikës të Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë Fatos Reka. Ministri Saliji në fillim të takimit e njoftoi Rekën për të gjitha aktivitetet e realizuara që nga ardhja e tij në këtë dikaster, dhe për aktivitetet reformuese që po ndërmerren për të siguruar një sistem gjyqësor më të besueshëm dhe të pavarur. “Bashkëpunimi midis dy ministrive është i shkëlqyer dhe se mes dy vendeve ekziston vullnet i përbashkët për të krijuar sisteme juridike që mbi të gjitha të jenë efikase, transparente dhe të unifikuara”, tha Saliji. Ambasadori Reka theksoi se…

Lexo më Shumë

Lidhja Social Demokrate përmes një kumtese paralajmëron hapjen e perspektivave euro-atlantike dhe standard më të lartë jetësor. Ata i bëjnë thirrje VMRO-DPMNE-së që të hyjë në proceset reformuese për të integruar vendin në BE dhe NATO. “Përmes dialogut të hapur dhe konstruktiv me opozitën dhe shoqërinë civile, Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja me përkushtim do të punojë në hapjen e perspektivave euro-atlantike. Me përkushtim do të punohet në plotësimin e qëllimeve të projektuara të cilat do të mundësojnë pagë minimale prej 12.000 denarë deri në fund të vitit dhe 16.000 deri në fund të mandatit”, theksojnë nga LSDM. Ndërsa nga VMRO-DPMNE…

Lexo më Shumë

Sindikata e pavarur e policisë sot(emartë) në një takim me Ministrin e Bujqësisë, pylltarisë dhe administimin e ujrave, ka dorëzuar një propozim për marrëveshje kolektive me policinë e pylltarisë dhe administratën e policisë së pylltarisë në Republikën e Maqedonisë. Kryetari i Sindikatës, Goce Delçev Todev tha për Almakos se punonjësit e policisë pyellore pas 19 vitesh do të kenë marrëveshje kolektive me të cilën do ti zgjidhin problemet e deritanishme, të dorëzuar në arhivin e Ministrisë së Bujqësis, pylltarisë dhe ujrave. “Ne si sindikatë e panvarur e policisë sot zyrtarisht kemi propozuar dokument i cili përbëhet nga 36 faqe me…

Lexo më Shumë

Administrata publike është duke u ballafaquar me stërngarkim punonjësish, por nuk ka kuadër profesional të mjaftueshëm, ndërsa institucionet kanë ekipim jopërkatës, veçanërisht me kuadrin e TI-së me ç’rast nevojitet edhe reformë urgjente, është konstatimi i sotëm nga seria e parë e debateve me sektorin civil me temë reformat në administratë, në organizim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Qëllimi i debateve, siç tha ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, është të ndiqet procesi i reformave në administratën publike prej të gjitha palëve të involvuara, të merren këshilla dhe orientime prej asociacioneve të qytetarëve dhe të formohet këshill…

Lexo më Shumë

Gazeta gjermane ”Tageszeitung” shkruan se Qeveria e Maqedonisë duket të jetë e gatshme për ta zgjidhur çështjen e emrit me Greqinë, që 20 vite zhagitet. Sipas gazetës, thelbi i këtij kontesti qëndron në atë nëse shteti mund të quhet Maqedonia, apo jo, ndërsa thonë se Greqia frikësohet që vendi të mos ketë pretendime territoriale të pjesës veriore greke të provincës Maqedonia. Gazeta konsideron se ish-kryeministri ”hodhi benzinë në zjarr” kur në projektin ”Shkupi 2014” përfshiu statujën e Aleksandrit të III-të, që grekët e konsiderojnë hero të tyre. Autori shkruan se ka një propozim që vendi të quhet ”Maqedonia e epërme”,…

Lexo më Shumë